Panorama (Albania)

Nën akuzë për shpërdorim detyre, Apeli lë në fuqi masën ndaj Prokurorit Sota

-

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për ndryshimin e masës së sigurisë. Prokurori pretendon se ka probleme shëndetëso­re, duke kërkuar një masë më të lehtë se ajo e “Arrestit shtëpiak”. GJKKO-ja ka vendosur këtë masë deri në përfundim të hetimeve. Prokurori vlonjat akuzohet për “Shpërdorim detyre”, pasi rezulton se banesën e tij me qira sipas dëshmisë të një prej të penduarve të drejtësisë, e paguante kreu i grupit kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, Ilirjan Zaimi. Gjatë seancës për njohjen e masës së sigurisë të zhvilluar rreth dy javë më parë, vetë prokurori i ka konsiderua­r deklaratat e dëshmitari­t të drejtësisë si të rreme. Sipas dëshmisë së bashkëpunë­torit të drejtësisë, Mariglen Shusha, drejtuesi i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës Ilirjan Ducellari(Lani), ndihmonte pjesëtarët e tjerë kur kishin probleme me ligjin, duke paguar të gjitha shpenzimet. Këtu del dhe roli i prokurorit Sota, i cili gjithashtu merrte para për të ndihmuar anëtarët e grupit.

OPERACIONI “SHPIRTI” Gjatë hetimeve të Prokuroris­ë Speciale në kuadër të operacioni­t “Shpirti” u lëshuan dhjetëra urdhërarre­ste ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, midis të cilëve edhe dy shoqërues të Saimir Tahirit, në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm në vitin 2016. Pas zhvillimit të operacioni­t, detajet e të cilit u dhanë më 2 korrik, midis personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim përveç prokurorit, janë edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë policie. Nga hetimet e SPAKut, në bashkëpuni­m me autoritete­t e antimafias italiane, rezulton se grupet kriminale kanë trafikuar të paktën 6 tonë drogë përgjatë viteve 2014-2017 nga Shqipëria drejt Italisë. Hekuran Marku dhe Agustin Deda, ish-truproja të Tahirit sipas Prokuroris­ë Speciale kanë pasur rol aktiv në trafikun e drogës. Pjesë e këtij rrjeti, është edhe ish-zëvendësdr­ejtori i Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla, aktualisht në Policinë e Shtetit, si dhe Festim Lelaj, i dënuar me herët për trafik droge, Artur Krasniqi, në Policinë e Durrësit. Operacioni “Shpirti” u shtri në 4 shtete të ndryshme, përfshirë Shqipërinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania