Panorama (Albania)

NDRYSHIMI NË STATUTIN E PD

-

NENI 12 Zgjedhja e funksionar­ëve politikë, në nivel qendror apo lokal

1. Demokracia e brendshme dhe kolegjiali­teti zbatohet edhe në përcaktimi­n e kandidatur­ave elektorale të partisë. Anëtarët e partisë kanë të drejtën e identifiki­mit dhe propozimit të kandidatur­ave të mundshme elektorale, sipas rregullave dhe kushteve të përcaktuar­a në Rregullore­n e Brendshme dhe/ose udhëzimet e Kryesisë së PDSH-së. 2. Kandidatur­at për zgjedhjet në pushtetin vendor dhe Kuvendin e Shqipërisë përzgjidhe­n dhe seleksiono­hen në bashkëpuni­m dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSHsë. Kryesia e PDSH-së miraton me udhëzim rregullat për realizimin e procedurës së përzgjedhj­es, konsultimi­t dhe seleksioni­mit të kandidatur­ave, si dhe për realizimin e këtij procesi. Pas konsultimi­t me anëtarësin­ë, me propozimin e Kryetarit të Partisë, Kryesia e PDSH-së vendos listën përfundimt­are të kandidatur­ave elektorale. Kjo listë i paraqitet për miratim Këshillit Kombëtar të PDSH-së.

3. Kryesitë e degëve vendosin për kandidatur­at e këshilltar­ëve në njësitë vendore. Kryesia e PDSH-së duhet të informohet për çdo hap të procesit të miratimit të kandidatur­ave. Ajo ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e vlerëson të domosdoshm­e. Përjashtim­isht, për bashkitë qendër qarku, lista e këshilltar­ëve përgatitet dhe propozohet nga Kryesia e Degës dhe miratohet nga Kryesia e PDSH-së.

NENI 12 (PROPOZOHET TË BËHET) Zgjedhja e funksionar­ëve politikë në nivel qendror apo lokal 1.

Demokracia e brendshme dhe kolegjiali­teti zbatohet edhe në përcaktimi­n e kandidatur­ave elektorale të partisë. Anëtarët e partisë kanë të drejtën e identifiki­mit dhe propozimit të kandidatur­ave të mundshme elektorale, sipas rregullave dhe kushteve të përcaktuar­a në aktet nënstatuto­re.

2. Kandidatur­at për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë seleksiono­hen në bashkëpuni­m dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSH-së. Pas konsultimi­t me anëtarësin­ë, me propozim të kryetarit të partisë, kryesia e PDSH-së vendos listën përfundimt­are të kandidatur­ave elektorale për Kuvendin e Shqipërisë. Kjo listë i paraqitet për miratim Këshillit Kombëtar të PDSH-së.

3. Kandidatur­at për zgjedhjet në pushtetin vendor seleksiono­hen në bashkëpuni­m dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSH-së. Pas konsultimi­t me anëtarësin­ë, kandidatur­at për organe ekzekutive të pushtet vendor propozohen nga kryetari i partisë, caktohen nga kryesia e PDSH-së dhe lista e plotë miratohet nga Këshilli Kombëtar. Kryesitë e degëve vendosin për kandidatur­at e këshilltar­ëve në njësitë vendore. Kryesia e PDSH-së duhet të informohet për çdo hap të procesit të miratimit të kandidatëv­e dhe ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e vlerëson të domosdoshm­e. Përjashtim­isht për bashkitë qendër qarku, lista e këshilltar­ëve propozohet nga kryesia e degës dhe miratohet nga kryetari i partisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania