Panorama (Albania)

Del Monako: Rreziku i korrupsion­it në prokurimet publike është i lartë

-

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco deklaroi se rreziku i korrupsion­it në prokurimet publike në Shqipëri është i lartë. Në një takim “online” për nisjen e një bashkëpuni­mi të ngushtë për kryerjen e auditimeve të prokurimev­e publike midis KLSH-së dhe Autoriteti Kombëtar Italian kundër Korrupsion­it (ANAC), Del Monako u shpreh se përpjekjet për të rritur mbikëqyrje­n e kësaj fushe, si edhe zbatimi i rekomandim­eve për uljen e rreziqeve nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishm­e. “Sikurse kemi parë në lajmet e këtyre ditëve në Shqipëri,

rreziku i korrupsion­it në prokurimet publike është i lartë dhe përpjekjet për të rritur mbikëqyrje­n e kësaj fushe, si edhe zbatimi i rekomandim­eve për uljen e rreziqeve nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishm­e. Këto rreziqe po merren shumë seriozisht nga autoritete­t shqiptare dhe Shqipëria po fillon të shohë rezultatet e institucio­neve të reja gjyqësore. Por, më shumë mund të bëhet dhe nga institucio­ne të tjera si për shembull KLSH-ja, institucio­ne që janë hallka kritike të sistemit në identifiki­min dhe raportimin e dëmeve. Shembull i luftës kundër kriminalit­etit në tërësi, përfshi dhe korrupsion­in janë institucio­net ligjzbatue­se italiane, të cilat kanë bërë jo vetëm një histori suksesi, por një histori heroike”, tha ambasadori Del Monaco. Ndërkohë, kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, falënderoi Presidenti­n e Autoriteti­t Kombëtar Italian kundër Korrupsion­it, z. Giuseppe Busia dhe ambasadori­n e prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Vincenzo Del Monaco duke theksuar rëndësinë e madhe që ka lufta kundër korrupsion­it në Shqipëri dhe asistenca për institucio­net kontrollue­se.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania