Panorama (Albania)

Zvarritjet 2-vjeçare të dosjes së aksidentit

Prokurorët ndërrohen, aktet e ekspertimi­t nuk kryhen

-

Dosja e aksidentit të ndodhur te “Çezma e Sanxhakut”, në aksin Pogradec-Korçë, fillimisht ishte në duart e prokurorit Sotir Kllapi, i cili kishte urdhëruar kryerjen e një aktekspert­imi autoteknik, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ndërsa pritej dalja e aktit, prokurori u emërua në SPAK dhe për muaj me radhë, asnjë prokuror tjetër nuk u caktua për të vijuar hetimin. Pas insistimit të vazhdueshë­m nga njëra prej palëve te dëmtuara, në qershor të vitit 2020, drejtuesi i Prokuroris­ë Pogradec, caktoi Shkëlqim Kokonën si prokuror për hetimin e çështjes. Palët janë informuar nga prokurori Kokona se do të vijohej me rieksperti­min, sipas vendimit të marrë nga paraardhës­i i tij. Palët kanë konstatuar se ekspertët e caktuar, ishin në konflikt interesi, por prokurori ka vonuar t’i japë zgjidhje edhe kësaj çështjeje. Pas shumë përplasjes­h, ai ka vendosur kryerjen e një ekspertimi të ri, me 3 ekspertë të tjerë por megjithatë, nga dhjetori i vitit 2020, kur prokurori ka marrë këtë vendim, çështja në fjalë vijon të mbahet në sirtarët e Prokuroris­ë në kundërshti­m me ligjin. Ndërkohë, kërkesat e palëve për ta përfunduar hetimin brenda një afati të arsyeshëm, siç parashikoh­et nga ligji, kanë rënë në vesh të shurdhët. Në vijim është refuzuar kërkesa e njërës prej palëve për përjashtim­in e prokurorit, i cili jo vetëm zvarrit pafundësis­ht hetimin, por edhe nuk liron automjetet e përfshira në aksident, për sa kohë që nuk ka arsye të mbahen të bllokuara, pasi ekspertiza për të përcaktuar fajtorin e aksidentit ka përfunduar.

 ??  ?? Prokuroria e Pogradecit
Prokuroria e Pogradecit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania