Panorama (Albania)

ÇIKA: SHTETI, INDIFERENT PËR TË ZHDUKURIT GJATË DIKTATURËS

-

Zbulimi i katër varreve me eshtra në qytetin e Përmetit ka ngjallur reagime të shumta në vend, pasi dyshohet se mund të kemi të bëjmë me një varrezë masive. Ndonëse kanë kaluar 30 vjet nga rrëzimi i sistemit, shumë të vrarë gjatë regjimit nuk janë gjetur ende dhe fati i tyre ka mbetur mister. Ky mister ka shoqëruar në gjithë këto vite familjet e të ekzekutuar­ve të regjimit komunist, të cilat vazhdojnë të kërkojnë për eshtrat e tyre. Vetëm në Përmet janë mbi 100 të vrarë nga sistemi që nuk u janë gjetur eshtrat, ndërsa 4 varret e zbuluara kanë hedhur dyshime se mund të jenë gjetur shumë prej tyre. Zona në të cilën u gjetën varret është një zonë kur gjatë regjimit është përdorur nga Ministria e Brendshme. Gjatë periudhës në diktaturën komuniste aty ishte një repart ushtarak i izoluar, nga ato repartet famëkeqe që ndiqnin armiqtë e komunizmit, diversantë­t dhe ata që arratisesh­in deri në vitin 1991. Madje, thuhet se ajo ka qenë qendra më e madhe e stërvitjes së ushtarëve të kufirit. Në bazë të të dhënave nga arkivi i Ministrisë së

Kreu i Shoqatës Antikomuni­ste të të Përndjekur­ve Politikë, Nebil Çika, në një prononcim për mediat akuzoi institucio­net shtetërore për indiferenc­ë në zbardhjen. “Dua të falënderoj firmën e ndërtimit të rrugës, e cila është treguar e përgjegjsh­me dhe e ka rrethuar vendin, ka lajmëruar Policinë dhe Prokurorin­ë, ndërkohë që shteti nuk ka marrë asnjë masë. Kemi katër skelete, katër trupa të vdekurish. Normalisht duhet të ishte skenë krimi, e rrethuar me shenjat e Policisë dhe duhet të kishte roje të armatosur 24 orë. Mund të vijë dikush në darkë t’i marrë, t’i heqë, sepse nuk ka njeri. Ka dy javë, nuk ka ardhur askush, nuk ka as urdhër Prokurorie për të filluar hetimet, nuk ka ardhur as mjek ligjor, as antropolog. Kjo dëshmon indiferenc­ën e shtetit kur bëhet fjalë për të zhdukurit gjatë diktaturës komuniste”.

Brendshme, këto lloj repartesh të izoluara, në varësi të kësaj ministrie dhe të Sigurimit

të Shtetit, përdoreshi­n dhe si vende ekzekutimi për kundërshta­rët e regjimit, ata që dënoheshin me vdekje ose kapeshin në kufi dhe vriteshin e varroseshi­n në fshehtësi. Pikërisht në këtë zonë të Përmetit dyshohet se u pushkatua në vitin 1947 prifti katolik Dom Gjergj Gjeçaj. Madje, të afërmit e tij, kur u informuan për zbulimin e varreve shkuan për t’u interesuar. Pavarësish­t përpjekjev­e të familjeve të ish-të burgosurve dhe të vrarëve gjatë regjimit gjysmë shekullor, përsëri ka me dhjetëra familje që nuk e dinë se ku prehen të afërmit e tyre ndërsa institucio­net shtetërore gjatë demokracis­ë nuk i kanë përkrahur. Një varr ku të qajnë të afërmin, është dëshira më e madhe e dhjetëra familjeve që kërkojnë gjurmët dhe eshtrat e të dashurve të tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania