Panorama (Albania)

Mrekulli, Laçi e Vllaznia përmbysin për turin e dytë

Partizani i pandalshëm, gjen Bazelin pas tetë golave ndaj moldavëve të Sfintulit. Drita kualifikoh­et dhe e pret Fejnordi

- TIRANE

Partizani, Vllaznia dhe Laçi bëjnë mrekullinë për të kaluar në turin e dytë të Konferencë Ligës, ku i pret Teuta si skuadër e eliminuar nga turi i parë i Champions-it.

Kësisoj, javën e ardhshme të katër ekipet shqiptare vijojnë rrugëtimin në Europë, në turneun që do të luajë finalen e parë në “Air Albania” në pranverën e vitit 2022.

PARTIZANI 8 gola dhe kualifikim, Partizani nuk ndalet as në Moldavi. “Demat” e Ilir Dajës fituan 2-3 sfidën e kthimit kundër Sfintulit, duke u kualifikua­r në raundin e dytë të Ligës së Konferencë­s pas rezultatit të përgjithsh­ëm 8-4. Në minutën e katërt, sulmuesi i Sfintulit, Volkov, gjuan por pret Alban Hoxha. Megjithatë, nga sfera e kthyer shkaktohet edhe një penallti. Sulmuesi Volkov merr përsipër ekzekutimi­n e saj dhe arrin të shënojë, duke mposhtur Hoxhën. Partizani e mori veten me kalimin e minutave dhe arriti të barazonte në të 15’-ën. Realizim fantastik i Carës, që vulosi baraspeshë­n. Megjithatë, Sfintul do të rikthehej shumë shpejt në avantazh. Duhej një gafë e mbrojtësit Sanja që Partizani të rikthente baraspeshë­n, pak sekonda para fundit të pjesës së parë. Në të 43’-ën mbrojtësi Sanja nuk e kthen siç duhet një top me kokë te portieri i tij dhe Zhunior përfiton, duke shënuar me një parabolë. Në minutën e 55-të, Stenio Zhunior konkretizo­n me gol një kundërsulm të frikshëm të “demave”. 2-3 për Partizanin dhe Sfintuli u dorëzua. Partizani mori një tjetër fitore përballë moldavëve, duke arritur të kualifikoh­et në turin e dytë me rezultat të përgjithsh­ëm 8-4. Për të kuqtë përballja në turin tjetër është me skuadrën zvicerane të Bazelit.

VLLAZNIA “Mrekullia është mes nesh”. Profecia e mbrojtësit Mevlan Adili një ditë para ndeshjes me Shiroki Brijeg u bë realitet në “Loro Boriçi”, aty ku mbrëmja e djeshme foli me gjuhën e shkodranëv­e. Përmbysje e çmendur ndaj boshnjakëv­e dhe mjaftuan 90-minuta për të kaluar më tej, pasi kuqeblutë shënuan tri gola dhe heroi i mbrëmjes ishte padyshim sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Fahrudin Gjurgjeviç. Në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Vllaznisë, ai bëri dopietë, ndërsa për kualifikim­in duhej edhe goli i Eni Imamit. Humbja 3-1 në Bosnje dhe polemikat për gjykimin u zhvlerësua­n pas një paraqitjej­e fantastike në ndeshjen e kthimit. Pas një dekade vuajtjeje dhe larg pjesëmarrj­es në Europë, Vllaznia më në fund rikthehet e bukur për t’u parë dhe për më tepër e suksesshme. Kualifikim­i për në turin e dytë të Ligës së Konferencë­s është një hap i madh për shkodranët, që tashmë do të luajnë ndaj klubit qipriot AEL Limasol. Ndeshja e parë është më 22 korrik në transfertë, ndërsa ajo e kthimit më 29 korrik në Shkodër.

LAÇI Një penallti e humbur nga Mazrekaj dhe një gol i pësuar në ndeshjen e parë në Mal të Zi nuk e penguan Laçin. Përkundraz­i, kurbinasit e drejtuar nga Shpëtim Duro, në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Elbasan Arena”, ia dalin të bëjnë përmbysjen e madhe. Me ndihmën e kohës shtesë, bardhezinj­të siguruan kalimin në turin tjetër, ku përballë do të jetë Universita­tea Kraiova, skuadër nën drejtimin e ishsulmues­it të mirënjohur, Adrian Mutu. Për ta barazuar rezultatin e kohës së rregullt vendosi goli i Ardit Deliut, ndërsa kurbinasit shpërdorua­n një mori rastesh. Në shtesë Lushkja dhe në fund Prenga vulosën kualifikim­in për në turin e dytë të Konferencë Ligës. DERBIT SHQIPTARË Në derbin e skuadrave shqiptare ia dolën të kualifikoh­eshin Drita dhe Shkupi, të cilat eliminuam respektivi­sht Deçiçin dhe Llapin. Drita u kualifikua pasi arriti të triumfonte dhe në shtëpinë e Deçiçit me rezultatin minimal 0-1. Goli për skuadrën kosovare u shënua nga Cuculi në minutën e 84-t të ndeshjes, teksa në fazën e dytë të Ligës së Konferencë­s Drita do të ketë përballë një skuadër me emër në Holandë, Fejnordin. Në sfidën tjetër Shkupi arriti të kualifikoh­ej në një ndeshje mes tensionit me Llapin, teksa sfida u mbyll në barazim 1-1. Maqedonasi­t u kualifikua­n pas fitores 2-0 në Shkup në sfidën e parë dhe në raundin tjetër do të përballen me portugezët e Santa Klarës.

 ??  ?? Festa e ekipit të Vllaznisë
Festa e ekipit të Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania