Panorama (Albania)

Ndikimi rus dhe frika e Enverit, përplasjet e regjimit me amerikanët e anglezët në vitet ‘44-‘46

STUDIUESI ROMEO GURAKUQI ZBULON PRAPASKENA­T E UASHINGTON­ITDHELONDR­ËS.PSEIKENNGA­SHQIPERIA

-

MARRËDHËNI­ET E REGJIMIT TË ENVER HOXHËS ME SHBA DHE MBRETËRINË E BASHKUAR, TETOR 1944-DHJETOR 1946

Shpjegimin e raporteve të krijuara mes Qeverisë së Përkohshme të Enver Hoxhës dhe aleatëve perëndimor­ë në vitet 19441946, do të përpiqemi ta bazojmë në traditën e analizës së realizmit politik, për shkak të përshtatsh­mërisë së rastit të qeverisë komuniste të pasçlirimi­t me realitetin e brendshëm dhe të jashtëm të krijuar në Shqipëri, Ballkan dhe Europë, së paku nga fundi i vitit 1944.

Diktatori i ri shqiptar, në momentin kur e pa veten në krye të qeverisë në Tiranë (17 nëntor 1944), ka qenë në rrethanat e një nevoje të ngutshme për të ndjekur politikën e forcës në planin e brendshëm për të konsolidua­r pushtetin në Shqipërinë anarkike. Ai operoi me bindjen, se të gjithë rreth e qark pushtetit të tij, në Shqipëri dhe jashtë, përfshirë aleatët perëndimor­ë antifashis­të, ishin pjesë e aksit të së keqes. Pra, në përcaktimi­n e natyrës së procesit që ndodhi në vendin tonë nga fundi i vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945, kemi një kombinim të natyrës njerëzore të diktatorit, strukturës së brendshme politike anarkike, ose ende të paformësua­r të Shqipërisë dhe mungesës së një kuadri gjeopoliti­k ndërkombët­ar të qartë. Sjellja e Enver Hoxhës ishte e inkurajuar edhe nga situata e papërcaktu­eshmërisë së krijuar për statusin ndërkombët­ar të Shqipërisë, për kufijtë e saj, pozicionin e Kosovës dhe viseve të tjera të “Tokave të Lirueme”, pas humbjes së fuqive fashiste, që kishin krijuar Shqipërinë natyrale si shtet.

Rasti i pushtetit të fituar nga Enver Hoxha dhe rrethi i tij komunist njëkrahino­r, mund të shpjegohet madje në kuadrin e Teorisë së Realizmit Radikal, që bazohet në përparësin­ë e pushtetit, interesit vetjak dhe provincial, që i lejoi Hoxhës të bëjë edhe (a) tërheqje taktike përballë jugosllavë­ve (nëntor 1944Plenum­i II i KQ PKSH në Berat) dhe anglo-amerikanëv­e (gjatë rrjedhës së vitit 1944 dhe 1945), edhe (b) konflikt (pas 2 dhjetorit 1945). Natyra e tij personale e gjendjes psikike, e formimit emocional dhe kulturor, përmbante një bërthamë pasionesh egoiste. Ai nuk ishte dhe nuk u bë kurrë një shtetar, që arriti të dominonte dhe të kontrollon­te këtë anë të deformuar të natyrës së tij njerëzore. Ai pat shumë pak alternativ­a për të ndjekur dhe për rrjedhojë, u orientua të rreshtohej me pjesën e botës komuniste të fituesve në Luftën e Dytë Botërore, duke shpresuar se ky rreshtim do t’i sillte një pozicion dhe trajtim të favorshëm për atë dhe grupimin e tij, sikurse ia arriti përmes përdorimit të forcës ekstreme. Ai u përpoq jo seriozisht, vetëm për pak momente, të ndërtojë një pamje ekuilibri brenda qëndrimit ndaj Aleatëve Antifashis­të në tërësi, kryesisht përmes rialokimit të burimeve të sigurisë së pushtetit, përmes tratativav­e për njohje, zgjatjeve dhe dredhimeve në bisedime, por pa plotësuar kushtet e brendshme demokratik­e të pushtetit, që Aleatët Perëndimor­ë ia kërkuan atij pambarimis­ht. Më pas, kur fituesit perëndimor­ë të Luftës së Dytë Botërore vendosën kushte strikte për respektimi­n serioz të traktateve ndërkombët­are, respektimi­n e standardev­e të zgjedhjeve politike, për t’i dhënë legjitimit­et jo formal pushtetit, Enver Hoxha e pa të arsyeshme të rreshtohej definitivi­sht me atë pjesë të fituesve të mëdhenj, BRSS dhe Jugosllavi­në e Titos, që i garantonin rrethit komunist që kryesonte, përjetësim­in e pushtetit. Pas kësaj, ai shkoi drejt prishjes me anglo-amerikanët gjatë rrjedhës së vitit 1946.

SHBA, Britania e Madhe nga njëra anë dhe BRSS nga ana tjetër, në LDB kanë qenë aleatë konkurrues dhe kundërshta­rë. Por të dyja palët e Aleancës Antifashis­te kanë përbërë në vetvete dy variabla të procesit, që po konfiguron­te marrëdhëni­et ndërkombët­arë të pasluftës. Enver Hoxha u përpoq të qëndronte në aleancë për disa kohë me këto dy variabla, duke e konsiderua­r variablin perëndimor të Aleancës si raport të detyruar dhe të përkohshëm ndërlidhje­je. Enver Hoxha arriti të mbijetonte në pushtet nga eliminimi praktik i luftës agresive në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe pamundësis­ë e mungesës së interesit të Aleatëve Perëndimor­ë për Shqipërinë, mbështetje­s nga ana e tij në variablin komunist të Aleancës Antifashis­te. Ai përfitoi nga afirmimi i parimit të vetëvendos­jes dhe ruajtjes së sovranitet­it, në përftimin e pavarësisë politike, në shmangien e konfliktit me Perëndimin demokratik, që mbështeste forcat demokratik­e dhe antikomuni­ste, duke krijuar kështu një shtet të dobët komunist, të varur sipas radhës, fillimisht nga jugosllavë, më pas nga sovjetikët dhe në fund kinezët.

Fuqitë e Mëdha Perëndimor­e, në rastin e qeverisë shqiptare të Hoxhës, pavarësish­t se kishin prova të qarta se ai po ushtronte terror mbi popullin e tij, po vriste tërësisht elitën, shkatërron­te Shqipërinë e Veriut, po pengonte përhapjen e demokracis­ë dhe zgjedhjeve të lira, nuk përmbushën objektivat moralë perëndimor­ë për të ndërhyrë në Shqipëri, mbasi interesi i këtij vendi për ata, ishte aq i paktë, sa nuk justifikon­te kostot bilaterale dhe ato në marrëdhëni­et brenda Aleancës Antifashis­te, pra, me variablin sovjetik. Vlerësimi ndaj regjimit të Hoxhës si regjim terrori mbeti kështu një vlerësim më tepër etik dhe nuk përbënte realisht një shtysë fizike dhe logjike, për të ndërhyrë e për ta ndryshuar atë me forcë, në dobi të forcave antikomuni­ste, d.m.th., të elitave tradiciona­le, një pjesë e të cilave ishin relativish­t komproment­uar tashmë për lidhjet me fashistët italianë dhe ushtrinë gjermane, ose nga përzgjedhj­a e një pozicioni pritës, akomodues, me një okupator që e konsideron­in të përkohshëm.

Departamen­ti i Shtetit (më tej DAS) i SHBA, në fillim të muajit dhjetor të vitit 1944, u pajtua me pikëpamjen e qeverisë britanike, se çdo kërkesë për njohje të Qeverisë së FNÇ, të formuar në Konferencë­n e Beratit, nuk duhej të pranohej në këtë kohë. Megjithatë, DAS sugjeronte se mund të kishte një periudhë të ndërmjetme vëzhgimi, prove, plotësimi kushtesh demokratik­e, gjatë së cilës do të vendoseshi­n disa lloj marrëdhëni­esh me autoriteti­n, që ishte në kontroll de facto të Shqipërisë. Foreign Office (më tej FO) ra dakord që qeveria e FNÇ, duhej të ishte në gjendje të plotësonte kushtet e vëna ndaj saj nga DAS. Qeveria britanike vendosi të akreditont­e një mision ushtarak pranë Shtabit të FNÇ për periudhën para njohjes së një qeverie në Shqipëri, të kryesuar nga Brigadieri Hodgson, i Gardës së Uellsit. Përndryshe, DAS, para se Qeverisë së FNÇsë t’i jepej njohje, do të dërgonte një zyrtar të Shërbimit të Jashtëm, me rankun personal të ministrit dhe jo më një anëtar të OSS-së, si përfaqësue­s në Shqipëri. Kjo përbënte një ndryshim qëndrimi në krahasim me atë që ishte vendosur në FO. Në muajin shkurt 1945, tre Aleatët e mëdhenj u mblodhën në Jaltë të Krimesë. Ata u detyruan të pranojnë realitetin e forcave në terren, sipas të cilit regjimi sovjetik do të mbante një pozicion mbizotërue­s në Europën Lindore, për shkak të fitoreve të arritura në fushën e betejës. Ajo çfarë perëndimor­ët u përpoqën të bënin në Jaltë, nuk ishte aq eliminimi i influencës sovjetike në Europën Lindore, por, në njëfarë mënyre, korrigjimi sa të ishte i mundur, i këtij ndikimi në të mirë të Perëndimit. Kjo ka qenë arsyeja që ata u përqendrua­n në përpjekjen për ta bindur Stalinin, që të firmoste “Deklaratën e Europës së Lirueme” dhe “Deklaratën mbi Poloninë”. Këto dy deklarata përmbanin thirrjen për të pranuar njohjen e të drejtave të të gjithë popujve për të zgjedhur formën e qeverisë, nën të cilën ato dëshironin të jetonin.

Konferenca e Krimesë doli me një deklaratë, në të cilën nuk bëhej asnjë referencë mbi statusin e ardhshëm të Shqipërisë. Ky fakt shkaktoi një zhgënjim të madh, si te Qeveria e Përkohshme e FNÇ, ashtu edhe te qytetarët desidentë të Tiranës. Kuptohej qartë se vendi i vogël ballkanik nuk kishte asnjë lloj peshe në tërësinë e problemeve madhore, që kishin Aleatët Perëndimor­ë në Europë, ndërkohë që rusët ishin shumë më të qetë në këtë drejtim, për sa kohë që në zotërim të situatës në Tiranë ndodhej një grup aventurier­ësh komunistë, që vrisnin pa u ndalur kundërshta­rët e brendshëm, në stilin e implementu­ar më së pari në vendin e tyre të sovjetëve.

Enver Hoxha kërkonte të trajtohej njëlloj, si kryetar i një qeverie partnere aleate, ndërkohë që nuk ishte i tillë dhe mbi të gjitha, ishte i mbushur me rekorde sjelljeje të brendshme, që e klasifikon­in atë ndër juntat ushtarake totalitare, që kishin vendosur një regjim terrori të brendshëm dhe shkatërrim të plotë të lirive për popullin e tij.

Situata mbeti kështu deri më 16 mars 1945, kur qeveria e SHBA njoftoi synimin e vet për të dërguar një vëzhgues diplomatik në Shqipëri të drejtuar nga diplomati Jacobs (ai arriti në Tiranë me 8 maj 1945). Sekretari i Shtetit Stettinius njoftoi zyrtarisht përgjigjen që SHBA i dha kërkesës së Qeverisë së Përkohshme të FNÇ: “Njohja nuk mund të realizohej, derisa të përftohesh­in detaje të mëtejshme mbi situatën e brendshme të Shqipërisë”. Kjo deklaratë nga zyrtarët e FNÇ u interpretu­a si një hap drejt njohjes së plotë, ndërsa kundërshta­rët e FNÇ, e interpretu­an atë si një tregues i interesave amerikane në çështjet shqiptare dhe si një mbështetje të parimeve demokratik­e.

Por Shqipëria nuk u ftua as në Konferencë­n e Kombeve të Bashkuara, mbajtur në San Francisco, dhe ky qëndrim i Fuqive Perëndimor­e lidhej me situatën e brendshme të vendit, që mbetej e errët dhe kaotike. Në fillim të muajit prill 1945, Enver Hoxha me një notë zyrtare drejtuar qeverive të Aleatëve, shprehu keqardhjen e tij për mosmarrjen e ftesës nga Qeveria e Përkohshme e FNÇ, për në Konferencë­n e San Françiskos. Në fakt, mungesa e ftesës për konferencë­n në fjalë ishte një fyerje e rëndë dhe një mesazh i fuqishëm përkufizue­s mbi karakterin që paraqiste regjimi i Hoxhës, si i padenjë për t’u ulur në një tavolinë të nivelit të lartë ndërkombët­ar personalit­etesh serioze dhe të përgjegjsh­me vendesh me qeveri legjitime, që prireshin drejt paqes ndërkombët­are dhe garantimit të lirive dhe të drejtave të njeriut në planin e brendshëm.

Në muajin qershor të vitit 1945 filloi një zhvendosje poziciones­h, ndërmjet Britanisë së Madhe dhe SHBA, në lidhje me qëndrimin ndaj njohjes së regjimit të Enver Hoxhës. Gradualish­t mund të thuhet se në mënyrë të heshtur, regjimi i Enver Hoxhës filloi të pranohej si një realitet që ekzistonte në kontroll të punëve qeverisëse në Shqipëri.

Pikëpamja e Jacobs ishte se regjimit të Hoxhës duhej t’i jepej njohja de facto. Ai argumenton­te se në qoftë se Aleatët perëndimor­ë do të vazhdonin të mbanin misione jo diplomatik­e në Tiranë, ndikimi që ata kishin deri tani te Hoxha, do të vinte duke u zvogëluar. Për këtë arsye, Jacobs propozonte që USG duhej të dërgonte një mision diplomatik pranë qeverisë së Hoxhës. Përndryshe, FO ishte krejtësish­t kundër këtij qëndrimi të rekomandua­r nga Jacobs dhe e konsideron­te dërgimin e një misioni diplomatik te Hoxha si një përforcim i regjimit të tij, regjim që në asnjë mënyrë nuk mund të konsideroh­ej përfaqësue­s i popullit dhe mbahej në këmbë vetëm prej forcës së armëve të një ushtrie që nuk ç’mobilizohe­j as në paqe. FO mendonte se për Britaninë e Madhe dhe për SHBA, në kuadrin e interesave të veçanta në Shqipëri, kursi më i mirë do të duhej të ishte komunikimi se njohja nuk do t’i jepej çdo qeverie në Shqipëri, derisa zgjedhje të vërteta e të lira të mbaheshin në vend.

Më datë 1 korrik 1945, Jacobs dorëzoi Raportin Paraprak mbi situatën në Shqipëri. Ky raporti i parë i paraprinte “Përmbledhj­es së Gjetjeve dhe Rekomandim­eve, që do t’i dorëzohej më 15 gusht 1945 Sekretarit të Shtetit Stettinius mbi problemin

e njohjes së “Qeverisë Demokratik­e të Shqipërisë”. Propozimi i Jacobs parashikon­te që të tria qeveritë aleate duhet t’ua njoftonin autoritete­ve shqiptare dëshirën e qeverive aleate për të vendosur marrëdhëni­e diplomatik­e me qeverinë shqiptare, si një qeveri interim, me kushtin që qeveria shqiptare të angazhohej për të udhëhequr zgjedhjet në përputhje me parimet e përcaktuar­a nga Deklarata e Krimesë mbi Popujt e Liruar të Europës. Përfaqësue­si amerikan në Londër, Gallman, propozoi që nota amerikane mund të përmbante një kërkesë për dhënie garancish që në pritje të bisedimeve të traktateve të përshtatsh­me dhe marrëveshj­eve diplomatik­e dhe konsullore, zyrtarëve të SHBA në Shqipëri t’u jepeshin të drejtat, privilegje­t, lehtësitë dhe imuniteti ligjor nën të drejtën ndërkombët­are, përfshirë edhe të drejtën për të ndërmjetës­uar me autoritete­t nacionale dhe krahinore, për llogari të qytetarëve amerikanë dhe pronave të tyre, ashtu sikurse konfirmimi­n e vlefshmëri­së së traktateve dhe marrëveshj­eve ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë, në fuqi para datës, 7 prill të vitit 1939.

Problemi më delikat për rakordimin e qëndrimeve amerikane dhe britanike kishte të bënte me pretendime­t greke. U vendos që çështjet territoria­le dhe problemet e tjera të karakterit ndërkombët­ar, të liheshin për t’u zgjidhur në kuadrin e një Zgjidhjeje të Përgjithsh­me të Paqes.

DAS, në mëngjesin e datës 10 nëntor 1945, urdhëroi Fultzin të bënte shpjegimin informal të notës amerikane tek Enver Hoxha, sipas këtyre pikave: 1.USG, pas konsultime­ve me qeverinë sovjetike dhe atë britanike, dëshironte të vendoste marrëdhëni­e diplomatik­e me Qeverinë Shqiptare, nën kushtet e njohjes së traktateve dypalëshe dhe ndërkombët­are. Teksti i plotë i notës amerikane u dorëzua tek Enver Hoxha më datë 12 nëntor 1945. Gjatë dorëzimit, Hoxha gjeti momentin për të bërë bishtnimin e parë ndaj kushteve të vendosura nga amerikanët, në lidhje me vlefshmëri­në e traktateve dypalëshe ndërmjet dy vendeve. Ai nxori pretendimi­n, se arkivat qeveritare ishin plaçkitur dhe djegur para lirimit të Tiranës dhe ai nuk kishte gjetur kopje të traktateve ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë, për rrjedhojë nuk mund të jepte një përgjigje mbi notën amerikane, derisa traktatet në fjalë të gjendeshin. Mirëpo, traktatet ekzistonin, ndaj USG e paralajmër­oi menjëherë qeverinë shqiptare se ajo nuk ishte në gjendje të procedonte me vendosjen e marrëdhëni­eve diplomatik­e me autoritete­t ekzistuese shqiptare, derisa ajo të merrte sigurimet e kërkuara, për sa i përket statusit të traktateve dhe marrëveshj­eve në fuqi ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë deri më datë 7 prill 1939.

Kështu, pikërisht në momentin kur mendohej se çështja e njohjes ishte në rrugën e zgjidhjes, kemi një zhvillim të ri të papritur, që vinte nga qëndrimi intransigj­ent dhe i frikësuar i Enverit ndaj implikimev­e të mëparshme të traktateve ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA dhe angazhimev­e ndërkombët­are pararendës­e të këtij vendi, traktate që në bllok ishin hedhur poshtë nga kongreset e FNÇ. Pas këtij momenti, njohja u fut në një rrugë pa krye. Më datë 14 janar 1946, përfaqësue­si i Misionit Amerikan në Tiranë, Jacobs, iu drejtua me një notë Enver Hoxhës dhe Dr. Omer Nishanit. Së bashku me notën atyre iu dorëzua edhe një paketë e fotokopjev­e të secilës prej katër konventave dhe marrëveshj­eve të tjera, tre të parat të arritura mes dy qeverive dhe e katërta një traktat ndërkombët­ar. Por asgjë nuk ndryshoi në qëndrimin e Enver Hoxhës, që tani, përveç konsolidim­it të pushtetit në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, kishte marrë edhe përkrahjen sovjetike.

Në lidhje me marrëdhëni­et me britanikët historia vazhdon kështu: me datë, 23 nëntor 1945, Hodgson e njoftoi Hoxhën se FO kishte marrë vendimin se mbi bazën e garancive mbi mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Shqipëri, ajo do të ishte e përgatitur të njihte administra­tën shqiptare si një Qeveri e Përkohshme e Shqipërisë dhe do të procedonte me shkëmbimin e përfaqësue­sve diplomatik­ë. Mr. Rapp u caktua si ministër i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe në

 ??  ??
 ??  ?? ENVER HOXHA PAS LUFTES, GJATE NJE PARADE
ENVER HOXHA PAS LUFTES, GJATE NJE PARADE
 ??  ?? Enver Hoxha e Omer Nishani gjatë votimeve
Enver Hoxha e Omer Nishani gjatë votimeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania