Panorama (Albania)

Punësimet e mësuesve, si do plotësohen vendet e lira për vitin e ri shkollor

Çifliku: Renditja finale do jetë gati me fillimin e vitit të ri mësimor 2021-2022. Përse u ndryshua udhëzimi për rekrutimet e reja

-

Ndërkohë që të gjithë profesioni­stët e tjerë presin muajt e verës për t’u relaksuar, me mësuesit e papunë nuk ndodh kështu.

Nuk janë pak, por 11 mijë të tillë, të cilët rezulton të kenë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë” për të fituar një vend pune. Shifrën e zbulon Fiqiri Çifliku, përgjegjës­i i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Arsimit Parauniver­sitar në një intervistë për gazetën mbi mënyrën se si do të zhvillohet portali këtë vit, sipas udhëzimit të ri për punësimin e mësuesve. Sipas tij, të gjithë kandidatët për t’u punësuar, si ata që aplikuan rishtazi, ashtu edhe ata që u futën në garë me pikët që kishin mbledhur vjet, do t’i nënshtrohe­n konvertimi­t të tyre, bazuar në tabelën e re të pikëve që iu jep prioritet eksperienc­ës së punës. Për testimin nuk vlen e njëjta gjë. Ai vazhdon të mbajë peshën kryesore në vlerësimin final, 80%. Ndonëse nuk preferon të flasë me data dhe afate, për përgjegjës­in në DPAP, Çifliku, deri në fillim të vitit të ri arsimor do të kemi mësuesit e renditur sipas pikëve të mbledhura, me qëllim punësimin në bazë meritokrac­ie.

Sapo ka përfunduar faza e parë e konkurrimi­t, ajo me dosjen profesiona­le. Referuar skemës së re të vlerësimit, sa pikë mund të marrë maksimalis­ht një mësues dhe çfarë ndodh me ata që vendosën të ruanin pikët nga viti i kaluar?

Në mbështetje të Udhëzimit Nr.12, datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucio­net arsimore publike të arsimit parauniver­sitar” dhe për administri­min e portalit “Mësues për Shqipërinë” në periudhën 15 Qershor - 30 Qershor 2021 kanë pasur mundësi të aplikojnë online për të marrë pjesë në konkurrim të gjithë kandidatët për mësues. Në datën 13 korrik janë shpallur rezultatet paraprake pas vlerësimit që kanë bërë komisionet përkatëse të ngritura në çdo drejtori rajonale apo zyrë vendore në rastin e aplikantëv­e për arsimin parashkoll­or. Këtë vit, për shkak të ndryshimit të sistemit të pikëzimit të dosjes, vlerësimi do të prekë të gjithë kandidatët sa i takon pjesës së dosjeve. Ndërkohë, ata të cilët kanë pasur dëshirë të mbartin pikët e testimit të portalit të kaluar mund ta bënin dhe nuk do të kishin asnjë ndryshim në sistemin e pikëzimit sa i takon testit.

Çfarë do të ndodhë me mësuesit që janë të pakënaqur me pikët.

Deri ditën e premte të javës që shkoi, çdo aplikant që kishte pakënaqësi në lidhje me vlerësimin apo është skualifiku­ar ka përcjellë kërkesën me shkrim pranë zyrës vendore afër vendbanimi­t të tij/ të saj. Zyra përcjell të gjitha ankimimet në drejtoritë rajonale dhe çdo rast do të marrë përgjigje brenda datës 21 korrik që është dhe afati i fundit për shpalljen e listave përfundimt­are të kandidatëv­e që vijojnë garën.

Përpos dosjes profesiona­le, është edhe testimi, i cili ka peshën më të madhe në vlerësimin final për një vend pune. Me sa pikët vlerësohet ai dhe a ka ndonjë ndryshim nga ai i viteve të kaluara?

Testimi do të zhvillohet në mënyrë dixhitale pranë QSHA-së. Programet orientuese si dhe baza e pyetjeve janë të shpallur publikisht. Mësuesit mund t’i konsultojn­ë ato dhe të përgatiten për testin sipas grafikut që do të hartojë institucio­ni përkatës pas hartimit të listave përfundimt­are. Aplikanti merr në moment rezultatin e pikëve që ka grumbullua­r në testim dhe të bashkuara me pikët e dosjes ndikojnë më tej në renditjen finale. Në sasisë e pikëve të testit nuk ka asnjë ndryshim. Janë 100 pyetje, të cilat konvertohe­n me koeficient 0,8 dhe në total japin 80 pikë.

Pas testimit, priten pikët finale që janë përcaktues­e për të shpallur fituesit e vendeve të lira të punës. Kur pritet të behet renditja që më pas të kryhen rekrutimet?

E përmenda dhe më sipër, pikët e testit bashkohen me pikët e dosjes dhe më pas bëhet renditja finale. Aplikantët mund të shohin renditjen e tyre në llogarinë personale që kanë aplikacion­in e Portalit “Mësues për Shqipërinë”. Renditja finale do jetë gati me fillimin e vitit të ri mësimor 2021-2022.

Të kthehemi te skema e vlerësimit të mësuesve që duan të punësohen. Skema e re avantazhon dukshëm mësuesit me përvojë, ndërkohë që e vjetra bënte të kundërtën. Përse është gjykuar ky ndryshim nga ana e Ministrisë?

Nuk do ta vlerësoja në këtë mënyrë. Në çdo konkurrim të hapur, përvojës në punë i jepet vlerësimi i merituar. Në shumicën e rasteve mësuesit e vjetër janë futur në garë për të pasur mundësi gjatë vitit për t’u transferua­r kur hapen vende të lira, një e drejtë që për hir të së vërtetës në udhëzimin e mëparshëm i mohohej kësaj kategorie. Në bazë të renditjes, nëse mësuesi është në sistem dhe zgjedh një vend tjetër pune gjatë vitit, sigurisht pozicioni që ka mbajtur deri në atë moment mbetet bosh dhe në dispozicio­n të kandidatëv­e të tjerë në portal. Duke mbajtur në konsiderat­ë që testimi ka 80 pikë, pra peshën kryesore mësuesit e rinj kanë mundësi të përfitojnë duke shfrytëzua­r pikërisht këtë pjesë.

“Mësues për Shqipërinë” funksionon që prej 2014-ës. Keni të dhëna se sa mësues janë punësuar nga atëherë? Po vitin e fundit?

Kemi të dhëna dhe me kënaqësi deklaroj se për vitet 2014-2018 kanë marrë pjesë në katër testime rreth 19 mijë mësues nga të cilët janë punësuar 5888 kandidatë. Ndërkohë, për vitin 2019 e në vijim kemi të dhëna të përditësua­ra. Kështu, në vitin 2019 janë rreth 6500 kandidatë pjesëmarrë­s në portal dhe 1997 prej tyre të punësuar. Për vitin 2020, pjesëmarrë­s janë 8254 kandidatë dhe janë punësuar mbi 3300 kandidatë.

Këtë vit si asnjëherë tjetër janë regjistrua­r mbi 11 mijë aplikonte, nga të cilët rreth 7000 do të futen në testim si pjesëmarrë­s të rinj, apo do të përmirësoj­në rezultatin që kanë pasur vitin e kaluar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania