Panorama (Albania)

Prokuroria e Pogradecit shkel hapur ligjin, si po zvarritet hetimi për aksidentin

Vetëm kryeprokur­ori urdhëron një zgjatje të tillë afatesh. Tani, dosja në duart e prokurorit Gjergji Ceka

- POGRADEC

Prokuroria e Pogradecit, e cila në pak kohë ka ndërruar disa drejtues dhe çështjet për hetim kanë kaluar në duar të prokurorëv­e të ndryshëm, zvarrit hetimet për çështje të caktuara në shkelje të ligjit.

“News 24” ka denoncuar vonesën përtej limiteve ligjore të hetimeve, për një aksident rrugor të ndodhur në fund të vitit 2019. Kjo çështje ka kaluar në duart e 4 prokurorëv­e, të cilët sapo marrin dosjen nisin veprimet hetimore nga e para. Referuar kodit të procedurës penale për të hetuar një çështje, afati ligjor është 3 muaj dhe më pas çështja kalon për gjykim. Në rast se veprimet hetimore nuk mbyllen brenda 3 muajve, atëherë kërkohet një shtyrje afati edhe me 3 muaj të tjerë. Kjo shtyrje mund të vijojë deri në 1 vit nga regjistrim­i i veprës penale. Nëse rasti që po hetohet është i komplikuar, afati i hetimeve zgjatet më shumë se 1 vit vetëm me urdhër të prokurorit të Përgjithsh­ëm. Por, për rastin konkret nuk ka asnjë argument për shtyrje afatesh për aq kohë sa ekspertimi teknik për përcaktimi­n e fajtorit të aksidentit është bërë dhe mjetet e përfshira në aksident prej 2 vjetësh, qëndrojnë të sekuestrua­ra si provë materiale në dispozicio­n të hetimit. “News 24” kontaktoi me prokurorin e fundit, të cilit i është ngarkuar kjo çështje, Gjergj Cekën. Ai pretendon se i duhet ende kohë për të hetuar një aksident automobili­stik të ndodhur në vitin 2019. AKSIDENTI Dosja e aksidentit, e cila sipas kodit të procedurës penale duhet të ishte mbyllur brenda 3 muajsh, vijon të zvarritet për më shumë se 2 vjet në Prokurorin­ë e Pogradecit, që ka ndryshuar disa herë drejtuesin dhe prokurorët e kësaj çështjeje. Aksidenti u shënua në aksin Korçë-Pogradec në vitin 2019 dhe prej atëherë dosja e hetimeve ka kaluar në duart e 4 prokurorëv­e, por asnjëri prej tyre nuk e ka çuar atë për gjykim. Në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Çezma e Sanxhakut”, një kamion tip “Iveco”, u përplas me një “Mercedez Benz”, që drejtohej nga një shtetas grek, i cili humbi jetën. Drejtuesi i kamionit u vu në pranga, ndërsa automjetet e dëmtuara u sekuestrua­n deri në përfundim të hetimeve. Fillimisht me hetimin e aksidentit u mor Sotiraq Kllapi, i cili kaloi prokuror në SPAK, më pas Dorina Bejko e Shkëlqim Kokona, ndërsa së fundi dosja është në tryezën e prokurorit Gjergji Ceka. Të gjithë prokurorët, sapo kanë marrë në dorë çështjen, kanë hedhur poshtë aktet e paraardhës­it, madje edhe ekspertimi­n e kryer nga ekspertët, duke e rinisur gjithçka nga e para. Ekspertimi teknik i urdhëruar në fillim të hetimeve nxori fajtor të aksidentit viktimën, i cili kishte shkelur rregullat e qarkullimi­t rrugor. Zvarritja e hetimeve për 2 vite nga çdonjëri prokuror nuk po sjell drejtësi për këtë ngjarje dhe mban të bllokuar për dy vjet një mjet me vlerë 80 mijë euro. Kërkesat e palëve për ta përfunduar hetimin brenda një afati të arsyeshëm, siç parashikoh­et nga ligji, kanë rënë në vesh të shurdhër. Derisa të mbyllen hetimet e çështja të shkojë më në fund për gjykim, ende mbetet e pasqaruar se përse kjo dosje kalon nga një dorë në tjetrën dhe përse hetimet dhe ekspertiza­t e kryera hidhen poshtë sa herë ndërrohet prokurori.

 ??  ??
 ??  ?? Prokurorët e Pogradecit, që kanë pasur dosjen në hetim
Prokurorët e Pogradecit, që kanë pasur dosjen në hetim
 ??  ?? Gjergji Ceka, prokurori që ka marrë së fundmi çështjen
Gjergji Ceka, prokurori që ka marrë së fundmi çështjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania