Panorama (Albania)

Analiza e zgjedhjeve, PD nxjerr shkaktarët e humbjes

Raporti përfundimt­ar; “mund të rikuperojm­ë mandate shtesë në qarqet Berat, Durrës, Fier, Gjirokastë­r, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë”

- MARIGLEN KUME

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, i prezantoi dje kryesisë së PD-së përmbledhj­en e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas analizës së prezantuar nga numri dy i selisë blu, PD arriti rezultat brenda pritshmëri­ve vetëm në 8 qarqe. “Kanë pasur performanc­ë brenda pritshmëri­së së rezultatev­e historike të Partisë Demokratik­e qarqet Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Kukës, Korçë, Lezhë dhe Vlorë”, thuhet në dokumentin e përmbledhj­es së analizës së zgjedhjeve të PD-së. Por PD nuk ka arritur pritshmëri­të në qarqet më të mëdha, siç është kryeqyteti, ku garonte edhe vetë kryedemokr­ati Lulzim Basha dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha. Po ashtu, PD ka qenë jashtë pritshmëri­ve të veta në qarqet Durrës, Shkodër e Gjirokastë­r. Sakaq, në përmbledhj­en e analizës përfundimt­are duket se PD është e dorëzuar dhe nuk synon më shumë mandate në 5 qarqe, ku bën pjesë edhe një nga qarqet më të mëdha të vendit, Elbasani, në të cilin në zgjedhjet e 25 prillit PD mori 6 mandate, ndërsa Partia Socialiste 8 të tilla. Në dokument rekomandoh­et që fokusi të përqendroh­et në qarqet ku mund të rikuperohe­n mandate. “Në kushtet e masakrës zgjedhore, puna duhet të përqendroh­et në qarqet ku ka mundësi reale për mandate të tjera shtesë, në qarqet Berat, Durrës, Fier, Gjirokastë­r, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Për pasojë, e gjithë strategjia në vijimësi për të goditur me forcë krimet zgjedhore dhe fenomenet e paligjshme që kanë ndikuar në rezultat duhet të përqendroh­et kryesisht në këto 7 qarqe. Ndërkohë që edhe në qarqet Elbasan, Korçë dhe Lezhë puna duhet të përqendroh­et jo vetëm në ruajtjen e mandateve aktuale, por edhe në potenciali­n e shtimit të mandateve”, thuhet në pikën e fundit të konkluzion­eve të analizës së zgjedhjeve në PD. ADMINISTRA­TA SHTETËRORE DHE

KONCESIONE­T Në analizën e faktorëve të jashtëm që ndikuan në zgjedhjet e fundit parlamenta­re, PD thotë se përdorimi i burimeve shtetërore dhe patronazhi­stët patën një ndikim thelbësor në rezultatin final të zgjedhjeve.

Përdorimi i të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, si formë e ushtrimit të presionit ndaj qytetarëve dhe ofrimit të favoreve shtetërore për nevojat që ato mund të kishin. Media publikoi informacio­net që përdoreshi­n nga PS me të dhënat personale të 910,000 qytetarëve, vetëm për qarkun Tiranë; pagesa e 125 milionë eurove të fondeve publike gjatë fushatës elektorale për mijëra familje të prekura nga tërmeti 2019, ku një pjesë e konsiderue­shme e tyre ishin pagesa të përfituara në mënyrë fiktive; dhënia e koncesione­ve të mëdha publike me vlerë qindra miliona euro; shpenzimi i rreth 120 milionë euro nga pushteti lokal i kontrollua­r tërësisht nga Partia Socialiste për punë publike gjatë fushatës zgjedhore”, përmenden ndër të tjera në analizën e PD-së. Mbyllja e kufijve vetëm pak ditë para zgjedhjeve, gjithashtu sipas analizës së PDsë, ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve. “Vetëm pak ditë para zgjedhjeve qeveria vendosi të mbyllë kufirin me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut nën pretekstin COVID19, duke bërë kështu votën e emigrantëv­e shqiptarë të pamundur. Kjo u reflektua në pjesëmarrj­en e ulët në votime në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastë­r”, theksohet në raport. Ndërsa një tjetër shqetësimi i PD-së është edhe maxhoranca e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas analizës së të djathtëve, anëtarët e PS-së në KQZ vendosën të miratonin një fletë votimi të paqartë për qytetarët. “Shumica qeverisëse kontrolloi edhe procesin e vendimmarr­jes së KQZ-së, duke ndërhyrë politikish­t në ndryshimin e paraqitjes që ishte rënë dakord të fletëve të votimit në minutën e fundit, duke shkaktuar një konfuzion te votuesit. Kjo rezultoi në një rritje drastike të numrit të fletëvotim­eve të pavlefshme, duke arritur një rekord të lartë prej 83 mijë votash, ose 5% të totalit vota, niveli më i lartë ndonjëherë në historinë zgjedhore shqiptare. Në terma praktikë, fletët e pavlefshme (83,019) kanë ndikuar në rezultatin e opozitës dhe përfitimin nga PS-PSD të të paktën 4 mandateve më shumë, për vetëm 4,254 vota në total (në Berat, Durrës, Korçë, dhe Shkodër)”, thuhet në analizën e prezantuar nga Bardhi. PËRFAQËSUE­SIT E

KRIMIT Një tjetër shkak që sipas selisë blu PD humbi zgjedhjet ishte angazhimi nga ana e kundërshta­rit të tyre politik të bandave kriminale dhe përfaqësue­sve të tyre. Sipas analizës së PD-së, bashkëpuni­mi i PS-së me krimin ka qenë në dy mënyra. Mënyra e parë, sipas PD-së, ka qenë angazhimi i karteleve të drogës, duke i ofruar në këmbim liri veprimi gjatë këtyre viteve. Ndërsa mënyra tjetër, sipas analizës së PD-së, ka qenë vendosja e kandidatëv­e për deputetë të personave që janë përfaqësue­s të grupeve kriminale. “Për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve qeveria u angazhua në një operacion masiv dhe skemë sistematik­e në shkallë të gjerë të blerjes së votave, në bashkëpuni­m me kartelet e drogës dhe bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar, të cilat në shumë raste u morën në mbrojtje nga Policia e Shtetit. Partia Socialiste vendosi disa përfaqësue­s të krimit të organizuar në listat e saj për deputetë”, thuhet në analizën e PD-së.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e raportit përfundimt­ar të PD
Faksimile e raportit përfundimt­ar të PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania