Panorama (Albania)

“300 mijë lekë, është peshk deti i shtrenjtë”, përgjimet që çuan në “arrest” Rovena Vodën

SPAK zbardh takimet nga Ministria e deri te restoranti në Durrës. Ish-zëvendësmi­nistrja e Brendshme u filmua duke marrë ryshfetin

-

Tri episodet, kur dyshohet se ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka pranuar dhurata, në formë ryshfeti për një vend pune në Ministri, janë dokumentua­r me anë të filmimeve, megjithëse në përgjimet e dosjes së SPAKut, nuk ndodhet asnjë bisedë e Vodës me dy të dyshuarat e tjera. Gazeta “Panorama” ka siguruar dosjen dhe përgjimet që çuan në “arrest” ish-zëvendësmi­nistren e Brendshme, pas dyshimeve se ajo ka marrë dy mijë euro ryshfet në premtim të vendeve të punës. Në dosjen e SPAK-ut, dy shtetaset nën hetim, të dyja me profesion avokate, Florida Beu dhe Majlinda Hasani bisedojnë në lidhje me dhuratat që do t’i japin Vodës në këmbim të vendit të punës. Florida thotë se i ka blerë Rovena Vodës një celular të markës “Samsung”, pasi ajo nuk preferonte “Iphone”. Në dosje thuhet se, Florida Beu dhe Majlinda Hasani kanë biseduar me njëra-tjetrën duke thënë se tashmë Rovena përgjigjet menjëherë në telefon, ndërsa më parë përgjigjej pas dy-tri ditësh, se kanë bërë mirë që kanë kryer veprimin e mësipërm, se duhet ta kishin bërë më përpara, se “leku e hedh ujin përpjetë”. Florida Beu ka shpjeguar se ajo paska dashur “dy” dhe jo “një”. Ndërsa në një tjetër bisedë ato bien dakord që t’i thonë Rovena Vodës se nuk do ta lënë me kaq, se do t’i japin edhe një aparat telefoni celular, si dhe përfitime të tjera. Ndërsa në datën 28.02.2020, Beu e Hasani janë takuar sërish me Vodën në Ministrinë së Brendshme, konfirmuar ky fakt me procesverb­alin e vëzhgimit të kryer, si dhe me këqyrjen e dokumentit, libri i hyrjes dhe daljes për qytetarët në institucio­n. Takimi është zhvilluar në intervalin kohor 15:50-17:19. Më 06.03.2020, rreth orës 17:16, dy avokatet janë takuar me Vodën në një lokal në Durrës.

Florida: Nerënza: Florida:

 ??  ?? Faksimile e dosjes së SPAK
Faksimile e dosjes së SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania