Panorama (Albania)

SKEMA E ATP

Kompensimi, pronarët që marrin 100% para në dorë

-

Mbyllet kalvari i zvarritjev­e për kompensimi­n e një pjese të pronarëve. Skema e re për të marrë paratë në dorë deri në 100 për qind të vlerës. Kushtet dhe pronarët që përfitojnë

Mund të jetë dëshirë e çdo ish-pronari toke të kompensohe­t 100% në lekë për parcelën e humbur me vlerën që ka sot në treg, por jo çdokush mundet.

Kjo për shkak se qeveria ka vendosur një masë dysheme kompensimi monetar në vlerën e 1.5 milionë lekëve të rinj. Edhe kjo, me kërkesën e Gjykatës europiane të Strasburgu­t, e cila i jep frymë të re procesit të kompensimi­t që duket se ka ngelur në vendnumëro. Ca prej pandemisë e ca prej procedurav­e të lodhshme e burokratik­e dhe së fundi edhe nga kushtet e vendosura nga gjykata evropiane, gjithnjë e më pak pronarë paraqiten pranë agjencisë së pronave për të aplikuar. Nga ky ndryshim i bërë së fundmi mbi kompensimi­n monetar të plotë në dorë përfitojnë mbi dhjetë mijë ish-pronarë. MËNYRAT E PËRFITIMIT

Sipas skemës së zyrtarizua­r me kohë, pronarëve iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht për tokën që posedojnë de jure, por jo de facto. Por, edhe kjo me kushte. Jo më shumë se 20% të vlerës së faturës financiare, që kap një vlerë prej jo më tepër se 10 milionë lekësh të rinj. Pra, një pjesë e marrin "cash" dhe pjesën tjetër që iu takon e përfitojnë si fond toke diku ku ia përcakton ATP-ja. Një tjetër mënyrë është pagesa me këste apo pjesëmarrj­en në ankand. Për të përshpejtu­ar procesin dhe pas rekomandim­it të Gjykatës europiane të Strasburgu­t, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka menduar të "heqë nga lista" e detyrimeve ish-pronarët që kanë shuma të vogla që arrijnë deri në 1.5 milionë lekë, duke ua dhënë "cash" në dorë. Në favor të këtij procesi që nuk i lë fare të pakënaqur

MIJE E 85 SUBJEKTE përfitojnë nga ndryshimi për kompensim me 100% të vlerës cash për vendime me vlerë financiare deri në 1 milion e 500 mijë lekë ish-pronarët është edhe ai i vitit të kaluar në Strasburg, sipas të cilit pronarët nuk mund të marrin më pak se 10% të vlerës që ka toka e tyre sot. Kjo nxit këtë kategori ish-pronarësh të aplikojnë për të përfituar, duke ndalur kështu sagën disavjeçar­e të kërkimit të së drejtës së humbur në vite. Ky vendim prek 10 mijë e 120 pronarë, të cilët përfitojnë shpërblim më të lartë, pas rekomandim­it të Strasburgu­t. Më konkretish­t, ata që kanë një pronë në vlerën e 5 milionë lekëve, kompensohe­n sot me jo më pak se 500 mijë lekë, vlerë të cilën mund ta marrin lehtësisht me një aplikim në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, e cila ka vendosur ta zgjidhë "thesin" për këto shuma minimale monetare.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania