Panorama (Albania)

Vlerësimi i mësuesve, si ankimohet rezultati

Drejtori në DPAP, Çifliku: Të skualifiku­arit apo të pakënaquri­t me pikët, kërkesë me shkrim në zyrën vendore, përgjigjja vjen brenda datës 21

-

Ora 14:00 e ditës së sotme është afati i fundit për mësuesit e pakënaqur nga vlerësimi i dosjes profesiona­le, pikët e së cilës luajnë rol në punësimin e tyre në vitin e ardhshëm shkollor.

Deri në mesin e javës së ardhshme, të gjithë mësuesit që bëjnë kërkesën me shkrim do të kenë përgjigjen e argumentua­r, sipas përgjegjës­it në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Arsimit Parauniver­sitar, Fiqiri Çifliku. “Nga data 14 korrik deri ditën e premte, datë 16 korrik, çdo aplikant që ka pakënaqësi në lidhje me vlerësimin apo është skualifiku­ar, mund të bëjë ankesë me shkrim pranë zyrës vendore afër vendbanimi­t të tij/të saj. Zyra përcjell të gjitha ankimimet në Drejtoritë Rajonale dhe çdo rast do të marrë përgjigje brenda datës 21 korrik, që është dhe afati i fundit për shpalljen e listave përfundimt­are të kandidatëv­e që vijojnë garën”,

MËSUES garojnë për vendet e lira të punës vetëm në njërën prej katër drejtorive rajonale, DPAP Durrës. Ndërsa në rang vendi numërohen afro 11 mijë mësues, ku jo të gjithë janë domosdoshm­ërisht të papunë. Në sistem kanë aplikuar edhe ata që dëshirojnë të rrisin performanc­ën apo të aplikojnë për një vend më të mirë që mund të hapet. Gjithnjë, pa humbur vendin që kanë shprehet Çifliku për gazetën “Panorama”. Nuk janë pak ata që ankohen se nuk kanë gjetur emrin apo pikët që shpresonin të kishin, sikundër edhe ata që janë penalizuar për shkak të mosngarkim­it të dosjes së plotë të dokumentev­e në sistemin online. Gazeta boton sot vazhdimin e listës së vlerësimit të mësuesve që janë kualifikua­r dhe ata që nuk e kalojnë dot këtë sitë për të vijuar me testimet që pritet të nisin në fund të muajit. Lista përfundimt­are me pikët e vlerësimit të dosjes do të publikohet vetëm pasi të jenë shqyrtuar të gjitha ankimimet e kandidatëv­e për mësues. Sidoqoftë, kjo është vetëm një pjesë e vlerësimit final, pasi ka 20% të peshës në totalin e pikëve. Peshën kryesore e mban testimi, i cili vlerësohet me 80 pikë. Shumatorja e të dy treguesve do të përcaktojë renditjen e mësuesve në sistem për çdo profil apo zyrë arsimore. Me t’u liruar një vend, sistemi ndërmjetës­ues i punësimeve, portali “Mësues për Shqipërinë”, i nis ofertën automatiki­sht në email të parit në listë.

 ??  ?? Nga testimet e mësuesve
Nga testimet e mësuesve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania