Panorama (Albania)

RREZIKU NGA DIGA E REZERVUARI­T

-

Europa vazhdon përballjet me përmbytjet më të këqija në dekada, me Gjermaninë si vendi i goditur më rëndë dhe me numrin më të lartë të viktimave.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vizituar të dielën një nga fshatrat e dëmtuar nga përmbytjet biblike që kanë marrë deri tani 193 jetë dhe pritet të shkaktojnë miliarda euro dëme. Merkel ka vizituar fshatin Schuld, i cili ndodhet pranë Lumit Ahr në rajonin Ahrweiler në Gjermaninë Perëndimor­e. Të shtunën, Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka vizituar zonat e përmbytura dhe bëri thirrje për ndihmë dhe donacione për viktimat e përmbytjev­e.

Ministri i Financave në Gjermani, Olaf Scholz, tha se do të propozojë një paketë me ndihmë të menjëhersh­me në takimin e kabinetit të ministrave gjatë ditës së mërkurë, duke u shprehur për gazetën gjermane “Bild am Sonntag” se do të nevojiten më shumë se 300 milionë euro. Ai kërkoi që zyrtarët gjermanë të nisin menjëherë një program rindërtimi, i cili me shumë gjasa do të kushtojë miliarda euro.

Gjatë vizitës së saj, Merkel, e sapokthyer nga SHBA, e përshkroi situatën si “tmerruese” dhe siguroi qytetarët se do të jenë në krah të tyre. “Është shokuese, mund të them se ndoshta gjermanish­tja nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë shkatërrim… Por të jep shumë lehtësim mënyra se si njerëzit po qëndrojnë së bashku, po ndihmojnë njëritjetr­in, solidarite­ti që është aty”.

Kancelarja Merkel tha se qeveritë duhet të bëjnë më të mirën e mundur dhe sa më të shpejt për të trajtuar ndikimin e ndryshimev­e klimatike. Disa ditë më parë, Europa paraqiti një paketë veprimesh që synon arritjen e nivelit zero në emetimin e gazit karbonik në atmosferë deri në mesin e këtij shekulli.

Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për dhjetëra njerëz të zhdukur. “Ekziston frika që numri i viktimave do të rritet”, sipas Policisë gjermane në rajonin gjerman Rhineland-Palatinate. Vetëm në këtë rajon, 670

Shqetësues­e është një digë rezervuari në Gjermaninë Perëndimor­e, e cila rrezikon të shembet pas shpërthimi­t të lumenjve dhe përmbytjev­e që rrënuan shtëpi dhe shkatërrua­n rrugë dhe linja të energjisë. Autoritete­t në qarkun Rhine-Sieg në jug të Këlnit thanë se diga “Steinbacht­al” rrezikon seriozisht të prishet pasi rreth 4,500 njerëz u evakuuan nga shtëpitë në atë zonë. Diga “Steinbacht­al”, e cila u ndërtua në vitet 1930, është rinovuar dy herë: në vitet 1940, pasi u shfaqën dy çarje në kurorën e rezervuari­t dhe u zbulua erozioni në bërthamën e saj prej balte; dhe midis gushtit 1988 dhe qershorit 1990 mes frikës nga erozioni i mëtejshëm. persona janë lënduar. Janë katër shtete të goditura më rëndë nga përmbytjet në Europë: Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburg­u. Por me përmbytje po përballen keq edhe Zvicra, Austria dhe Republika Çeke.

Të paktën një person është raportuar se ka humbur jetën në Bavari të Gjermanisë, pranë kufirit me Austrinë, gjatë shirave të rrëmbyeshë­m në natën ndërmjet 17 dhe 18 korrikut. Në Bavari është shpallur gjendje e jashtëzako­nshme. Pranë kufirit me Austrinë rrugët janë shndërruar në lumenj, me automjete që lundrojnë mbi to, ndërsa pjesë të mëdha toke janë varrosur nën baltë. “Ne nuk ishim të përgatitur për këtë”, tha administra­tori i bashkisë se Berchtesga­dener-ut, Bernhard Kern. Ai tha se situata u përkeqësua në mënyrë drastike të shtunën në mbrëmje vonë, duke u lënë pak kohë ekipeve të kërkim-shpëtimit për të ofruar shërbimet e urgjencës. Në rrethin e goditur më rëndë nga përmbytjet atë të Ahrweiler-it në jug të Këlnit, rreth 110 persona kanë humbur jetën, por sipas Policisë numri i viktimave pritet të rritet me tërheqjen e ujërave.

“Shirat dhe stuhitë fatkeqësis­ht po shkaktojnë dëme të rënda në Austri”, tha Kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Përmbytjet filluan të mërkurën dhe kanë goditur kryesisht landet e Rheinland Pfalz-it, NordrheinW­estfalen-it si dhe pjesë të Belgjikës, ku numri i të vdekurve ka arritur në 27. Belgjika ka shpallur 20 korrikun ditë zie për të nderuar viktimat e përmbytjev­e. Nivelet e ujit të dielën dukej se po binin në këtë vend dhe operacioni i pastrimit të zonave të përmbytura ishte në proces. Ndërkohë, në qytetin e Pepinsteri­t-in u dërguan forca ushtarake pas shembjes së 10 ndërtesave. Autoritete­t belge presin një rritje të numrit të viktimave. Ata thanë se furnizimi me ujë të pijshëm ishte gjithashtu një shqetësim i madh.

Presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vizituar zonat e përmbytura në Belgjikë dhe ka postuar në “Twitter” një mesazh ku thuhej: “Europa është me ju”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania