Panorama (Albania)

ZBRAZJA E SPITALEVE COVID RRIT URGJENCAT

-

Siç u paralajmër­ua të mërkurën, Shqipëria priti dje plot 340 mijë doza vaksinash “Coronavac”, më e madhja sasi e ardhur përnjëherë­sh në vendin tonë.

Me këtë sasi numri i vaksinave që prekën tokën shqiptare nga 11 janari shkon në mbi 1.5 milionë, 2/3 e të cilave tanimë janë administru­ar, ndërsa pjesa tjetër mbetet “stok”. Shumica e vaksinave që po kryhen janë doza të dyta. Përveç strukturav­e të lëvizshme, dy çadrat e mëdha në sheshin “Skënderbej” dhe qendrat shëndetëso­re në lagje janë thuajse bosh, sidomos në orët e mesditës. Qytetarët duket sikur e kanë harruar Covid-19 dhe i janë kthyer normalitet­it. Me kërcënimin e mutacionit “Delta” në vendet e rajonit, ekspertët e shëndetit publik apelojnë çdo ditë respektimi­n e masave e mbi të gjitha, vaksinimin. Gjithashtu, nuk përjashtoh­et një shtrëngim masash me konfirmimi­n e variantit të ri.

SITUATA Prej ditësh vihet re një rritje e lehtë e rasteve me Covid-19. Një tregues ky jo domosdoshm­ërisht i

Prej më shumë se një viti thuajse ishin zbehur rastet e qytetarëve që me ankesën më të vogël paraqitesh­in pranë dyerve të Urgjencës së QSUT-së për të kërkuar ndihmë. Tanimë situata paraqitet krejt ndryshe. Me zbrazjen e spitaleve të dedikuara për covid-19, ka dyndje në urgjencën polivalent­e në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”. Shefi i kësaj strukture, Eqerem Hasani, e lidh shtimin e rasteve jo vetëm me ditët e nxehta, por edhe me izolimin nga pandemia. “Shumë të sëmurë kronikë që hezituan shumë të vijnë, tani ndoshta edhe për shkak të të nxehtit ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit. Çdo ditë vijnë paraqiten rreth 200 raste, 30 prej të cilave vijnë nga rrethet me ambulanca”. pranisë së mutacionit “Delta”, kundrejt gjithë sinjaleve dhe rrezikut me depërtimin e tij në vendet e rajonit. Ditën e djeshme u regjistrua­n 13 raste të reja, përkundër tetë të tillave të së mërkurës. Ndërsa lajmi i mirë është që e vetmja strukturë spitalore për trajtimin e pacientëve me Covid-19 numëron jo më shumë se gjashtë pacientë. Për fat të mirë, as viktima nuk ka pasur, duke regjistrua­r kështu të nëntëmbëdh­jetën ditë pa asnjë fatalitet. “Në 24 orët e fundit janë kryer 4051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 13 qytetarë në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamzë. Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializu­ar 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv”, citohet në buletinin ditor të raportimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësi­së. Në rang vendi numërohen 112 pacientë aktivë të identifiku­ar përmes testeve, që në ditët e fundit bëhen mbi katër mijë të tillë. Sa i takon shpërndarj­es gjeografik­e, kryeqyteti kryeson listën me 48 të infektuar, ndjekur nga Fieri e Vlora me 11, Elbasani me dhjetë raste dhe Korça me vetëm tetë të prekur me Covid-19.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania