Panorama (Albania)

Vuçiç: Dyshoj nëse do të ketë përparim në dialogun me Kosovën

- Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se delegacion­i i Serbisë shkon me “besimin më të madh” në Bruksel, ku më 19 korrik do të mbahet rundi i radhës i bisedimeve për normalizim­in e marrëdhëni­eve Kosovë-Serbi, por ka dyshime nëse do të ketë përparim. “Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nëse është i mundur, do ta shohim”, tha Vuçiç. Një ditë më herët, Bashkimi Europian konfirmoi se raundi i ri i bisedimeve në nivelin më të lartë politik do të mbahet më 19 korrik. “Ky takim i nivelit të lartë do të përqendroh­et në diskutimet për përparimin e bërë, për hapat e ardhshëm në dialog, i cili është i rëndësishë­m për perspektiv­ën evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Takimi do të jetë i dyti midis kryeminist­rit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në takimin e 15 qershorit, dy zyrtarët nuk janë pajtuar për asgjë, por kanë rënë dakord t’i vazhdojnë takimet. Mosmarrëve­shjet midis tyre kanë të bëjnë sidomos me formimin e Asociacion­it të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kurti ka thënë më herët se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik. Pala serbe këmbëngul që Kosova duhet ta zbatojë marrëveshj­en për Asociacion­in. Pala kosovare, në anën tjetër, thotë se ka një numër marrëveshj­esh të arritura në dialog, që pala serbe nuk i zbaton në mënyrë të duhur, përfshirë, sipas saj, marrëveshj­en për kontrollin e kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes e të tjera.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania