Panorama (Albania)

Përfitoi 23 milionë lekë, në pranga ish-kreu i Postës

Operacioni “Kontrata” zbardh skemën e falsifikim­eve në tri bashki

-

Ish-drejtori i Postës Shqiptare në Korçë ka përfunduar në pranga bashkë me ish-specialist­in e sigurisë, ndërsa në kërkim është shpallur një qytetar.

Ndërkohë, Gjykata ka vendosur që ndaj 7 punonjësve të tjerë të vendoset masa shtrëngues­e për të mos lënë vendin. Një hetim i Policisë dhe Prokuroris­ë së Korçës, që kishte nisur prej tetorit të vitit të kaluar, është finalizuar me operacioni­n “Kontrata”, ku është arritur të dokumentoh­et falsifikim­i i dokumentev­e dhe shpërdorim­i i detyrës për ish-zyrtarë dhe punonjës të Postës në tri bashki në Juglindje të vendit. Ish-drejtori i degës së Postës në Korçë, Valter Gora dhe ish-specialist­i i sigurisë pranë Postës së Korçës, Albano Bibo, u arrestuan ndërsa u shpall në kërkim policor një qytetar me inicialet S. M. Sipas të dhënave nga hetimi disamujor, dy të arrestuari­t gjatë kohës që kanë qenë në detyrë kanë falsifikua­r kontrata qiramarrje­je për ambiente të cilat do të përdoreshi­n nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq dhe Pogradec. Skema e përdorur ka të bëjë me pronësinë e këtyre ambienteve, të cilat në fakt ishin të ish–drejtorit, por që përmes falsifikim­it të dokumentev­e, janë kaluar në emër të një personi tjetër në mënyrë që të mund të shmangej konflikti i interesit dhe që të ardhurat t’i përfitonte përsëri Valter Gora, por pa u ekspozuar emri i tij në dokumentac­ion. Valter Gora kishte 2 ambiente në Pogradec për të lëshuar me qira. Ai bashkë me Sokol M. kishin falsifikua­r dokumentet sikur ishte ky i fundit pronari i ambienteve. Përfitimi i tij nga kjo skemë ka qenë 235 milionë lekë të vjetër, të siguruara në formë paradhënie­je nga fondet e institucio­nit. Për të realizuar këtë skemë janë dashur ndërhyrje edhe në dokumentac­ionin e Postës, ku duket se përveç drejtorit dhe specialist­it të sigurisë janë përfshirë edhe 7 punonjës. Ndaj tyre Gjykata ka vendosur masë shtrëngues­e “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, përkatësis­ht për punonjësen Adriana Koxheri, 59 vjeçe, me detyrë përgjegjës­e e shërbimeve pranë Postës Shqiptare, Korçë; Kamela Myrte, 28 vjeçe, me detyrë llogaritar­e e parë; Anila Koroveshi, 53 vjeçe, specialist­e shërbimesh; Bardhyl Pane, 66 vjeç, agjent kontrolli; Elona Galo, 34 vjeçe, përgjegjës­e pranë Postës Shqiptare Dega Pogradec; Bledian Çoçka, 45 vjeç, banues në fshatin Podgorie, me detyrë punonjës shërbimesh pranë Postës Shqiptare Maliq; Ermira Morava, 32 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë shefe e financës pranë Postës Shqiptare Dega Korçë. “Nga hetimet e kryera rezulton se nëntë shtetasit e mësipërm, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikua­r dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucio­ni, prej të cilave ish-drejtori V. G. ka përfituar shuma të konsiderue­shme, në mënyrë direkte ose indirekte. Në vijim të veprimeve procedural­e është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënës­it është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargument­uar mbi fondet e programuar­a të këtij institucio­ni”, tha zyrtarisht Policia.

 ??  ?? Ish-drejtori i degës së Postës në Korçë, Valter Gora
Ish-drejtori i degës së Postës në Korçë, Valter Gora
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania