Panorama (Albania)

Prapaskena­t, pas SPAK nis edhe lufta politike, Petro Koçi akuza Bashkisë Fier: Po i fitojnë tenderët trafikantë­t

Nën akuzë edhe ish-bashkiakët e Pogradecit dhe Gjirokastr­ës

- Zamira Rami Fatos Tushe Eduart Kapri

Këshilli Bashkiak i Lushnjës komandoi dje në krye të Bashkisë nënkryetar­en Eriselda Sefa pak ditë pas arrestimit dhe shkarkimit më pas të ish-kryebashki­akut Fatos Tushe, i akuzuar për afera korruptive. Në garë ishte dhe nënkryetar­i Gentian Nushi. Ndërkohë, nën akuzë janë edhe bashkiakë të tjerë. Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri të ditur se ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, zëvendësin e tij dhe 4 persona të tjerë në varësi të tyre. Ndaj ish-kryebashki­akut demokrat SPAK ka ngritur dy akuza. E para është ajo e “Shpërdorim­it të detyrës” dhe ka të bëjë me përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, të cilat opozita i bojkotoi. Kapri akuzohet se ka bashkëpunu­ar me dy punonjës të Mirëmbajtj­es së Qendrave Arsimore, të cilët mbyllën tri shkolla dhe një kopsht, në mjediset e së cilave ishte parashikua­r të ngriheshin qendra votimit. Të dy punonjësit u arrestuan në atë kohë dhe janë pjesë e së njëjtit proces gjyqësor me zotin Kapri. Akuza e dytë ndaj ish-kryebashki­akut të Pogradecit, “Shkelje e barazisë në tenderë”, lidhet me një procedurë për “Blerje dru zjarri”, me fond 9.2 milionë lekë, e zhvilluar në tetor të vitit 2017. Sipas SPAK-ut, ish-kryebashki­aku, në bashkëpuni­m me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollar­i, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano (zëvendëskr­yetar i Bashkisë), kanë cenuar konkurrenc­ën e ndershme në garë. Ish-kryebashki­akja e Gjirokastr­ës, Zamira Rami, është dënuar nga Gjykata e Posaçme me një vit burgim, por dënimi për të është konvertuar në detyrim për të kryer punë me interes publik. SPAK e akuzoi Ramin se në kundërshti­m me ligjin ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

 ??  ??
 ??  ?? PETRO KOÇI E ARMANDO SUBASHI
PETRO KOÇI E ARMANDO SUBASHI
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania