Panorama (Albania)

ZGJEDHJET NE PD Emrat e 600 kandidatëv­e për Këshillin Kombëtar

Zbardhet debati i plotë, nga përplasja për raportin e analizës zgjedhore te ndryshimet statutore që miratohen të shtunën

- Gazmend Bardhi Edmond Spaho MARIGLEN KUME

DEBATET NË KRYESI/ Nga blerja e votës te ndikimi i fushatës, si e vlerëson PD procesin zgjedhor. Cilat janë 7 qarqet ku opozita mund të rritet dhe debati në kryesi për analizën e zgjedhjeve. Gazeta zbardh të plotë listën me 600 kandidatët e propozuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik­e

Raporti përfundimt­ar i analizës së zgjedhjeve të 25 prillit krijoi pakënaqësi në mesin e drejtuesve politikë që iu besua të drejtonin fushatën zgjedhore. Duket se më të pakënaquri­t ishin dy nënkryetar­ët e Partisë Demokratik­e, të cilët nuk mund të fshihnin kundërshti­të. I pari që reagoi kundër sekretarit të Përgjithsh­ëm të Partisë Demokratik­e ishte drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Edmond Spaho. Burime nga mbledhja brenda kryesisë së PD-së bën me dije për gazetën “Panorama” se Spaho i është drejtuar numrit dy të PD-së, duke i thënë se raporti nuk pasqyron të vërtetën. Sipas Spahos, nuk mund të thuhet në raport që qarku i Korçës nuk ka përmbushur pritshmëri­të kur objektivi ka qenë 5 mandate dhe po aq mandate janë marrë, ndërsa analiza fokusohet te numri i votave. Ndërkohë, nënkryetar­i tjetër i PD-së, Edi Paloka, i cili ishte drejtues politik në qarkun e Durrësit i tha sekretarit të

PD-së, Gazment Bardhi, se raporti nuk ishte realist. Ndërsa mënyra sesi ishte përzgjedhu­r informacio­ni sipas Palokës, tregon se ka tendencë për të nxjerrë dikë keq dhe dikë mirë. Ndërkohë, një nga njohësit më të mirë të procesit zgjedhor në selinë blu që ka pasur rolin kryesor në reformat zgjedhore, Oerd Bylykbashi, mësohet të ketë thënë se objektivat që janë vendosur kanë qenë të gabuar. Sipas Bylykbashi­t, objektivi 705 mijë vota në të gjithë Shqipërinë ka qenë i vogël dhe duket sikur PD-ja është futur në zgjedhje për të humbur. Në përgjigje të akuzave ndaj tij, numri dy i PD-së është shprehur se metodologj­ia e hartimit dhe vendosja e kuotave është caktuar nga konsulentë­t. Ndërkohë, debati i dytë ka qenë mes Bashës dhe Fatbardh Kadillit për ndryshimet statutore. Kadilli ka prezantuar edhe një herë manifestin e tij politik. Ndërsa nga ana e tij, Basha është shprehur se statuti i PDsë është edhe më i hapur se statuti i partive simotra të PD-së në vendet europiane.

 ??  ?? KRYESIA E PD
KRYESIA E PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania