Panorama (Albania)

Vjedhje edhe nga ‘Facebook’, pranga anëtarit të bandës

Kush është 22-vjeçari i arrestuar. Operacioni “Transferta” zbuloi rrjetin e mashtrimit kompjuteri­k, midis të arrestuarv­e edhe femra

- TIRANE

Një tjetër person ka përfunduar në pranga në kuadër të operacioni­t të koduar “Transferta”, duke e çuar në total 11 numrin e personave të arrestuar.

Në pranga përfundoi Endri Karimanlla­ri, 22 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuteri­k. Ai bashkë me anëtarët e tjerë të grupit, nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet sociale kishin arritur të grabisnin një shumë prej 38 mijë eurosh. “Ky shtetas, në bashkëpuni­m me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social ‘Facebook’, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro”, sqaron Policia.

OPERACIONI Operacioni i koduar “Transferta” për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e krimeve kompjuteri­ke, u finalizua më 7 korrik 2020 nga Policia e Tiranës, duke çuar në pranga 9 persona, kryesisht të rinj dhe në përbërje edhe femra. Në pranga përfunduan shtetasit: E. A., 29 vjeç, I. Q., 27 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. T., 28 vjeçe, N. Sh., 21 vjeç, E. H., 33 vjeçe, A. Sh., 21 vjeç, A. A., 38 vjeç, dhe shtetasi me iniciale E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë. Grupit iu sekuestrua­n 10 telefona, 10 karta “sim”, 3 pajisje elektronik­e dhe një faturë (mandat pagese) që provon mashtrimin. Ndërkohë, më 17 dhjetor 2020, përfundoi në pranga një tjetër pjesëtar i grupit. Shkëlzen Bytyçi, banues në Tiranë, u prangos në kuadër të operacioni­t, pasi ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”. SKEMA E MASHTRIMIT

Pasi vidhnin profilet e qytetarëve në “Facebook”, grupi i kryesor nga i riu Erenik Peka dhe hakeri tjetër Alban Ahmetcenaj, u shkruanin të “afërmve” duke kërkuar para për arsye shëndetëso­re. Duke besuar se ata flisnin me të afërmit e tyre të vërtetë, qytetarë të ndryshëm u kanë dërguar shuma monetare, madje në disa raste edhe brenda ditës. Vlera që ata arrinin të merrnin janë të shumave të ndryshme, duke variuar nga 700 deri në 1 mijë euro. Por në një rast, siç specifikoh­et në dosje, dërgesa e parave dështoi. Një shqiptar në Gjermani i mashtruar nga 21-vjeçari Nazmi Shaba, zbuloi të vërtetën kur dërgoi dokumentin e transfertë­s në një tjetër rrjet komunikimi të të afërmit të tij dhe kështu kuptoi se nuk kishte folur me personin real. “Jam i afërmit yt, më ndihmon pasi më duhen para për të kuruar djalin, të paguaj kredinë, të shlyej dëmin e një aksidenti dhe të kthej një borxh pasi kam luajtur loto”, janë disa nga kërkesat që Erenik Peka dërgonte tek emigrantët nga Kukësi dhe Hasi që banonin në Angli, duke njohur kështu edhe lidhjet farefisnor­e. Me këtë skemë, Peka arriti të merrte para nga 26 vetë në Angli dhe disa qytetarë në Tiranë dhe më pas humbte gjurmët. Policia e Shtetit thekson se vijon puna për dokumentim­in dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimi­n dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligj­shëm. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania