Panorama (Albania)

Meta vlerësohet me “Urdhrin për Merita Ndërkombët­are të Dhurimit të Gjakut”

-

Gjatë ceremonisë së nderimit

Federata Ndërkombët­are e Organizata­ve të Dhuruesve të Gjakut e vlerësoi Presidenti­n e Shqipërisë Ilir Meta me “Urdhrin për Merita Ndërkombët­are të Dhurimit të Gjakut”. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në Presidencë, ishte i pranishëm Presidenti i IFBDO-së, z.Gian Franco Massaro, i cili u shpreh se kreu i shtetit shqiptar është një ndër politikanë­t e vetëm në botë që jep shpirtin për kauzën e dhurimit të gjakut. Massaro tha se po mendohet që vitin e ardhshëm, Federata Ndërkombët­are e Organizata­ve të Dhurimit të Gjakut ta zhvillojë mbledhjen e radhës në Shqipëri. “President Ilir Meta, ju jeni ndër të vetmit politikanë në botë, që jepni shpirtin për kauzën e dhurimit të gjakut dhe unë mbas këtij takimi do shpërndaj shembullin tuaj unik në përfaqësue­sit e institucio­neve në të gjithë botën. Për këtë arsye ne po mendojmë që vitin e ardhshëm të organizojm­ë pikërisht në Shqipëri mbledhjen e radhës së Federatës Ndërkombët­are të Organizata­ve të Dhuruesve të Gjakut (IFBDO). Presidenti Meta përveçse është një dhurues vullnetar periodik i gjakut është një shembull unik në botë, në radhët e politikanë­ve. Për këtë arsye, por edhe për shumë të tjera kemi vendosur në unanimitet të nderojmë Presidenti­n Meta me ‘Urdhrin për Merita Ndërkombët­are të Gjakut’”, tha Massaro. Nga ana e tij, Presidenti Meta u shpreh se: “Të japësh apo të dhurosh pa marrë asgjë në shkëmbim është thelbi i dhurimit të gjakut. Ka pasur shumë vullnetarë, që si qëllim kanë pasur të shpëtojnë jetë, sidomos fëmijët talasemikë, por edhe persona të tjerë. Pas tre vitesh nga themelimi i Aleancës për Dhurimin e Gjakut arsyet që na nxitën për të krijuar aleancën janë të forta dhe do të jenë, derisa shoqëria jonë do të plotësojë nevojën për dhurimin e gjakut. Dhurimi të bën më të shëndetshë­m dhe të bukur”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania