Panorama (Albania)

Gjekmarkaj-Bashës: S’jam vartës i zyrës së shtypit

Agron Shehaj: “Kam bërë sondazhe dhe më del 75 për qind nuk duan Bashën”. Lulzim Basha: “Një ‘call center’ nuk bën dot sondazhe politike”

-

Mbledhja e Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e e së shtunës prodhoi pakënaqësi e përplasje edhe për mënyrën e organizmit të aksionin opozitar. Kryedemokr­ati Lulzim Basha iu komunikoi deputetëve vendimin se nga kjo e hënë do të jenë në Kuvend për të marrë pjesë fizikisht në komisionet parlamenta­re. Gjatë mbledhjes, Basha kërkoi nga deputetët e tij intensifik­imin e kontakteve me qytetarët dhe ngritjen e çdo problemati­ke që shqetëson komunitete­t lokale dhe ndjekja e çdo abuzimi qeveritar në çdo sektor. Teksa Basha kërkoi që denoncimi i problemati­kave të qytetarëve të bëhet përmes dy koordinato­rëve, kreu i Grupit Parlamenta­r, Alfred Rushaj, kërkoi që për daljet mediatike, deputetët të koordinohe­n me zyrën e shtypit. Kjo kërkesë e Rushajt nuk është pranuar nga deputeti i Lezhës, Agron Gjekamarka­j, i cili me tone të larta ua ka bërë të qartë drejtuesve të PD-së se ai nuk mund të kthehet në vartës i zyrës së shtypit dhe nuk do ta respektojë këtë vendimmarr­je. Një ditë më parë në mbledhjen e së premtes në selinë Blu, ku Basha priti në një takim kryetarët e degëve në Tiranë u zhvillua një tjetër përplasje e fortë në lidhje me aksionin opozitar, si dhe për të informuar bazën në lidhje me vendimmarr­jen për nismën e Sali Berishës. Gazeta “Panorama” zbardhi debatin e plotë mes kryedemokr­atit Basha, ish-rivalit të tij, Agron Shehaj, dhe nënkryetar­es së PD-së, Grida Duma dhe numrit dy, Gazment Bardhi. Debati nisi menjëherë kur Agron Shehaj i tha kreut të PD-së se ka bërë vetë një sondazh ku sipas tij, 75 për qind e demokratëv­e nuk do Bashën, por preferonte deputetin e ri si kryetar të PD-së. Si kundërpërg­jigje Basha i kujtoi se sondazhet politike janë profesiona­le dhe nuk mund t’i bëj çdo “Call Center”, ndërsa i kërkoi që të ishte serioz në mbledhje. Me pas, Shehaj u përplas gjithashtu edhe me nënkryetar­en e PDsë, Grida Duma dhe sekretarin e Përgjithsh­ëm Gazmetn Bardhi, pasi këta dy të fundit i thanë Shehajt se ka përdorur paratë për të blerë vota për kryetar partie dhe ka bashkëpunu­ar me njerëz që në fushatën e 25 prillit punuan kundër PD-së. Duma dhe Bardhi i kanë thënë se ka pamje filmike për këto akuza që kanë ngritur ndaj Shehajt, i cili nuk i pranoi për asnjë moment këto akuza.

DEBATI NË PD

Lulzim Basha: Ajo që dua nga secili prej jush është që të bëheni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësime­t e qytetarëve. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve, ndaj është detyra jonë t’i bëjmë publike problemati­kat e tyre. Ndaj në PD do të ketë një strukturë funksional­e për të koordinuar problemati­kat e qytetarëve dhe propozimet konkrete që do vijnë nga degët dhe deputetët demokratë. Sigurisht që publikimi i këtyre fakteve duhet të bëhet në koordinim të plotë me dy përfaqësue­sit e grupit parlamenta­r që do të merren me këtë organizim. Dua që të mos jemi kaotik në denoncimin e çdo problemati­ke, por të jemi të koordinuar me zyrën e shtypit.

(Kreu i PD largohet nga mbledhja për t’u rikthyer sërish pas-pak çastesh)

Alfred Rushaj: Në vijim të asaj që tha kryetari sa i takon organizimi­t të daljeve mediatike, kërkoj mirëkuptim­in tuaj për të njoftuar për çdo dalje mediatike zyrën e shtypit. Do të doja të mos konfirmoni­t dalje mediatike, pa marrë fillimisht dakordësin­ë e zyrës së shtypit dhe pa koordinuar mesazhin politik për temat që do të diskutoni në debatet ku do të merrni pjesë apo intervista­t që do të jepni.

Agron Gjekmarkaj (ngre zërin): Unë po jua them këtu që ta dini. Unë nuk bëhem vartës i zyrës së shtypit. Kjo parti këtë problem ka pasur 8 vite që nuk lejon individët të thonë atë që mendojnë, por i nxjerr të cicërojnë në deklarata shtypi me letër përpara. Secili duhet të ketë individual­itetin e tij. Po e theksoj edhe njëherë, unë nuk i marr leje askujt për daljet e mia, për të qenë në debate apo për të dhënë intervista. Jam intelektua­l dhe kam mendimin tim, të cilin do ta shpreh kudo që unë do të shkoj!

DEBATI BASHA-SHEHAJ E DUMA-SHEHAJ Agron Shehaj: Unë kam bërë sondazhe dhe më del se 75 për qind nuk duan Bashën. Kjo shifër ka dalë nga sondazhet që kam bërë. Si t’ia bëjmë ne me demokratët, çfarë t’u themi?!

Lulzim Basha: Partia udhëhiqet dhe nuk udhëhiqet me sondazhe. Ndërkohë, Partia Demokratik­e ka bërë sondazhet e saj profesiona­le që nxjerrin të pasakta ato shifra që i referoheni ju. Një “Call Center” nuk bën dot sondazhe politike.

Agron Shehaj: Ok, i tërheq meqë juve s’ju duken të tilla. Por, mua më kanë ardhur vetë qytetarët dhe më kanë thënë që më mirë të ishe vendosur ti në krye të PD-së.

Lulzim Basha: Edhe një herë, ju kam thirrur këtu që të hartojmë një strategji opozitare, një plan pune. Silluni me seriozitet­in e duhur se njerëzit nuk duan të dëgjojnë pallavrat më the të thashë…

Agron Shehaj: Unë kështu di të flas. (Ngre zërin). Nuk keni pse të më mësoni juve mua sesi të flas. Unë di shumë mirë të flas. Kam bërë biznes kaq vite dhe nuk më mëson njeri si të flas. Çfarë jam unë këtu, s’jam as nxënës as student që të më mësoni se si të flas. Kush je ti që më tregon mua edukatën. (Kërkoj ndjesë vetëm për tonin e lartë të zërit!)

Grida Duma: Kryetar, ju që e moderoni këtë mbledhje të jemi të qartë se nuk kemi as kohë dhe as arsye pse të humbasim kohë. Sepse më mirë shkojmë dhe e harxhojmë kohën me demokratët sesa me debate i thash e më tha, mes nesh. Në këtë moment kritik është e patolerues­hme për askënd që të mundohet të shfrytëzoj­w situatën për protagoniz­ma personale. Kur kryetari i partisë mundohet të ruajë ekuilibrat brenda në parti, s’ka të drejtë askush tjetër që të mundohet të shfrytëzoj­ë situatën për protagoniz­ma personale. Sa të humbim minutat për gjerat shumë të qarta secili nga ne të japw alternativ­ën, nëse jo, të dëgjojw udhëzimet. Agron Shehaj: E ke me mua ti këtë? (ngre sërish zërin) Grida Duma: Me ty jo e jo, sepse për mua je asgjë! Agron Shehaj: Jam unë asgjë? Grida Duma: Po, sepse një njeri që për protagoniz­min e vet personal, ka përdor lekët për të blerë vota për kryetar duke përdorur më llumin e shoqërisë, meriton që ti them këto që po them, që je një hiç. Politika nuk është biznes. Lere pastaj meritokrac­inë dhe sa i njeh ti demokratët që s’ke lidhje fare. Se je akoma te situata që demokratët të kanë dhënë dhe ti i ke marrë dhe nuk mund të bësh sikur e njeh partinë. Duhet të mësosh akoma.

Agron Shehaj: Unë s’kam përdorur askënd se unë nuk e dija se kush ishin ata që më kishin ardhur në fushatë.

Grida Duma: Ti e di shumë mirë edhe e vërteta të bën kaq keq. Agron Shehaj: Kjo është gënjeshtër… Isa Sakja: Ky është turp që po bën ti. Unë kam prova filmike dhe fizike për ty ku ke përdor lekët me çunin e tezes tënde dhe me llumin që ke përdorur për të ndërhyrë në fushatë brenda partisë. Turpin që ke bërë ti se ka bërë askush në Partinë Demokratik­e që të fusw lekët për të blerë garën e brendshme dhe të përdorw njerëzit që na kanë qenë kundër në fushatë. Ke shkuar në lokalet e atyre që dihen qartë se kush janë.

Agron Shehaj (revoltohet): Kjo është gënjeshtër, është gënjeshtër. Unë nuk rri më në këtë mbledhje ku më cenohet e drejta e fjalës. Po më akuzoni…

Gazment Bardhi: Ka video të tuat ndaj mos aktro këtu. Kemi video, ndaj po aktron këtu.

LULZIM BASHA: Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësime­t e qytetarëve. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë pjesën dërrmuese të qytetarëve, ndaj është detyra jonë t’i bëjmë publike problemati­kat e tyre. Publikimi i këtyre fakteve duhet të bëhet në koordinim të plotë me dy përfaqësue­sit e grupit parlamenta­r. Dua që të mos jemi kaotikë, por të jemi të koordinuar me zyrën e shtypit.

AGRON GJEKMARKAJ: Unë nuk bëhem vartës i zyrës së shtypit. Kjo parti këtë problem ka pasur 8 vite, që nuk lejon individët të thonë atë që mendojnë, por i nxjerr të cicërojnë në deklarata shtypi me letër përpara. Secili duhet të ketë individual­itetin e tij. Po e theksoj edhe njëherë unë nuk i marr leje askujt për daljet e mia, për të qenë në debate apo për të dhënë intervista. Jam intelektua­l dhe kam mendimin tim, të cilin do ta shpreh kudo që unë do të shkoj.

 ?? ?? BASHA ME DEPUTETE TE PD NE KUVEND
BASHA ME DEPUTETE TE PD NE KUVEND
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania