Panorama (Albania)

“Qyqja ka kamera, Rovena tha bjer, bjer çantën”

Majlinda Hasani e Florida Beu flasin pas takimit në Ministri

-

Florida: I tha Majlinda do të bleshim nai gjë i tha. Nerënza: Po. Florida: Edhe i futëm një mijë euro neve në zarf. Nerënza: Ëhë Florida: Le që e pritëm gjatë gjithë ditës se kishte takime, gjëra. Nerënza: T’ia bëjë Majlindës këtë ajo Florida: Nuk ka ç’a të bëjë ajo, nuk e ka fajin ajo, ajo ka gjithë ato punë, sa i kërkojnë asaj për punë, mirë dhe kaq. Erdhi aty dy sekonda se kishte dhe dy tavolina që e prisnin për takim në pesë mbasdite. Nerënza: Nga dy në pesë e takove. Florida: Edhe ishte me të vërtetë sepse shkoj Majlinda te Bashkia i tha Rovenën është në mbledhje i thanë ata. S’është se po gënjente. I tha Majlinda unë akoma s’kam ngrënë as drekë. I tha Majlinda neve donim të të blinim ndonjë gjë, dolëm vërdallë, pastaj goca tha ta blej vetë më mirë, këtu ka kamera i tha Majlinda. Nerënza: Ia dhe, Ia dhe? Florida: Prit pra ta tregoj muhabetin. Nerënza: Hë se s’më rrihet mua. Florida: Bjere çantën, si edhe çantën direkt ajo edhe Majlinda u habit. Nerënza: Ua... Florida: Se e kishte çantën te tavolina tjetër ku ishte ul. I tha ma jep pak çantën direkt, rezistencë asnjë moment. Tha Majlinda nuk donte me dit as për kamera tha kështu që ato duan lekë. I thashë Majlindës: “O Majlinda këto që futëm ne janë pak, duhet t’i thuash që në fund do kesh dhe një kafe tjetër”. Nerënza: Shumë mirë. Florida: Edhe tani, sot gjasme, do ta takoj, i kishte thënë më shkruaj se jam e zënë. Nerënza: Se s’i ka ardhë mirë, ka dashur me shumë. Florida: S’i ka pa se ishte zarfi i mbyll Nerënza: Kur ka vajt në shpi them. Florida: Tani të shohim ç’a do bëj, prandaj them që duan lekë se pa lekë nuk të bën njeri gjë. Një mijë euro duhet t’ia kishim fut. Unë ku kam tani t’i jap, i tha Majlinda, ajo tjetra do ketë kafe veç. Dy kështu që shko ballë hapur te ajo se do ta ketë veç Nerënza: Kush i tha? Florida: Majlinda pra, kësaj, se atë tjetrën e ka kap veç, demek nuk e ka me këtë taten. Nerënza: E kuptova Florida: Duhet lek Nerënza: Ta kishte dit të kishe marr një mijë euro borxh. Te ai që merr Majlinda e t’ia kishe fut dy mijë asaj.

Florida: Majlinda tha edhe një mijë janë shumë, po kur pa që e mori ajo, se pesëqindës­he...

Nerënza: Ngeli si m..., t’i thoshe i di unë këto punë, po tha nai shpresë? Florida: Do flasim më vonë. Nerënza: Po ç’a janë këto, si e ka emrin kjo? Florida: Rovena. Nerënza: Po mbiemrin? Florida: Ia harrova. Pa lek mam nuk bën dot gjë. Nerënza: Akoma s’ka kthy përgjigje? Florida: Jo. Më datën 27.02.2020, ora 17:19:46 midis Florida Beut dhe Majlinda Hasanit zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë: Majlinda: E more vesh ti që më shkruajti Ravena mua? Florida: E pra atë mesazhin që më solle Majlinda: eeee, e lexove? Florida: Që të tha do të të shkruj do të të them për orën Majlinda: I thashë unë mbas orës katër se jam në Tiranë unë Florida: E mire ok, se atëherë e mbaron ti takimin Majlinda: Po, në atë orë, ç’ke ti, të them unë pastaj që të vij te më marrësh ti mua aty ..... edhe atje do t’i themi që ne s’do e lejmë me kaq .... atje do t’i themi edhe për arkën e peshkut... atje do t’i themi të gjitha dakord???

Më datën 28.02.2020, ora 17:37:04 midis Florida Beu dhe Majlinda Hasanit zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Hej po sikur t’i sajojmë ato lekët ne se unë kam këtu gjashtëqin­d dollarë, i thyejmë i bëjmë lek shqiptare. Majlinda: Ëhë Florida: Shikojmë njëherë sa bën ai Samsung që tha kjo se aq janë ato te tetëqind, nëntëqind, pse të marr me kredi unë, se kismet në fund jave Gerti ishalla me sjell nai një mishe, t’i heq vetë unë që t’ja jap këtij. Majlinda: Prit një herë. Florida: T’ja heq se ato për t’u dhonë janë, të rri e qetë pastaj.

Majlinda: Goce prit njëherë ato do jepen kur të fillosh punë të kalosh provimin dhe të emërohesh, dakort ë?

Florida: Puna është t’ja japësh para se të mbaroj puna ajo se pastaj thotë do hedhi lumin kjo të q.. kalin.

Majlinda: Jo, jo do ja them unë e di ajo po e thashë unë ka vdek ajo punë edhe po se dhe ti e di ajo ia jap nga xhepi im unë.

Florida: do e bej.

Majlinda: Prit njëherë, ta bej nuk jepen të gjitha për njëherë, telefonin për “8 Mars”, ishte shume tha ajo e dëgjove, e dëgjove dhe për peshkun që i thashë unë peshk deti të shtrenjtë.

Florida: E dëgjova, ai me të vërtetë se një arkë që do i çojmë ne do i them vëllait t’ja bëjë tamam, i shkon te treqind mije lek pse ç’a kujton ti se është lirë.

Më datën 28.02.2020, ora 18:01:41 midis Florida Beut dhe Majlinda Hasanit zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Unë të thashë ty do na duhet mos ta lejmë kështu, hë kur të bësh punën se sa i dhamë një mishen shkoj me vrap ajo atje. Majlinda: Shumë keni dhënë. Florida: Kështu që prandaj thashë unë. Majlinda: E... te “Rogner “Florida: Telefonin e du tha ajo, nuk dua iPhone, dua këtë. Majlinda: S’du me Albanën tha. Florida: Edhe Albanes jo tha, vetëm me mua, me demek mi jepni mua ato që deshët me i dhënë Albanës. Majlinda: Në rregull, i thashë unë, neve ty duam t’i japim. Florida: Ajo e tha troç. Majlinda: Edhe arkën e peshkut do ja çojmë. Florida: Po, dy, jo një.

A janë për t’u dhëne, a do e bëj ajo, ajo do e bej që

 ??  ?? Faksimile e dosjes së SPAK
Faksimile e dosjes së SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania