Panorama (Albania)

Mesi, sa shumë rekorde për të thyer këtë sezon

-

Mungon vetëm zyrtarizim­i, por rinovimi i Mesit me Barcelonën është kryer. Lojtari argjentina­s do të firmosë kontratën e re për 5 vitet e ardhshme. Diçka e tillë qetëson klubin dhe vetë lojtarin, i cili ka filluar të vendosë objektiva në mendjen e tij dhe të thyejë rekorde për të ardhmen.

Botëror dhe Champions - Në mendjen e Lionel Mesit janë Botërori i vitit 2022 dhe Championsi me Barcelonën. Fitorja e Kupës së Mbretit me bardhekalt­rit e ka motivuar shumë Leon, i cili ëndërron që të fitojë edhe Botërorin. Por, ky kompeticio­n do të luhet dimrin e ardhshëm, ndërsa për momentin vëmendja e madhe e “Pleshtit” do të jetë te Liga e Kampionëve. Ka vite që nuk e ngre një kupë të tillë dhe shpreson që Laporta do të ndërtojë një ekip të mirë par të bërë histori edhe në Europë.

Sezon rekordesh - Këtë sezon Leo do të bëhet lojtari i parë në histori që luan 18 sezone me fanellën e Barcelonës. Për më tepër, është vetëm 2 ndeshje larg për të qenë lojtari me më shumë sfida në Champions me katalanasi­t. Ai ka 149 dhe Ksavi e mbylli me 151 ndeshje.

Titujt - Përpara se të varë këpucët në gozhdë, objektivi i Mesit është të parakalojë mikun e tij Dani Alvesh, si lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit. Braziliani ka 44 trofe, ndërsa Leo ka arritur 38 mes klubit dhe kombëtares. Nëse flasim vetëm për trofetë me klubin, Mesi është 35, vetëm një larg Gigsit, i cili ka 36 dhe është i pari që ka më shumë tituj me një klub të vetëm.

Golat - Nëse do të ruajë ecurinë e sezoneve të fundit, Mesi do të arrijë 500 gola në La Liga për pak kohë. Është vetëm 27 gola larg dhe fundi i këtij sezoni mund ta shohë me këtë shifër. Duke përfshirë të gjitha kompeticio­net është afro 800 gola, i duhen 33 për t’i arritur.

Dueli me CR7 - Portugezi është i vetmi që e ka sfiduar Leo Mesin gjatë kësaj kohe. Të dy kanë rivalizuar njëri-tjetrin në “Topat e Artë” dhe “Këpucët e Arta”. Për momentin Leo fiton duelin e “Topave të Artë” 6 me 5 dhe të “Këpucëve të Arta” 6-4. Objektivi është që ta ruajë këtë avantazh deri në fundin e karrierave ë tyre. Më e vështirë është që të arrijë portugezin në klasifikim­in e golashënue­sve të Championsi­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania