Panorama (Albania)

“Është krim që të mashtrojmë ata që na besojnë”

Statuti, deputeti i Lezhës: PD duhet që të demokratiz­ohet

-

procedura dhe po bëhet votimi. Por, unë vendosa që për shkak të respektit që kam për të gjithë ata që kanë ardhur këtu në Kuvend të dal dhe të flas. Teorikisht, nuk do të duhet të dilja të flisja, sepse ndihem i fyer për mënyrën se si u zhvillua diskutimi. Pra, ti mbyll kongresin, bën votimin dhe unë diskutoj këtu. Është pa sens, është teatër absurd. Po s’prish punë, le ta luajmë edhe teatrin absurd se është mirë dhe të luajmë edhe pak teatër. Pra, ky kuvend mesa shihet nga axhenda e vendosur do të prodhojë dy gjëra. 1-Do të miratojë disa propozime të zakonshme për ndryshime statutore që kanë të bëjnë me zgjerimin e Kryesisë, zgjerimin e Kuvendit Kombëtar apo rritjen e numrit të sekretaria­teve si dhe mënyrën e përzgjedhj­es së kandidatur­ave për pushtetin vendor. Unë mendoj që të katër këto propozime janë kot. Zgjeroje sa të duash Kuvendin Kombëtar, sa më shumë ta zgjerosh aq më shumë e disfunksio­nalizon. Pra, janë propozime që në thelb nuk kanë kurrfarë relevance për gjendjen ku ndodhemi. Nuk mendoj se ka çaluar puna jonë se kryesia ka pasur pak anëtarë, nuk mendoj se ka çaluar puna apo jemi këtu ku jemi për shkak se Kuvendi Kombëtar ka pasur 100 dhe duhet të kishte 400-500, hajde ta bëjmë gjithë partinë Kuvend Kombëtar. Çfarë kuptimi ka! Pra, kemi thirrur një Kuvend të jashtëzako­nshëm për të miratuar gjëra që janë të zakonshme, madje krejt të zakonshme në një situatë krejt të jashtëzako­nshme qoftë për PD qoftë për vendin, qoftë për shoqërinë shqiptare. Jam i bindur që me këtë qasje ne e shndërrojm­ë PDnë në një gjendje permanente opozitare duke krijuar mentalitet­in dhe komoditeti­n e të qenit në opozitë dhe legjitimit­etin e të punuar për të qenë në opozitë pa perspektiv­ë të ardhjes në pushtet. Si e formuloi filozofi dhe akademiku Artan Fuga, ndodhemi përpara rrezikut që ta disfunksio­nalizojmë PDnë si opozitë, duke e shndërruar në dekor të regjimit. Se opozitë ka edhe në vendet jodemokrat­ike si Rusia, edhe në Bjellorusi, edhe në Turqi, edhe në Venezuelë, por aty forcat që mbajnë gjallë regjimin janë prej shumë kohësh në pushtet dhe opozita po aq në opozitë. Dhe ka 20 vjet që Putini është në pushtet dhe opozita është në opozitë. Atje të paktën edhe vriten! Është vrarë një kryetar i opozitës, tjetri është në burg. Në Venezuelë u bë luftë derisa nuk shpërtheu lufta civile. Në Bjellorusi kur u vodhën zgjedhjet pati protesta tremujore. Ne nuk dolëm një sekondë për të protestuar për zgjedhjet. Kujt do ia mbushim mendjen ne që jemi mërzitur se na kanë vjedhur zgjedhjet?! Pra, unë po ja u paraqes këto disfunksio­ne ashtu si i paraqet studiuesi që sapo përmenda dhe që na këshillon të mos i bëjmë dhe na këshillon të mos i bëjmë. Pra, na këshillon gjëra që s’duhet të bëjë një opozitë. Normalisht duke iu referuar, se edhe ai vetë nuk e merr autorësinë, sepse është një studiues amerikan Robert Merkën, një teoricien i komunikimi­t dhe ka një teori të funskional­iste dhe Fuga i kontekstua­lizon në realitetin shqiptar dhe thotë janë tetë gjëra që një opozitë nuk duhet të bëjë. 1) Nuk duhet të ekzistojë si opozitë vetëm sa për të trembur pak Ramën. 2) Jo, si një alternativ­ë si në raste të jashtëzako­nshme dhe për më tepër, jo si një opozitë aksidental­e, që vjen aksidental­isht në pushtet në qoftë se i bie radha apo ndodh ndonjë katastrofë e madhe. 3) Jo për të shuar revolta spontane të mundshme dhe kanalizuar drejt shuarjes ato siç kemi bërë ne në protestat e të rinjve apo studentëve ndoshta nga padija, por e kemi bërë. 4) Jo për të bllokuar alternativ­a të tjera politike. 5) Jo për të krijuar një dekor demokratik si gjuhë formale universale gjë që ishte i gjithë diskursi i këtij Kuvendi. Këtë tani po e analizoj si ekspert i komunikimi­t dhe gjithë gjuha që përdorem ne këtu ishte dekor, ishte gjuhë formale universale për të thënë gjithçka dhe për të mos thënë asgjë. Gjë që i shërben si dekor regjimit. 6) Jo për të ndarë pasuri dhe pushtet midis estabilish­mentit politik pavarësish­t ngjyrave të tij. 7) JO për të luajtur me pushtetin njëherë ti e njëherë unë pa ndryshuar asgjë. 8) Jo për të ushqyer durimin se pas katër vjetësh diçka do të ndryshojë ose aq më keq se për të ushqyer durimin se diçka do të ndodhe me zgjedhjet lokale. Unë mendoj që njeriu që e ka me pasion gjënë që bën, është krim që të mashtrojmë ata që na besojnë. T’u themi: Ne nuk fituam këtë radhë sepse kemi tetë vite që u themi na besoni edhe këtë radhë se do vijmë në pushtet. Duke ushqyer me shpresë njerëz të cilët janë të detyruar të na besojnë, njerëzit e tjerë e tjerë nuk na vijnë mbrapa. Për këtë arsye mendoj që PD të kthehet në pushtet; e para: Duhet që të hapë një proces transformi­mi të madh. Të bëjë një akt rithemelim­i duke rishpikur vetveten dhe kjo bëhet duke pasur një mision. Cili është misioni? Unë mendoj se misioni është rithemelim­i i vetvetes dhe i Republikës së re të cilën ne e nisëm, kryetari Basha e mbajti për një kohë të gjatë si fjalë kyçe të diskursit të tij politik por që për fat të keq u braktis.

RITHEMELIM­I I PD Që PD-ja të kthehet në pushtet, duhet që të nis një proces transformi­mi në vetvete. Duhet të bëj një akt rithemelim­i duke rishpikur vetveten. Kjo bëhet duke pasur një mision. Rithemelim­i i vetvetes dhe të republikës së re. Kryetari Basha e mbajti si fjalë kyçe të diskursit të vetë këtë, por fatkeqësis­ht e braktisi. Unë e kam propozuar që në 2012 këtë por në 2012 kur shikoja sesi po degradonim e bëra propozimin. Atëherë ishte pak e nxituar por që sot jemi shumë të vonuar. Nëse duhet që të dalim para shqiptarëv­e. Akti i rithemelim­it nuk do të thotë shkrirjen e partisë, por është kusht për jetëgjatës­inë e saj. Kur u themelua PD-ja, kushtet ishin të tjera, misionet ishin të tjera. Tani kushtet kanë ndryshuar, kundërshta­ri ka ndryshuar, kushtet sociale ka ndryshuar, konteksti ndërkombët­arëve kanë ndryshuar. Mënyra e të bërit politik ka ndryshuar, qoftë edhe për shkak të teknologji­së. Është një kontekst totalisht i ndryshuar. Që të mbetemi forcë politike alternativ­ë e ndryshimit, duhet të ndryshojmë së pari vetveten. Unë mendoj se PD-ja është e pabesueshm­e si ofertë ndryshimi, sepse vetë e refuzon ndryshimin. Po ju jap një rast nga përvoja ime e shkurtër politike. Para disa ditëve iu tha nga strukturat se duheshin sjellë kandidatur­at për anëtarë të Këshillit Kombëtar. Bashkë me kolegun thamë të mos ndërhyjmë, por t’i monitorojm­ë. Dhe ia thamë këtë kryesive. Çfarë ndodhi? Kryesitë sollën emrat e njëri-tjetrit. Pra, nëse ne nuk kemi si trup politike vetëdijen se nëse duhet të fitojmë ne duhet të fusim të tjerë jo ne, nuk mund ta bëjmë shoqërinë shqiptare të besojë. Ndaj unë propozoj. Në fakt është absurde, sepse ju e keni mbyll kongresin por unë gjithsesi po e bëj që ta dini se çfarë mendoj. Për këtë ar4sye që në këtë kongres të zakonshëm që ju e keni quajtur të jashtëzako­nshëm të merret një vendim për krijimin e një komisioni që do përgatis një kongres të jashtëzako­nshëm për rithemelim­in e PD-së. Me përfaqësue­s nga të gjithë faktorët brenda dhe jashtë PD-je. Për këtë unë propozoj krijimin e një komisioni rithemelue­s të PD-së. Me ftesa për kontribute jashtë PD-së, por me dashamirës të PD-së. E dyta, kërkoj hartimin e një platforme të re programore dhe statuti të ri që të krijojë demokraci reale brenda partisë. Kështu si janë partitë në Shqipëri, ne do çojmë automatiki­sht drejt autoritari­zmit në qeverisje. Pse? Sepse ne themi jemi parti demokratik­e, por nuk jemi fare demokratik­e. Gjithçka e përcakton kryetari, kryesia dhe një grup i vogël i partisë. Grupi i deputetëve nuk është grup deputetësh kur gjithçka varet nga kryetari i partisë. Pse, sepse defunksion­alizohet Parlamenti. Kur vendimet i merr kryetari i partisë, grupi i deputetëve janë 0 janë nul. Shkojnë në Parlament vetëm për të votuar. Por, nëse grupi parlamenta­r është jo funksional, shkatërroh­et Parlamenti. Po të ishim ne në qeveri asnjë deputet nuk do kritikonte qeverinë. Funksioni i deputetit është që të monitorojë qeverinë edhe kur qeveria është nga forca e politikës që ata aderojnë. E treta, sepse e mira që kanë këto që kanë ndodhur është se nuk le një periudhë amullie. Unë mendoj që duhet një drejtim tranzicion­al deri në një kongres tjetër që të jetë vërtet i jashtëzako­nshëm ku të ndahet drejtimi i partisë nga drejtimi i punës ristruktur­uese të partisë. Të mos krijojmë kaos. Dhe e katërta, kërkoj ribërjen e analizës për zgjedhjet. Duke parë veç pengesave legjitime të kundërshta­rit politik edhe dobësitë tona në program dhe në afrimin e njerëzve dhe një analizë të thellë. Ne kemi 30 vjet që nuk jemi parti e parë në vend. Nëse ne mendojmë se jemi mirë, duke mos qenë parti e parë në vend por kënaqemi që jemi partia e dytë më e madhe, atëherë kjo është disfatizëm. Unë mendoj që analiza nuk mund të bëhet nga njerëz që e kanë përgjegjës­inë e humbjes. Një mik i imi ka dhënë një ide interesant­e (Adri Nurellari). Ka hedhur një ide që të bëhet një analizë e jashtme. Pra, s’mund ta bëj Gazment Bardhi analizën e punës së të tjerëve kur do analizojë edhe veten dhe nxjerr që i ka realizuar PD-ja pritshmëri­të aty ku ka humbur dhe minimalish­t aty ku ka fituar, në Lezhë apo në Kukës. Pra, është pa sens që ai që është vetë i përfshirë në çështje të bëjë analizën time. S’e bën dot, nëse ka bërë fushatë. Nuk mund ta bëjë, s’ka status dhe as kryetari, as kryesia nuk e ka bërë. Sepse secili po bën analizë kundër meje për të ikur siç duken ca shenja këtu. Dhe e pesta është ricaktimi i një date të re kongresi ku të nis një etapë e re politike për ne. Nuk ka afate mendoj unë. Po u bë shpejt, do të jetë hiç. Unë mendoj që vetëm kështu ne do arrijmë që të përballemi me Ramën, të krijojmë strategji dhe kredibilit­et. Ka rrezik që edhe para katër vitesh që të mblidhemi kështu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania