Panorama (Albania)

DEBATI I PLOTË

-

Gazmen Bardhi prezanton përmbledhj­en e raportit të analizës zgjedhore.

Edmond Spaho: Është konceptuar gabim objektivi. Nuk më është dhënë me numër votash. E kam pasur me mandate. I kam thënë kryetarit unë që do marrë 5 dhe LSI-ja 1 mandat dhe dilnim fitues. Unë jam ekonomist dhe ta shpjegoj shumë mirë. Nuk mund të bëhet me numër votash projeksion­i. Aty në raport z. Bardhi thua qe Korça nuk ka dalë brenda pritshmëri­ve? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate, kam fituar 5 mandate.

Oerd Bylykbashi: Nuk e di se kush e ka vendosur përpara këto projeksion­e, sepse nuk kam qenë drejtues politik dhe nuk kam pasur informacio­n. Projeksion­i me vota ka qenë gabim. Duhet të ishte një projeksion me mandate.

Grida Duma: Duhet të theksoj që çështjen e përllogari­tjes së objektivit e kam ngritur që në momentet e para të nisjes së fushatës. E po e nënvizoj që kjo nuk ka të bëjë me mua aspak, por me meritën dhe analizën konkrete edhe të të tjerëve. Nuk vendosen numër votash si objektiv, por përqindje në raport me kundërshta­rin dhe përqindje në raport me sa votues kanë marrë pjesë nga një zgjedhje në tjetrën. Gjatë fushatës nuk u përqendrua­m në këtë çështje, se kishim prioritete të tjera, por kjo duhet të ishte rregulluar në raportin final.

Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron atë që drejtuesit politik kanë shkruar në raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyrë si është hartuar. Ky raport është punuar në mënyrë tendencioz­e dhe del sikur njëri ka punuar mirë, një tjetër jo.

Gazment Bardhi: Metodologj­ia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentë­t. Mbi bazën e asaj metodologj­ie është bërë analiza.

Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes rezultati, analiza nxit emulacioni­n. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.

Gazment Bardhi: Analizën për faktorët e brendshëm, degë më degë do e bëjmë në një fazë të dytë, në shtator.

Fatbardh Kadilli: Në këtë analizë nuk përmenden problemati­kat që kanë lidhje me përformanc­ën e PD-së, si reagoi struktura, koha e daljes në terren, cilësia e listave.

NDRYSHIMET STATUTORE Gazment Bardhi: Në komisionin për ndryshimet statutore u ra dakord me shumicë votash, me një votë kundër që të kalonte vetëm drafti i Bashës.

Në debatin për ndryshimet statutore, Fatbardh Kadilli ka prezantuar para kryesisë së PD shkurtimis­ht draftin e tij të propozimev­e.

Lulzim Basha: Çfarë është për t’u integruar në statut nga propozimet e tua, kur ne biem dakord për administra­tën dhe pjesën politike. Ndaj kam shtuar edhe sekretaria­tet. Që administra­ta të jetë më e madhe dhe të ndahet organizimi politik nga administra­ta. Sa nga ju keni marrë pjesë në seksione tematike. Dalin tani dhe thonë që duhet program, ndërkohë që kemi qenë të vetmit që e kemi pasur një gjë të tillë.

Edi Paloka: Çfarë është ky diskutim tani?! Muhabete janë këto? Statuti, statuti. Po përse me statut do ta mundim Edi Ramën ne. Dakord janë disa gjëra që duhen përmirësua­r por ne duhet të mendojmë për strategji se si duhet të përballemi me Ramën.

Eno Bozdo: Si fillim, dua të sqaroj se unë dje në Komisionin e Ndryshimev­e Statutore nuk kam votuar as pro, as kundër dhe as nuk kam abstenuar. Por, nuk kam marrë pjesë në votim, sepse isha kundër mënyrës se si procedoi Komisioni. Unë isha i mendimit që vendimet politike nuk i merr Komisioni, por duhet t’ia kishim paraqitur kryesisë së PD-së. Por, nuk isha kundër propozimit tënd(drejtohet nga kryedemokr­ati Basha.

Lulzim Basha: Ok! Enno Bozdo: Ndërkohë, sa i përket mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Koha është shumë e shkurtër dhe nuk mund të ndryshohet axhenda, por unë mendoj se ne nuk duhet të shkojmë vetëm duke përmendur masakrën elektorale. Ne duhet të jemi të besueshëm tek ata dhe duhet të

gjejmë mënyrën (që duhet ta gjeni ju z. Basha) që përballë anëtarëve të Kuvendit të tregojmë se marrim edhe përgjegjës­itë. Partia duhet të korrigjojë defektet e saj. Ndërkohë që seksionet duhet që të funksionoj­në dhe të legjitimoh­en e t’i jepet rëndësi.

Edmond Spaho: Nuk është ndonjë gjë e keqe të ketë seksione. Ne tani kemi krijuar seksionet që të kenë një kryetar.

Edi Paloka: Nuk është e vërtetë që nuk ka seksione. Brenda një qendre votimi ka tre seksione të ndryshme.

Florion Mima: Në vitin ‘91 kur e krijuam, kopjuam Partinë Socialiste. Ata kishin organizata­t bazë, ndërsa ne seksionet. Nuk është koha për këtë debat. Mos të fokusohemi te një gjë që nuk është çështje e statutit.

Grida Duma: Ndryshimet ne statutin e paraqitur kanë tendencën e vlefshme për të vendosur kohë të përcaktuar për kryerjen e punëve. Po ashtu, shtimi i drejtuesit politik të qarkut adreson që çdo qark ka figurë politike gjatë gjithë kohës, jo pak muaj para fushatës. Lidhja me strukturën dhe vlerësimi i strukturës së partisë është bazament pavarësish­t sa dimensione të tjera do të ndërtojmë. Nga ana tjetër, të gjithë e dimë q% statuti nuk është platforma politike. Pas statutit, na presin sfida të tjera të strategjis­ë dhe vendimeve politike, të cilat janë me të rëndësishm­e se ndryshimet në statut.

Në përfundim të debatit, kryesia e PD-së miratoi unanimisht 4 pikat e rendit të ditës. Ndërkohë, mësohet se ditën e shtunë në Kuvendin Kombëtar të PD-së do të flasin nga 10 minuta drejtuesit politikë të qarqeve. Mësohet se ata duhet ta fokusojnë diskutimin e tyre te masakra elektorale.

 ??  ?? Edi Paloka
Edi Paloka
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania