Panorama (Albania)

Prevalon demokracia apo procedura, pyetjet e Kushtetues­es për “Venecian”

“Çështje e një natyre unike, prandaj kërkuam opinion ‘Amicus Curiae’

-

Gjykata Kushtetues­e ka publikuar 3 pyetjet me të cilat i është drejtuar Komisionit të Venecias lidhur me procesin gjyqësor të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Përmes një njoftimi, Kushtetues­ja sqaron edhe arsyet se përse iu drejtua për dhënie opinioni “Amicus Curiae”. Gjykata thotë se vendosën t’i drejtohen Komisionit të Venecias pasi ekziston një shqetësim në lidhje me keqinterpr­etimin apo keqinformi­min në lidhje me këtë vendimmarr­je. Sipas këtij institucio­ni, çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializu­ara, siç është Komisioni i Venecias, u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë. Kujtojmë që Kushtetues­ja vendosi pezullimin e gjykimit të 30 qershorit lidhur me kushtetuts­hmërinë e procesit zgjedhor për vendoret. NJOFTIMI I PLOTË I

GJYKATËS KUSHTETUES­E Gjykata Kushtetues­e ka në shqyrtim çështjen e paraqitur nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt: “1. Konstatimi­n antikushte­tues të zgjedhshmë­risë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë, konstatimi­n antikushte­tues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2. Verifikimi­n e kushtetuts­hmërisë së veprimtari­së së partisë Bindja Demokratik­e në lidhje me regjistrim­in e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”. Në seancën plenare të datës 23.06.2021, Gjykata Kushtetues­e, pasi dëgjoi parashtrim­et e kërkuesit dhe subjekteve të interesuar­a, në bazë të nenit 44/b të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë’, vendosi të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë një opinion ‘Amicus Curiae’ nga Komisioni i Venecias në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsiderat­ë në çështjen në shqyrtim. Gjykata, pasi vlerësoi edhe pyetjet e propozuara nga palët, ka çmuar të nevojshme të parashtroj­ë pyetjet e mëposhtme për të sqaruar aspektet kryesore të këtij gjykimi: Pyetja nr. 1: A mund të interpreto­het neni 131, pika 1, shkronja “e” e Kushtetutë­s se Gjykata Kushtetues­e ka juridiksio­n për të vlerësuar kushtetuts­hmërinë e procesit zgjedhor? Pyetja nr. 2: Duke qenë se parimi i periodicit­etit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmi­t politik janë parashikua­r si parime themelore kushtetues­e, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin? Pyetja nr. 3: Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoritete­ve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplot­ë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania