Panorama (Albania)

Daja: Sfintuli kërkon surprizën, kemi marrë masa

“Kam gati të gjithë lojtarët, kemi bërë një hap të rëndësishë­m”

- VERONIK ISTREFAJ

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, doli ditën e djeshme në konferencë­n e zakonshme për shtyp, në prag të sfidës së kthimit ndaj Sfintulit që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 19:00, në Moldavi.

Tekniku i të kuqve u shpreh optimist për kalimin në raundin e dytë pas triumfit 5-2 në shtëpi në sfidën e parë në “Elbasan Arena”. Gjithashtu, Daja nuk pranoi të përgjigjej për pyetjen krahasuese që iu bë mes Partizanit dhe Sherif Tiraspolit, duke iu referuar faktit që Tiraspol e ka mposhtur Partizanin 2 vite më parë, ndërsa Sfintuli ka mposhtur Tiraspolin në dy finale sezonin e shkuar. Daja nuk e pa të drejtë këtë krahasim, pasi tha që nuk ka qenë trajner i Partizanit në kohën kur “demat” janë përballur me Sherifin.

Mendoni që keni arritur kualifikim­in për në turin e dytë të Ligës së Konferencë­s?

Sigurisht që kemi bërë një hap të rëndësishë­m në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi, sepse kemi një diferencë me 3 gola me kundërshta­rin. Por nuk do mendojmë për turin e dytë, jemi të fokusuar te ndeshja e kthimit që do të luajmë nesër këtu dhe të shohim në përfundim të 90 minutave si do të jemi në raport me kualifikim­in, por edhe me paraqitjen tonë.

Si paraqitet gjendja e skuadrës?

Sigurisht që nuk mund të jap detaje, por e kemi pjesën më të madhe të grupit. Kemi ardhur këtu me të gjithë kontingjen­tin që kemi në dispozicio­n për takimin ndaj Sfintulit.

Mendoni që kundërshta­ri nesër (sot) mund t’ju surprizojë?

Kemi luajtur ndeshjen e parë. Ashtu siç e presim që Sfintul të na paraqitet në një mënyrë tjetër, ashtu edhe ne kemi marrë masa për t’u paraqitur në një formë tjetër.

Sfintul ka mposhtur në Kupën dhe Superkupën e Moldavisë Sherif Tiraspolin, kundërshta­rin tuaj që ju mundi para dy vitesh në Europa League. Krahasimi juaj mes dy ekipeve...

Prej një viti jam trajner i Partizanit dhe nuk mund ta bëj këtë krahasim për sa i përket Partizanit që ka luajtur me Sherif Tiraspolin. Kam ndjekur ndeshjen që ka zhvilluar Sfintuli në Superkupë me Sherifin e Tiraspolit dhe aty kemi marrë informacio­n plus në lidhje me këtë skuadër.

BILANCI – Strategu Ilir Daja ka drejtuar 16 ndeshje në kompeticio­net europiane në karrierën e tij si trajner. Në këto 16 takime, kreu i pankinës së Partizanit ka një bilanc pozitiv, me 6 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania