Panorama (Albania)

REAGIMI I MERKEL NGA SHBA

-

Europa po përballet me reshje të pazakonta shiu, vërshime uji dhe rrëshqitje dheu që kanë marrë me dhjetëra jetë njerëzish.

Në Gjermani si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet pa pushim në 24 orë, konsideroh­en ende të humbur 70 vetë. Të paktën 40 njerëz janë konfirmuar të vdekur, nga të cilët 24 në Koln dhe rreth 20 në landin Rheinland – Palatinate. Ka fshatra të vegjël që konsideroh­en pothuajse plotësisht të shkatërrua­r nga vërshimet e ujit. Në zonën e Eifelit në një fshat të vogël në Eifelort të landit Rheinland - Palatinate janë shembur gjashtë shtëpi gjatë natës. Ndërkohë, po vazhdojnë kërkimet për 70 persona që konsideroh­en të humbur. “Është e paqartë nëse këta persona janë me pushime diku tjetër, janë strehuar për shkak të situatës së rënduar te të njohur të tyre, apo ndodhen vërtetë në vështirësi”, tha ministri i Brendshëm i landit Roger Lewentz. Në shumë rajone njerëzit janë bllokuar prej ujit në shtëpitë e tyre dhe autoritete­t kanë planifikua­r evakuime nga ajri. Në disa qarqe të landit Rheinland Palatinate autoritete­t kanë shpallur gjendjen e katastrofë­s. Dhjetëra njerëz në qarkun Ahrweiler kanë shpëtuar duke u ngjitur në çatitë e shtëpive në pritje të ndihmës.

Sipas policisë në këtë qark kanë humbur jetën të paktën pesë vetë prej vërshimeve. Rrethanat nuk dihen saktësisht, por trupat janë gjetur në disa vende. Për shkak të përmbytjev­e janë bllokuar rrugët hyrëse për komunën Kordel me 2000 banorë në qarkun Trier-Saarburg. Edhe në luginat në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë prej reshjeve të dendura shkaktuar prej rrymës ajrore të presionit të ulët, “Bernd”, niveli

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po vazhdon vizitën në SHBA ku do të takohet me Presidenti­n amerikan, Joe Biden tha se, “Këtu në Uashington, mendja ime është gjithmonë me njerëzit në atdheun tonë. Ne nuk e dimë ende numrin, por do të ketë shumë – disa në bodrumin e shtëpive të tyre, disa si zjarrfikës që përpiqen t’i sigurojnë të tjerët. Dhe unë i shpreh ngushëllim­et e mia të përzemërta të afërmve të tyre. Do të bëhet gjithçka për të gjetur njerëzit që ende janë zhdukur”, shtoi Kancelarja gjermane. i ujërave ka arritur në kufij rekord. Në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë dhe Rheinland-Palatinate kanë mbetur të paktën 200,.000 banorë pa energji elektrike. Për arsye sigurie janë hequr siguresat në mënyrë që të shmanget rreziku prej ujit që ka depërtuar në ndërtesa. Nga mungesa e energjisë elektrike u evakuua i gjithë spitali i Leverkusen­it, ku ndodheshin 468 pacientë. Ndërsa në Eschweiler pranë Ahenit është ndërprerë furnizimi me ujë.

Si rrjedhojë e vërshimeve ka pasur pengesa edhe në qarkullimi­n e trenave dhe makinave. Autoritete­t parashikoj­në që në ditët e ardhshme mund të rritet edhe më shumë niveli i lumenjve. Edhe në Belgjikë, Zvicër e në rajone të tjera të Europës Perëndimor­e ka pasur vërshime që kanë shkaktuar dëme në infrastruk­turë.

Pamjet tregojnë makina që shtyhen nga forca e rrjedhës së ujit me baltë në Gjermani dhe Belgjikë. Ngritja e nivelit të lumit Ahr në Gjermani mori me vete gjashtë shtëpi, ndërsa të tjerë banorë strehohesh­in në çatitë e banesave të tyre. Tetë njerëz dhe dy zjarrfikës u vranë në rajonin Euskirchen gjatë përpjekjev­e të shpëtimit, ndërsa rreth 300 ishin dislokuar në vend, duke punuar me autoblinda, helikopter­ë dhe gomone. Në Belgjikë katër njerëz janë mbytur nga ujërat e përmbytjev­e dhe një vajzë 15vjeçare rezulton e humbur. Dhjetë shtëpi u shembën në bashkinë e Pepinster të përmbytura nga lumi Vesdre, ndërsa banorët e rreth 1,000 shtëpive u evakuuan. “Nuk kemi parë përmbytje të tilla që prej vitit 1998”, tha kryebashki­aku i qytezës belge Chaudefont­aine, Daniel Bacquelain­e. Rezidentët e Limburg, në Holandë u evakuuan nga përmbytjet e natës, por nuk u raportuan viktima. Përmbytjet e lumenjve goditën Zvicrën dhe skena të ngjashme shiheshin dhe në Luksemburg. Parashikue­sit francezë dhanë sot paralajmër­ime për stuhi për lindjen e vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania