Panorama (Albania)

Braçe: Kanë frikë të flasin për ligj, pranohet gjithçka që zhvatësit bëjnë

-

Ish-zëvendëskr­yeministri, Erion Braçe, ka deklaruar se rritja e çmimeve të disa lëndëve të para nuk duhet të sjellë rritje e të gjitha mallrave dhe shërbimeve në vend. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Braçe ka reaguar për deklaratën në media të kreut të Shoqatës së Bar-restorante­ve, Enri Jahja, i cili tha se “është rritur çdo lëndë e parë, hekuri, çimento, gruri kështu që teknikisht do rritet edhe kafeja, duke qenë se në jemi vend importues, do rritet edhe çmimi”. Sipas ish-zëvendëskr­yeministri­t çmimet e një malli në veçanti në vend nuk rriten teknikisht sipas rritjes së disa të tjerave si lënë e parë. Deputeti i PS-së u shpreh se ky është pazari banal në këtë vend, se treg as që mund të quhet ndonjëherë, ndërsa thekson se kështu ndodh kur këtu ka frikë të flasë kush për rregull, ligj, konkurrenc­ë e abuzim. Braçe thotë se çmimi i kafesë ka 20 vite që nuk rritet dhe pretendime­t mbi arsyen që mund të rritet është fare pa lidhje. Sipas deputetit të PS-së kështu ndodh kur gjithçka pranohet që bëjnë zhvatësit në këtë vend. Kujtojmë që pak ditë më parë u rrit me 10 lekë edhe çmimi i bukës. “Do rrisim çmimin e kafes se duam! Ky është pazari banal në këtë vend, treg as që mund të quhet ndonjëherë. Lexojeni çfarë thotë: U rrit hekuri, çimento, gruri, kështu që teknikisht do rritet dhe kafeja; kemi 20 vjet e se kemi rritur çmimin e kafesë! Gjejeni lidhjen! Kështu ndodh kur këtu ka frikë të flasë kush për rregull, ligj, konkurrenc­ë, abuzim, thjesht pranohet gjithçka që zhvatësit bëjnë!”, shkruan deputeti Braçe në mesazhin e tij në “Facebook”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania