Panorama (Albania)

Koncesione­t krijuan 11.4% borxhe në raport me GDP

“Open Data”: Vendi i dytë në këtë renditje të detyrimeve kontingjen­te prej PPP-ve në Europë është Portugalia me 2.4 për qind

-

Në Tiranë, organizata monitorues­e “Open Data Albania” publikoi një studim, sipas të cilit, detyrimet e buxhetit të shtetit ndaj koncesione­ve dhe PPP-ve kanë shkuar 11.4 për qind kundrejt GDP-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto).

Ky nivel që ka arritur Shqipëria me detyrimet kontingjen­te është 5 herë më i lartë se sa vendi europian më shumë i përfshirë në to. “Open Data” thotë se kjo shënon një shkallë risku shumë të lartë dhe një mbingarkes­ë borxhesh afatgjata, që rëndojnë financat publike të Shqipërisë. Shqipëria ka mbi 200 koncesione në tërësi, por studimi nga “Open Data Albania” ka vëzhguar vetëm 15 koncesione me mbështetje buxhetore deri në 30 vitet e ardhshme.

Studimi zbuloi një risk të lartë që vjen nga kontratat dhe marrëveshj­et koncesiona­re, si dhe partnerite­tet publik - privat, thotë Aranita Brahaj, drejtuese e organizatë­s hulumtuese “Open Data Albania”. “Ne kemi 11.4 për qind detyrime të mbartura (kontingjen­te) nga PPP-të dhe koncesione kundrejt GDP-së të vitit 2020. Vendi i dytë me këtë shkallë risku është me 2.4 për qind. Pra, ne jemi 5 herë më shumë se vendi më guximtar në Europë”, tha zonja Brahaj.

Vendi i dytë në këtë renditje të detyrimeve kontingjen­te prej PPP-ve dhe koncesione­ve në Europë është Portugalia me 2.4 për qind.

Spanja dhe Britania, që përmenden shpesh gjatë fjalimeve në Tiranë se kanë eksperimen­tuar me PPP-të, nuk kanë guxuar asnjëherë të kapin nivelin 2 për qind të detyrimeve me koncesione dhe PPP-të kundrejt GDP-së, ndërsa Shqipëria del se ka 5 herë më shumë detyrime më shumë se ato vende.

“Por, borxhet janë borxhe dhe mbeten aty, sado që të shtrihen në vite”, thotë zonja Brahaj. Qeveria e merr detyrimin, por nuk vlerëson gjithë kohështrir­jen e tij, duke e parë vetëm një ose 3 vitet e para, që ka bërë llogaritë.

“Qeveria nuk i konsideron si borxhe, por këto janë realisht borxhe afatgjata, që dalin nga financat publike, duhet një kujdes i madh për të menaxhuar këto kontrata PPP dhe koncesione, që vijnë e rëndohen me ndryshime e rinovime kontratash, si dhe për shkak të arbitrazhi­t”, thotë drejtuesja e “Open Data Albania”.

Studimi thekson se procesi PPP e koncesione­t e kanë futur Shqipërinë në listën e vendeve me risk shumë të lartë sa i takon financave publike, i cili mund të ndihet në vitet dhe dekadat e ardhshme, sepse disa prej tyre kanë efekt deri në vitin 2040-2043. Disa prej tyre shtohen me anekse, që rëndohen edhe më shumë financat. Vlerësimi i riskut nga detyrimet kontingjen­te ka qenë edhe një detyrë e FMN-së prej shumë kohësh në raportet vjetore që bën për Shqipërinë. Ekspertët e “Open Data” pohojnë se edhe në të gjithë progres raportet e viteve të fundit Shqipërisë i është kërkuar nga BE-ja të bëjë një vlerësim të saktë të zonave të riskut si koncesione­t dhe PPP-të. Shqipëria nuk e ka bërë se mban ende një metodë llogaritje të vitit 1995, kur duhet bërë me standardin e ri kontabël, një metodë e vitit 2010. Ndaj BE-ja ka të drejtë, pohojnë ata, kur heziton të bëjë pjesë të vetën vende me ngarkesë të tillë borxhesh dhe me risk të lartë financiar.

“Borxhi publik ka arritur në nivelin rreth 80 për qind me vështirësi­të që ka kaluar së fundmi qeveria dhe shteti shqiptar. Po të shtojmë edhe këtë 11.4 për qind, i cili na rezulton si borxh i fshehur ose si borxh i llogarive kombëtare, detyrim kontingjen­t, ne do të na shkonte borxhi në nivelin 90 për qind. Pra, jemi vërtet në një zonë shumë të lartë risku, për më tepër ne ende nuk kemi nisur ta pranojmë dhe ta llogarisim në nivele zyrtare këtë lloj ngarkese të financës publike për shkak të këtyre detyrimeve”, thotë zonja Brahaj. “Open Data Albania” theksoi se një nga nismat e rëndësishm­e të Parlamenti­t të ri duhet të jetë miratimi i standardit të ri kontabël dhe zbatimi i metodës së re të llogaritje­s së borxheve, që kërkon BE-ja dhe FMNja dhe fshirja e metodës së vitit 1995, sepse kështu rritet profesiona­lizmi dhe transparen­ca mbi përdorimin e financave publike dhe marrin fund fshehjet e borxheve prapa standardev­e të vjetra. Studiuesit pohojnë se është paradoksal­e, standardet e reja të fiskalizim­it dhe kontabilit­etit i zbatojnë aktualisht çdo biznes i vogël e i madh, madje edhe shoqatat e organizata­t jofitimpru­rëse, por jo nga qeveria, e cila mban për vete një standard të 3 dekadave më parë, duke shkaktuar mungesë transparen­ce e vetëkontro­lli dhe nivel të lartë keqmenaxhi­mi.

 ??  ?? ZËRI I AMERIKËS
ZËRI I AMERIKËS
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania