Panorama (Albania)

Ndërhyrjan­ëkabinënse­krete nga i besuari i Sigurimit

Rrethi i ngushtë i teknikëve që kontrollon­in telefonat e udhëheqjes

- Feçor Shehu Kadri Hazbiu

thashë, këtë radhë me zë të lartë. Ndoshta është bërë nga lagështia, më tha me sytë përdhe. Atëherë, pse e zhduke, i bërtita, apo të fshihje provën. Ai filloi të mërmëriste nëpër buzë dhe hera-herës ngrinte zërin, sikur ta kisha bërë unë atë lidhje të jashtëligj­shme.

E pashë që ishte e pamundur të vazhdoja më tej me të dhe u largova. Për mua tashmë ishte e qartë se kishim të bënim me një veprim të qëllimshëm, pasi kabina në fjalë ishte ndërtuar e re, lagështi as që bëhej fjalë, ca më tepër që ai e kishte për detyrë të kontrollon­te çdo ditë këtë ndërlidhje, në veçanti atë të Kryeminist­rit, të cilit i kishte ndodhur edhe më parë e njëjta gjë.

HAZYRI NGA KOSOVA, I BESUARI I SIGURIMIT

Hazyri ishte me origjinë nga Kosova, i ardhur në Shqipëri prej disa vitesh. Ishte miratuar për këtë shërbim si gjithë punonjësit e tjerë dhe si specialist ishte ngarkuar nga Ministria e Brendshme për kontrollin e telefonave të Udhëheqjes dhe konsideroh­ej njeri i besuar. Ishte i martuar, por nuk kishte fëmijë dhe kishte adoptuar një vajzë. Gruaja e tij shërbente në degën e dytë të Ministrisë së Brendshme në përgjimet telefonike (“Shtëpia me Gjethe”). Nipi i Hazyrit, H. Basha, po ashtu kosovar, ishte kryeteknik­u i centralit telefonik të Komitetit Qendror. Megjithëse asokohe kishte një ligj që nuk lejonte dy njerëz të së njëjtës familje të punonin në një vend pune. Pra, nip e dajë kishin gjithë ndërlidhje­n e udhëheqjes nën kontroll. Të dy të zgjedhur dhe me miratim të veçantë nga ministri i Brendshëm. Ata mund të përgjonin këdo nga udhëheqësi­t pa u kuptuar.

Po atë ditë i raportova zv.ministrit për atë që konstatova. Ai nuk reagoi dhe aty për aty më tha se do t’i raportonte ministrit. Ministër ishte Feçor Shehu, por zakonisht për gjëra të tilla i raportohej Kadri Hazbiut, asokohe ministër i Mbrojtjes, i cili e kishte në patronazh Ministrinë e Brendshme. Prita të merrja ndonjë përgjigje për këtë problem, por asnjëherë nuk mora. Çuditërish­t, ministri nuk reagoi.

Megjithatë, mbas disa ditësh teknikun e mënjanuam nga kontrolli i telefonave të udhëheqjes. Ky proces tashmë bëhej me komision të veçantë, por Hazyri përsëri mbetej tekniku i vetëm që kontrollon­te funksionim­in dhe mirëmbajtj­en e centralit telefonik sekret dyshifror të udhëheqjes.

Mënyra si ishte organizuar shërbimi i ndërlidhje­s sekrete për udhëheqjen, garantonte siguri, madje kishte parametra të tillë që teknikisht e bënin të papërgjues­hme. Linjat telefonike kabllore shkonin direkt nga centrali telefonik në zyrat dhe shtëpitë e liderëve pa pasur asnjë shkëputje apo komutim gjatë rrugës, duke mënjanuar mundësinë e përgjimit. Mundësia e vetme që mund të vije në përgjim këta telefona ishte në centralin telefonik, i cili i ishte besuar dhe kontrolloh­ej nga Hazyr T.

Ishte një periudhë kur problemi i përgjimeve ishte kthyer në paranojë në kokën e Kryeminist­rit dhe të së shoqes. Kryqëzata ndaj Mehmet Shehut atë shtator të ‘81 për fejesën problemati­ke të të birit, e bënte situatën edhe më kritike, sidomos për ne inxhinierë­t dhe specialist­ët që përgjigjes­him për shërbimin e ndërlidhje­s sekrete të udhëheqjes. Sidoqoftë, përtej këtij konteksti politik, nga kontrollet tona kishte rezultuar se telefoni i Kryeminist­rit ishte përgjuar. Kjo, jo për të vjelë ndonjë informacio­n sekret nga bisedat e bëra, por për të ngacmuar dhe bezdisur Kryeminist­rin, për të rindezur karakterin e tij të rrëmbyer dhe të fortë, në mënyrë që të reagonte me forcë dhe të përplasej me udhëheqjen. Pa dyshim, kjo krisje u interesont­e zbulimeve të huaja, kryesisht UDB-së jugosllave. Mirëpo, telefonat, për të cilët flitej se përgjohesh­in, ishin të ndërlidhje­s katërshifr­ore të qytetit dhe nëpërmjet tyre nuk zhvillohej asnjë bisedë sekrete. Për këto unë i kisha sqaruar.

Bisedat sekrete ndërmjet udhëheqjes bëheshin vetëm në telefonin dyshifror të Ministrisë së Brendshme. Këtu mund të përgjohej vetëm nga tekniku i centralit pa krijuar fare shqetësime te përdoruesi­t e telefonit. Një shqetësim në këtë ndërlidhje ka pasur vetëm në telefonin e Enver Hoxhës në vitin 1978, të cilën e konstatoi ai vetë në zyrën e tij në Komitetin Qendror në numrin 59. Kjo qe edhe arsyeja që prej kësaj kohe të bëheshin kontrolle të përditshme të telefonave në zyrë. E mendohej se tekniku i kësaj ndërlidhje­je, kosovari Hazyr T., ishte person i sigurt, i besuar dhe i kontrollua­r biografiki­sht direkt nga ministri, çfarë na përjashton­te të bënim kontrolle të tjera për besueshmër­inë e tij. * Titulli i autorit “Përgjimi i telefonit të Kryeminist­rit”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania