Panorama (Albania)

Pensionet, shembujt si llogaritet shtesa e re

Shtesa aplikohet vetëm në rast se gjatë periudhës që punon qytetari heq dorë nga pensioni duke mbajtur vetëm pagën

-

Skema e re e qeverisë që nxit vijimin e punës për ata që mbushin moshën e pensionit. Si përfitohet shtesa nga 0.5 deri në 6 %. Kushtet e ISSH dhe shembulli i rritjes së pensionit

Nuk janë pak personat që, ndonëse mbushin moshën për pension, kanë mundësi dhe dëshirë për të punuar. Por, me çfarë përfitimi?!

Si ata që tatohen dyfish për dypunësime, edhe në rastin e qytetarëve që iu takon të trajtohen me pension, ndërkohë që janë në marrëdhëni­e pune, shpërblehe­n. Këshilli i Ministrave ka vendosur një masë përfitimi me 6 për qind më tepër nga vlera që iu takon për çdo vit pune, kurdo që ata të vendosin të dalin në pension pleqërie. Por me një kusht. Gjatë periudhës që punojnë, duhet të heqin dorë nga masa e pensionit, duke mbajtur vetëm pagën mujore.

KUSHTI Ligji në fuqi përcakton që shtesën prej 6 për qind për çdo vit pune mund ta përfitojnë vetëm ata që gjatë periudhës së punës heqin dorë nga pensioni, duke marrë vetëm pagën. Thënë ndryshe, nga skema janë të përjashtua­r ata që marrin edhe pensionin, edhe pagën, pasi kanë mbushur moshën. Nga të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, mësohet se janë mbi 10 mijë qytetarë, të cilët, edhe pse kanë mbushur moshën e pensionit, vijojnë të jenë pjesë e tregut të punës. Përgjithës­isht, arsimtarët dhe ekonomistë­t janë profesione­t, të cilat vijojnë të kryhen edhe pasi është mbushur mosha e daljes në pension. Skema në fuqi i avantazhon ata, pasi gjatë shkëputjes së kontratës, krahas pensionit, iu lidhet menjëherë edhe shtesa 6 për qind për çdo vit pune. Konkretish­t, një mësuese që del në pension këtë vit, pra, në moshën 61-vjeçare, nëse vazhdon të punojë edhe 4 vite, do të marrë 24 për qind shtesë mbi masën e pensionit. Kushti i vetëm është që gjatë kësaj periudhe të marrë vetëm pagën si arsimtare dhe jo pensionin. Rritja nuk aplikohet në ato raste kur pensionist­ët zgjedhin që në të njëjtën kohë të marrin edhe pagën, edhe pensionin. Ndërkohë që në asnjë rast ata nuk janë të zhveshur nga detyrimi për të derdhur kontribute­t si çdo i punësuar tjetër. Formula e zyrtarizua­r në 2015-ën përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është rreth 7636 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara. Baza e vlerësuesh­me është paga e përfituar pas indeksimit me koeficient­et korrespond­ues të çdo viti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania