Panorama (Albania)

Mbi 2,000 të helmuar në Deçan, fëmijët nisen me urgjencë në Pejë

Analizat e IKSHPK e nxjerrin ujin të pastër, Ramosaj: Do t’i shkojmë deri në fund, qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën

-

Shtohen rastet e helmimit të dyshimtë në Deçan, ku një 13-vjeçare është nisur me urgjencë në Spitalin e Pejës për trajtim.

Gjendja e fëmijës është përmirësua­r, sipas mjekes Myrvete Blakaj, në Klinikën e Pediatrisë, në Spitalin e Pejës. “Ka ardhur në gjendje më të rëndë pak më parë. Tani gjendja e saj është më e mirë. Është dehidratua­r”, është shprehur ajo në “Express”. Aktualisht në këtë Klinikë po marrin trajtim mjekësor edhe pesë fëmijë të tjerë, të gjithë nga Deçani. Ndërsa zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti, tha se nga e shtuna, 94 pacientë kanë kërkuar trajtim mjekësor në këtë spital. “Sipas raportit zyrtar, nga e shtuna në Spitalin e Pejës, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 94 pacientë që janë helmuar në Deçan. Aktualisht, pesë raste i kemi të shtruar në spital. Gjendja e tyre është e qëndrueshm­e”, ka thënë ai për “Express”. Janë mbi 2000 persona të helmuar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Deçan.

Edhe pse fillimisht dyshohej se shkaktar i helmimit ishte uji, sipas rezultatev­e të IKSHPK-së, uji nuk ka qenë i kontaminua­r. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar helmimin te banorët e Deçanit. Për të ndihmuar qytetarët e Deçanit, FSK-ja ka angazhuar edhe pesë njësi. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se këto njësi do të merren me detektimin e materieve të rrezikshme dhe në asistencë mjekësore. “Sot, bazuar në rrethanat dhe nevojat e Shtabit Emergjent kemi angazhuar 5 njësi të specializu­ara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhën ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane, si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se rastet e para të helmimit kanë ndodhur në 10-ditëshin e parë të muajit qershor. Ramosaj deklaroi se rasti i parë i helmimit është regjistrua­r në fshatin Krushevc të Pejës, i cili shfrytëzon burimin e Hidrodrini­t për ujë të pijes. Por ai rast ishte i izoluar dhe se deri në muajin korrik nuk kishin më shqetësime. “Qytetarët kanë të drejtë të dinë pse ka ndodhur kjo. Ne kemi pas në 10-ditëshin e parë të muajit qershor me banorët e fshatit Krushevc të Pejës që furnizohet me ujë, që është nën menaxhimin e “Hidrodrini­t”. Ky rast ka qenë i izoluar, sepse pas kësaj analize nuk pati më shqetësime. Ndodhi që në muajin korrik të përsëritet e njëjta situatë, por në përmasa më të mëdha. Kjo na bën që të analizojmë më thellë për të zbuluar a është shkaktar uji. Ne asnjëherë nuk kemi vendosur në shënjestër dikë… Të shkohet deri në fund, sepse meritojmë të jetojmë të qetë në këtë shtet”, tha Ramosaj.

 ??  ?? Urgjenca në Deçan
Urgjenca në Deçan
 ??  ?? Të helmuar në Qendrën Mjekësore në Deçan
Të helmuar në Qendrën Mjekësore në Deçan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania