Panorama (Albania)

Reshjet e dendura në fundjavë dëmtuan edhe qytetet e Kosovës

-

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme edhe në disa qytete të Kosovës, përfshirë bllokim të rrugëve dhe dëme nëpër shtëpi private nga depërtimi i ujit nëpër bodrume. Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pasur nevojë për ndërhyrje në 25 raste të ndryshme nga 52 thirrje që kanë pranuar institucio­net komunale të emergjenca­ve. Dëmet nga këto reshje nuk llogariten të jenë të mëdha, edhe pse nuk ka një shifër të përafërt. Edhe Komuna e Skenderajt pati shira të dendura dhe breshër gjatë ditës së shtunë e të diel. Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Gëzim Ejupi, tha për Radion Europa e Lirë se dëme më të mëdha janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë. Instituti Hidrometeo­rologjik dhe meteorolog­ët nuk kanë parashikua­r që moti i keq në Kosovë do të zgjasë edhe për shumë ditë, duke paracaktua­r 19 korrikun si ditën ku shirat do të ndalen. Nuk është parashikua­r dalje e lumenjve nga shtretërit, duke e minimizuar rrezikun e vërshimeve dhe dëmeve të rënda. “Në lumenjtë kryesorë, sipas rrjetit të stacioneve hidrometri­ke në Kosovë, nuk parashihet që të kenë lëkundje të theksuara të niveleve dhe prurjet të ujit, prandaj edhe nuk do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore”, thuhej në njoftim.

Problem në vendet me ekonomi të dëmtuar, si Kosova, është se në raste fatkeqësis­h natyrore është shumë e vështirë që të kryhen kompensime­t për komunat apo individët. Fillimi i vitit 2021 në Kosovë pati vërshime në disa qytete duke shkaktuar dëme, që u vlerësuan se ishin disa milionëshe. Megjithatë, nëpër komunat si ato të Gjilanit dhe Vushtrrisë dëmet e shkaktuara në pronat private nuk janë kompensuar në tërësi nga komuna apo qeveria edhe sot e kësaj dite. Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha për Radion Europa e Lirë se deri më tani kanë arritur të kompensojn­ë vetëm 30 për qind të dëmeve. Sipas tij, lumi Sitnica paraqet rrezik të vazhdueshë­m për këtë qytet, ndërsa një projekt që kushton katër milionë euro e gjysmë për rregullimi­n e shtratit të lumit, ende nuk e ka marrë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës. “Shtrati i lumit dhe muret mbrojtëse i ka gërryer erozioni i kohës dhe tani është e domosdoshm­e të bëhen intervenim­e që të parandaloh­en dëmet nga lumi Sitnica”, tha ai. Ndihmën e qeverisë ende po e pret edhe Komuna e Gjilanit, që në janar pësoi mbi 1,6 milionë euro dëme nga vërshimet e lumenjve. Kryeminist­ri i atëhershëm, Avdullah Hoti, e kishte pohuar se kompensimi i të gjitha dëmeve do të ishte i pamundur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania