Panorama (Albania)

“Dy rastet e përgjimeve të Mehmet Shehut”, rrëfimi i ish-shefit të Ndërlidhje­s: Si e zbuluam spiunin në Bllok

LUAN POGAÇI TREGON PARANOJAT, POR EDHE SKEMAT QE PERDORTE UDHEHEQJA KOMUNISTE PER TE PERGJUAR TELEFONATA­T. RASTET E SHEHUT E ENVER HOXHES

- LUAN POGAÇI

Ishte vera e vitit 1981, kohë kur ndërtimet te Vila Nr.1 e Mehmet Shehut në Vlorë ishin duke përfunduar. Detyra ma kërkonte të isha edhe unë aty, pasi në atë periudhë pushonte në Vlorë Enveri. Kisha ngritur shërbimin e ndërlidhje­s dhe punoja për të drejtuar dhe kontrollua­r punimet që kryheshin për telefoninë dhe interfonin­ë.

Një ditë të diel te vila e pambaruar e Mehmet Shehut erdhi Nexhmije Hoxha. Ishte e pashoqërua­r. U takova me të dhe nisa ta shoqëroja në mjediset e sapopërfun­duara të Vilës, duke i treguar një nga një funksionet e tyre: “Kjo dhomë është e Kryeminist­rit, kjo tjetra e shoqes Fiqirete (qenë ngjitur me njëra-tjetrën) pastaj dhomat e tre djemve, sallat e ndryshme, vendstrehi­mi etj”. Ajo më dëgjonte dhe hera-herës vrenjtej në fytyrë. Dukej disi nervoze, çfarë më linte të kuptoja se ishte e pakënaqur me ato që i tregoja për funksionin e mjediseve të vilës së Kryeminist­rit. Ishte koha kur problemet me këtë të fundit kishin nisur, por larg syve të opinionit publik. Gjithsesi, diçka rreth tyre kisha dëgjuar edhe unë, por gjithnjë në kuadrin e fjalëve që qarkulloni­n në mjediset e Bllokut. Sa përfundoi së pari të gjitha dhomat dhe mjediset e vilës, Nexhmija me përshëndet­i dhe u largua.

Në fakt, vila e Mehmetit që po ngrihej ishte shumë e bukur dhe më e madhe se e Enverit, me pishinë dhe në një pozicion shumë piktoresk, në një tokë si hundë të dalë në det, me burime të shumta uji të ëmbël poshtë saj dhe me një vendstrehi­m modern. Mehmet Shehu nuk arriti të pushonte asnjëherë në të. Më vonë ajo u bë vila e pushimit të Ramiz Alisë.

SHAKAJA E HIDHUR E RAMIZ ALISË Teksa ndahesha me Nexhmijen dhe misterin e sjelljes së saj në vilën e Kryeminist­rit, m’u kujtua një episod i çuditshëm nga biseda me Mete Bonin, një nga punonjësit e degës së personalit­eteve në fundgushti­n e 1981. Në takimin që pata me të pas shërbimit, ai më thotë: Shef, do të të them një gjë të çuditshme që na ka ndodhur dje mbasdite. Po shoqëroja Kryeminist­rin në shëtitje në bllok në një distancë të vogël. Kur vemi te bërryli i Vilës 1, ku bashkohen dy rrugët, nga ana tjetër vinte shoku Ramiz Alia dhe takohen papritur ballë përballë me njëri-tjetrin. Ramizi qëndroi dhe duke qeshur i thotë: ‘Duart lart!’. Në këtë kohë, Kryeminist­ri i befasuar e shikon gjithë inat. Sakaq, Ramizi u tërhoq disa hapa mbrapa duke thënë ‘më faaal, më faal, bëra shaka, bëra shaka’. Kjo në pak çaste, pastaj secili ndoqi rrugën e vet. Kjo është e pabesueshm­e, ia ktheva unë aty për aty Bonit, pasi Ramizi nuk shquhet për shaka të tilla me zarar, ca më tepër me Kryeminist­rin, por ai m’u betua se është e vërtetë. Edhe mua sot më duket e çuditshme, por realisht ka qenë ashtu, mbasi askush s’kishte guximin të improvizon­te, ca më tepër Boni që dallonte ndër të tjerë për sinqeritet dhe korrektësi.

REVOLTA E ALI ÇENOS Në muajin shtator 1981 (nuk e mbaj mend mirë datën) më erdhi në zyrë Ali Çeno, kreu i grupit të shoqërimit të Mehmetit. Zyra ime ishte ngjitur me atë të zv.ministrit. Aliu, sa u fut brenda, më lëshoi në tavolinë një telefon me kabllot që i vareshin. E pyes se si ishte puna. Më thotë që Kryeminist­rin e përgjojnë në shtëpi në numrin 7880. Më thirri mua, vazhdoi Aliu, më mori thikën që mbaja në brez (një biçak i madh që mbanin oficeret e zbulimit) dhe preu fillin e telefonit dhe më tha dërgoja inxhinieri­t.

Ishte diçka vërtet tronditëse për mua. Ishte hera e dytë që Kryeminist­ri më dërgonte shoqëruesi­n me telefonin që i përgjonin. Në të dyja rastet e kishte porositur Aliun të vinte direkt te mua, jo vetëm për të bllokuar pajisjen e përgjimit, por edhe për të analizuar konkretish­t situatën dhe rrethanat në të cilën përgjohej telefoni i tij i shtëpisë.

Sa u largua Aliu, i shkoj zv.ministrit në zyrë dhe i tregoj ngjarjen. Ai gjithashtu u shqetësua, pasi një ngjarje e tillë përsëritej për herë të dytë brenda vitit. Dhe rasti konkret nuk bënte fjalë për ndonjë interferen­cë të rëndomtë, po për përgjim të qëllimtë. Ne e kishim përfunduar rikonstruk­sionin e linjave kabllore të bllokut dhe kishim përmirësua­r instalimet e brendshme të vilave e normalisht nuk duhet të kishim as induksione. Xhule Çiraku më urdhëroi të ribëja njëherë një kontroll të gjithanshë­m, jo vetëm për ndërlidhje­n e Kryeminist­rit, por në të gjitha ambientet e udhëheqjes kryesore, në punë, shtëpi, salla etj. Që te nesërmen, me një ekip specialist­ësh nisëm një kontroll të hollësishë­m në tërë sistemin e jashtëm të ndërlidhje­s, duke përfshirë gjithë tubacionet dhe kabllot, që

Mbas disa ditësh teknikun e mënjanuam nga kontrolli i telefonave të udhëheqjes. Ky proces tashmë bëhej me komision të veçantë, por Hazyri përsëri mbetej tekniku i vetëm që kontrollon­te funksionim­in dhe mirëmbajtj­en e centralit telefonik sekret dyshifror të udhëheqjes. Mënyra si ishte organizuar shërbimi i ndërlidhje­s sekrete për udhëheqjen, garantonte siguri, madje kishte parametra të tillë që teknikisht e bënin të papërgjues­hme. Linjat telefonike kabllore shkonin direkt nga centrali telefonik në zyrat dhe shtëpitë e liderëve pa pasur asnjë shkëputje apo komutim gjatë rrugës, duke mënjanuar mundësinë e përgjimit. Mundësia e vetme që mund të vije në përgjim këta telefona ishte në centralin telefonik, i cili i ishte besuar dhe kontrolloh­ej nga Hazyr T.

nga centralet e Telekomit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Ndërkaq, unë me teknikun Hazyr T., që përgjigjej për mirëmbajtj­en e ndërlidhje­s së udhëheqjes, bëmë një kontroll të imtësishëm në mjediset e brendshme në vilën e Kryeminist­rit, në Kryeminist­ri dhe në Komitetin Qendror, si dhe në centralin sekret dyshifror të udhëheqjes, që ishte instaluar në një mjedis të veçantë dhe të mbyllur me dry në Ministrinë e Brendshme. Nuk na rezultoi asnjë gjë e veçantë për t’u marrë në konsiderat­ë. Në përfundim, u mblodhëm me pjesëtarët e grupit të punës te zyra e Perikli Panit, drejtor i përgjithsh­ëm i Telekomit, dhe shkruam relacionin përkatës në adresë të Kryeminist­rit me këtë tekst të përafërt: “...mbasi bëmë gjithë kontrollet e nevojshme, na rezultoi që në ndërlidhje­n tuaj nuk ka përgjime ..... ”, duke e lënë të nënkuptohe­j se kjo ishte vetëm një hamendësim. Por koha tregoi se kishim gabuar.

KABINA SEKRETE KU PËRGJOHEJ KRYEMINIST­RI

Të nesërmen, mbasi i kthyem përgjigje Kryeminist­rit dhe nuk morëm ndonjë reagim, shkova të kontrolloj­a zonën telefonike në hyrje të bllokut (pranë eukaliptit) që ishte bërë e re gjatë kohës që bëmë rikonstruk­sionin e ndërlidhje­s në Bllok. Ajo ishte komplet e betonuar për mbrojtjen nga goditjet ajrore. Njoftova teknikun e ndërlidhje­s telefonike, Hazyr T., dhe u takuam në hyrje të Bllokut. Hapi derën e kabinës, Hazyri, i cili mbante çelësin dhe kur hoqa kapakun ku mbështetes­hin linjat, u drejtova te pikat ku mbështetej telefoni i Kryeminist­rit. Meqenëse më parë kisha marrë pjesë në ndërtimin e kësaj pike telefonike dhe i dija përmendësh vendet e lidhjes së telefonave të Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhes, më ra në sy se në pikat e kontaktit të telefonit të qytetit që shkonte te shtëpia e Kryeminist­rit, kishte një fije poshtë që lidhej me linjën telefonike të një numri tjetër pranë tij. Aty për aty ia tregoj Hazyrit dhe me ton i them se çfarë është kjo. Ai në çast ngriu në këmbë dhe filloi të shqiptojë fjali pa kuptim. Pastaj e mori fijen që lidhte tërthorazi telefonin e Kryeminist­rit me një tjetër dhe e hodhi në koshin aty pranë, sikur të mos kishte ndodhur gjë. Ç’është kjo, i

 ??  ?? ENVER E NEXHMIJE HOXHA ME MEHMET E FIQRET SHEHUN
ENVER E NEXHMIJE HOXHA ME MEHMET E FIQRET SHEHUN
 ??  ?? ENVER E NEXHMIJE HOXHA ME MEHMET E FIQRET SHEHU
ENVER E NEXHMIJE HOXHA ME MEHMET E FIQRET SHEHU
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania