Panorama (Albania)

Një shënim anash Kongresit të PD-së

- AGRON GJEKMARKAJ

Dje, PD zhvilloi Kongres in e saj. Shumë...

E çfarë kërkoi Mark Marku dje? E thjeshtë! Një PD demokratik­e dhe jo ndërmarrje private, të madhe e fituese me Lulzim Bashën Kryeminist­ër dhe jo një tjetër kongres ku të flitet për masakrën elektorale. Kaq dua edhe unë duke marrë në shkëmbim shikime të turbullta e të frikuara dhe nofkën e “mosmirënjo­hësit”! E kam dashur gjithmonë idenë e PD-së më shumë se PD-në vetë. E dua ende me iluzionin se ideja do bëhet PD. Do të përpiqem për këtë edhe nëse suksesi i saj nuk triumfon.

informacio­ne u dhanë mbi inxhinieri­në elektorale që ndryshoi verdiktin popullor të 25 prillit. Por ngjarja kryesore e atij tubimi ishte fjalimi i profesor Mark Markut si një krusem e dalë nga shpirti dhe vetëdija intelektua­le për gjendjen e demokracis­ë në Shqipëri, për natyrën e partive politike e mbi të gjitha për gjendjen e PD-së dhe nevojat e saj për t’u bërë një parti që pranon ndryshimin për të ndryshuar vendin, për t’u bërë e parë, e madhe, fituese. Personalis­ht e mbështes pa i hequr një presje gjithë asaj që Marku tha si një nevojë për të qenë të vërtetë, reagues, me ide që çojnë në rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Lulzim Bashën e kemi mbështetur në procesin elektoral të 13 qershorit, të bindur që ishte kandidatur­a më e mirë dhe me prezencën e tij nuk lejon që PD të shkojë drejt kaosit, por edhe me pritshmëri të mëdha për rithemelim, rindërtim, pa shkuar në Gjykatë, por si mendësi, formë të bërit politikë. Ligjërata e tij dje nuk e kishte përmasën e reflektimi­t që pritej, as vizionin për rritjen e PD-së. Ndërsa Mark Marku me atë që tha duket sikur “koha politike”, së paku për një çast, u rikthye. Në rrjete sociale u bë ngjarje, kudo u mirëprit, kudo u fol për të, duke shkaktuar zgjim në shoqëri dhe te demokratët shumë më tepër. Basha duhet ta lexojë në fakt në të mirë të tij dhe të PDsë për të realizuar ëndrrën e përbashkët, që nuk u fik nga masakra e 25 prillit. Mark Marku nuk kërkoi asgjë për vete, duke lëshuar në mes të sallës një të vërtetë të madhe që vuri në vështirësi disa gra e burra që shikonin celularet për t’u distancuar nga ai “tmerr” që po dëgjonin për t’i bërë “isharete” besnikërie Bashës, a thua se vërtet ai paskësh nevojë për të. Basha pati kurajën ta dëgjonte me respekt dhe me etikë ta duartrokis­te fjalimin e Markut. Diferencë e madhe mes gjuhës së drunjtë e shpesh servile të shumë fjalimbërë­sve që nuk krijuan asnjë lajm me gjuhën e kolegut, i cili përkufizoi dramën e PD-së, shkruar vit pas viti. Shumë vetë folën duke nënkuptuar që na lini rehat, ç’keni me ne, mirë jemi, s’kemi ndonjë faj, të ruajmë ofiqet e opozitës, qejf, o qejf, o qerrata, të rrimë aty, të kalojmë jetën aty, të hymë të rinj e të dalim pleq, të ulim kokën kur thuhen të vërtetat që trazojnë pellgun. Sa betejë e vogël kjo për një post nënkryetar­i, sekretari, kryetar komisioni, një tjetër mandati nesër, përballë betejës së madhe që shqiptarët dhe demokratët presin nga opozita. Ata vërtet mund të jenë “besnikët” e Bashës, që e ndajnë nga masa e madhe e njerëzve që e shohin si simbol të ndryshimit e i thonë “si kështu Marku?”, “po ky Agroni?”, mbase edhe njerëz të mirë, por që transformo­hen për karrierën e tyre të vogël. E çfarë kërkoi Mark Marku dje? E thjeshtë! Një PD demokratik­e dhe jo ndërmarrje private, të madhe e fituese me Lulzim Bashën Kryeminist­ër dhe jo një tjetër kongres ku të flitet për masakrën elektorale. Kaq dua edhe unë duke marrë në shkëmbim shikime të turbullta e të frikuara dhe nofkën e “mosmirënjo­hësit”! E kam dashur gjithmonë idenë e PD-së më shumë se PD-në vetë. E dua ende me iluzionin se ideja do bëhet PD. Do të përpiqem për këtë edhe nëse suksesi i saj nuk triumfon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania