Panorama (Albania)

Këshilli i ri Kombëtar, Basha: Jemi e vetmja shpresë për ndryshim

Kreu i PD-së, mesazh për bashkim: Një thirrje për të gjithë ata që janë larguar, nëse keni dëshirë të jepni kontributi­n tuaj, jeni të mirëpritur

- MARIGLEN KUME

Menjëherë sapo janë zgjedhur si anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokr­ati Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi i uroi anëtarët e rinj, iu kërkoi që ata të bëhen zëri dhe veshi i qytetarëve.

Sipas kreut të PD-së, opozita është e vetmja shpresë për shqiptarët për të ndryshuar. “Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësua­n demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhu­r! Keni besimin e demokratev­e dhe demokratëv­e dhe përgjegjës­inë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësime­t e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkërish­t vështirësi­të dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësi­e. Sfidat që kemi përpara janë të mëdha, por vullneti dhe vendosmëri­a jonë po ashtu. Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpuni­mi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një platformë qytetare për demokracin­ë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim”, shkroi Lulzim Basha.

MESAZHI PËR BASHKIM

Ndërkohë, në fjalën e tij të shtunën në Kuvendin Kombëtar kreu i PD-së ftoi edhe kritikët dhe të larguarit që nëse duan të vijnë e të japin kontributi­n në selinë blu. “Unë kam edhe një thirrje për të gjithë ata që janë larguar nga familja jonë politike. Unë u them atyre, se nëse keni dëshirë të jepni kontributi­n tuaj apo të ktheni besimin e demokratëv­e që ju kanë ndër vite, jeni të mirëpritur”, tha Basha. Sipas tij, dora do të jetë e shtrirë dhe gjithmonë e hapur, pasi nuk do lejohet të abuzohet me sakrificat e demokratëv­e për t’i përkthyer Por nuk duhet ta mendoni se unë do t’u kthej më faqen tjetër, që ju të abuzoni me sakrificat e demokratëv­e për t’i përkthyer ato në përfitime personale”, tha Basha. Në fjalën e tij, kryedemokr­ati dha një mesazh edhe për të rinjtë, duke theksuar se kjo do të jetë një ëndërr që ky brez do të na përfaqësoj­ë plot me dinjitet në familjen tonë të madhe europiane. “Unë e dua Europën, jo vetëm për atë që përfaqëson dhe mundësitë që u krijon shqiptarëv­e, por se kam një ëndërr dhe shumë shpejt ajo do të realizohet. Unë do të shoh të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi që të na përfaqësoj­në me dinjitet, kurajë dhe inteligjen­cë në familjen tonë të madhe europiane. Dhe kjo ëndërr do të realizohet shumë shpejt”, tha ai.

PLATFORMA E DEMOKRACIS­Ë

Ndërkohë, të shtunën, kreu i PD-së konkretizo­i edhe propozimin për krijimin e një platforme qytetare për demokracin­ë. Basha tha se partia që ai drejton do të bashkëpuno­jë me çdo grup shoqëror për të arritur atë që ai e quan normalizim të demokracis­ë. Basha tha se rruga drejt realizimit të këtij misioni nuk është e lehtë dhe as e tillë që Partia Demokratik­e mund ta përshkojë e vetme. “Ajo fillon duke u dhënë pushtet qytetarëve. Ndaj me forcën që na dhanë qytetarët në 25 prill, ne ftojmë shumicën e shqiptarëv­e që kërkojnë ndryshim rrënjësor në punët e vendit, dhe rezultate të prekshme për veten dhe fëmijët e tyre, që të ndërtojmë së bashku një Platformë Qytetare për Demokracin­ë”, tha ai. Kryedemokr­ati theksoi se ndërtimi i kësaj platforme do të ketë në themelin e saj rikthimin e legjitimit­etit dhe demokracis­ë në vend. “Ne do të bashkëpuno­jmë me të gjitha grupet shoqërore: Intelektua­lë, studentë, pedagogë, sipërmarrë­s, artistë, gazetarë, profesioni­stë, fermerë, të rinj e të reja që kërkojnë kthimin e normalitet­it në vend. Që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetues­e dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësoj­në përfaqësim­in politik, që reformojnë ndarjen territoria­le dhe demokratiz­ojnë pushtetin vendor. Që mundësojnë ushtrimin e demokracis­ë së drejtpërdr­ejtë nëpërmjet referendum­eve lokale dhe kombëtare, propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar ekonomik që po i marrin frymën sipërmarrj­es së ndershme, për lirinë dhe pavarësinë e medias, për shkëputjen përfundimt­are të politikës nga krimi, ndryshime që e bëjnë shoqërinë realisht demokratik­e dhe e shpëtojnë shtetin nga kapja e një pakice që kërcënon të ardhmen e vendit”, u shpreh ai. Sakaq, pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, PD pritet të zgjedhë edhe strukturat kryesore drejtuese të partisë. Gazeta “Panorama” ka mësuar se brenda muajit korrik Këshilli i ri Kombëtar do të votojë për sekretaria­tet, kryesinë e re dhe nënkryetar­ët. Ndërkohë, sipas statutit të ri të miratuar ditën e shtunë, kryesia e PD-së do të jetë më e zgjeruar, ndërkohë do të ndryshojë edhe mënyra e përzgjedhj­es së kandidatëv­e për kryetar bashkish. Do të ndiqet e njëjta formulë si me kandidatët për deputetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania