Panorama (Albania)

Vasili, thirrje SPAK: Hetoni aferën prej 2 miliardë eurosh në Durrës

-

Nënkryetar­i i LSI-së, Petrit Vasili, i bëri dje thirrje SPAK-ut të hetojë për atë që ai e cilëson si aferën mafioze prej 2 miliardë eurosh në portin e Durrësit. Me anë të një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se është “Një investim strategjik i një rëndësie të jashtëzako­nshme në duart me të këqija të mundshme, që krijojnë hapësira pafund pastrimi parash nga qeveria”. “Porti i Durrësit dhe afera prej 2 miliardë euro është në duar të kompanive guaskë të regjistrua­ra në parajsa fiskale, duke konfirmuar gjithçka që u dyshua që në fillim të saj. Një investim prej 2 miliardë euro shumë i errët dhe i komproment­uar rëndë në çdo pikëpamje. Një investim strategjik i një rëndësie të jashtëzako­nshme në duart me të këqija të mundshme, që krijojnë hapësira pafund pastrimi parash nga qeveria dhe një korrupsion­i gjigand e të pakontroll­uar në favor të saj. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha pak ditë më parë se: “Ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurrojn­ë bazuar mbi parimet ekonomike”. Marrëveshj­a për Portin e Durrësit shkel hapur Marrëveshj­en e Stabilizim Asociimit dhe saktësisht nenin 71 pikat 1.2.3, si dhe nenin 74. Prandaj BE-ja deklaroi pak muaj me parë: “BE-ja është në dijeni të marrëveshj­es së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit. SPAK-u duhej të fillonte urgjentish­t hetimin, kryesisht për këtë skandal të përmasave gjigande ku implikimet janë gjithfarës­h, që nga qeveria, Parlamenti dhe bota e errët mafioze kombëtare dhe ndërkombët­are. Mbyllja e syve nuk e shpëton dot as qeverinë, as SPAK-un vetë nga kjo përgjegjës­i shumë e madhe. Sot, estradat e drejtësisë me regji, që fillon shfaqjet në Lushnje, udhëton në Pogradec dhe ndalon tek arkat me peshk, nuk mashtrojnë dot njeri. Të vërtetat kanë dalë sheshit dhe porti i Durrësit është pa asnjë diskutim kulmi i korrupsion­it qeveritar gjigand”, shkruan Vasili në postimin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania