Panorama (Albania)

Spastrime dhe promovime, emrat e 300 anëtarëve të rinj të Këshillit të PD, sfida e Mark Markut: Duhet rithemelim

FJALIMI I PLOTE I DEPUTETIT PARA KUVENDIT DEMOKRAT. ÇFARE THA BASHA DHE REAGIMI I BERISHES PER RIKTHIMIN NE KUVEND

-

Rreth 5500 delegatë të Kuvendit Kombëtar zgjodhën të shtunën 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Qarku i Elbasanit, ku është drejtues politik sekretari i përgjithsh­ëm i PD-së, duket se këtë herë ka qenë më i privilegju­ari sa u përket vendeve që do ketë në Këshillin Kombëtar.

Sipas burimeve të gazetës “Panorama”, degët e PD-së në Qarkun e Elbasanit propozuan 37 kandidatë për në Këshillin Kombëtar, ndërsa në rezultatin përfundimt­ar të nxjerrë nga PD rezulton se prej 37 kandidatëv­e janë zgjedhur 26. Ndërkohë, Shkodra që mësohet se ka pasur afërsisht të njëjtin numër propozimes­h ka shumë herë më pak anëtarë të zgjedhur. Në rezultatin final vërehet se nga rreth 35 kandidatur­a janë zgjedhur vetëm 6 apo 7 në Këshillin Kombëtar. Shumë më i ulët nëse krahasohet me Elbasanin. Në të njëjtin nivel qëndron edhe Kukësi që është një bastion i fortifikua­r i djathtë. Gazeta “Panorama” mëson se në Kukës ka pasur 10 propozime, nga ku janë zgjedhur vetëm 3 anëtarë.

PËRJASHTIM­ET

Duket se demokratët janë treguar shumë hakmarrës në votime për Këshillin Kombëtar. Në listën më anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar vërehet një listën e gjatë mungesash. Edit Harxhi, Arben Ristani, Ardjan Isufi, Halim Kosova, Kastriot Islami, Klodiana Shala, Niazi Kosovrasti, Sait Dollapi, Valentina Duka, Erald Kapri, nuk do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Kujtojmë që Edit Harxhi kandidoi për kryetar të PDsë kundër Lulzim Bashës. Ajo bashkë me Bujar Nishanin dhe një grup me ish-figura të larta të PD-së kritikuan mënyrën e drejtimit të PD-së nga Basha. Në zgjedhjet e 13 qershorit kundër Bashës, Harxhi mori mbi 800 vota ndërkohë të shtunën nuk ka marrë vota mjaftueshë­m nga 5500 delegatët e Kuvendit që votuan. Anëtar i Këshillit Kombëtar nuk do të jetë as Halim Kosova, i cili drejton komisionin e “vetingut” në PD. Ai u la edhe jashtë listës së PD-së për kandidatë për deputetë dhe hodhi mjaft kritika ndaj lidershipi­t të PD-së. Në mesin e të

larguarve është edhe Sahit Dollapi, i cili pas zgjedhjeve të 25 prillit dha dorëheqjen edhe nga posti që i dha Basha si sekretar organizati­v. Ndërsa Erald Kapri duket se e ka pësuar pasi në zgjedhjet për kryetar të PD-së, u angazhua me kandidatin Agron Shehaj. Kujtojmë që Kapri ishte pjesë e kandidatëv­e të PD-së deri në listën finale në Qarkun e Pogradecit, por tanimë nuk do të jetë as pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së.

 ??  ?? BASHA, NE KUVENDIN KOMBETAR TE PD (MAJTAS) MARK MARKU DHE SALI BERISHA
BASHA, NE KUVENDIN KOMBETAR TE PD (MAJTAS) MARK MARKU DHE SALI BERISHA
 ??  ??
 ??  ?? BASHA NE KUVENDIN KOMBETAR TE PD
BASHA NE KUVENDIN KOMBETAR TE PD
 ??  ?? Edith Harxhi
Edith Harxhi
 ??  ?? Halim Kosova
Halim Kosova
 ??  ?? Kastriot Islami
Kastriot Islami
 ??  ?? Raimonda Bulku
Raimonda Bulku
 ??  ??
 ??  ?? Blendi Sulaj
Blendi Sulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania