Panorama (Albania)

I vodhën 50 mijë euro në Sarandë, pronari kujtohet pas 5 ditësh

-

Fillimisht u denoncua vjedhja e 9500 eurove, pas pesë ditësh shuma shkoi në 50 mijë euro. Rasti i pazakontë është regjistrua­r në Sarandë dhe historia e denoncimit nis më 3 korrik të këtij viti. Ka qenë një qytetar që ka denoncuar në Polici vjedhjen e çantës me shumën e 9500 eurove, por pesë ditë më vonë, më datë 8 korrik, shtetasi L. Poka ka dhënë një deklaratë tjetër, duke thënë se shuma e parave të grabitura është më e madhe. “Së bashku me bashkëshor­ten kemi qenë të tronditur nga kjo gjë dhe sa jemi detyruar që të ndërrojmë banesë dhe shumën e lekëve që ne i kishim marrë borxh shtetasit G. Daci i kishim harruar dhe dje në darkë kur po bënim muhabet, aty jam kujtuar që mua më është vjedhur dhe shuma e lekëve që ia kam marrë borxh këtij shtetasi”, ka deklaruar Poka. Pas denoncimit të ngjarjes, Policia lokale nisi hetimet duke mbikëqyrur fillimisht vendin e ngjarjes. Gjashtë ditë pas ngjarjes në pranga përfunduan shtetasit Vangjel Pella, 57 vjeç dhe i riu nga Prizreni, Hile Memehaj, 25 vjeç, ndërkohë që u shpallën në kërkim dy shokët e tij, Getoarb Mulliqi dhe Nderim Curri, të dy banues në Gjakovë. Një nga të arrestuari­t, shtetasi Hile Memehaj, ka zbardhur gjithë kronologji­në e ngjarjes, duke akuzuar 57-vjeçarin si ideator të grabitjes. Në dosje ai ka deklaruar se gjithçka ka nisur pas shqetësimi­t të tij për të “bërë para”. “Vangjeli më ka thënë që ‘futu te shtëpia e vëllait tim që është afër hotelit, banesa që është marrë me qira nga ai personi që ka makina të bukura. Ka shumë lekë pasi ka biznese dhe merret me gjëra të pista”. I kam thënë Vangjelit që ‘po, do futem, por emrin tënd nuk do ta përmend kurrë. I thashë do sjell dy shokë nga Kosova. Rreth orës 02:00 shokët e mi hynë në banesë për të bërë vjedhjen ku ishin veshur me rroba të bardha me doreza dhe maskë anti-Covid dhe kapele, dhe në dorë mbanin një shkop për të ngritur kamerat. Ata morën një çantë dhe shkuan te hoteli i Vangjelit, ku kanë ndarë lekët. Kishin vjedhur 50 mijë euro dhe një varëse floriri”, shpjegon ai. sh. d

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania