Panorama (Albania)

Incidentet në Veri të Kosovës, kryetema e takimit Rama-Kurti

-

Kryeminist­ri Rama do të jetë sot për një vizitë njëditore në Kosovë, duke mbajtur kështu premtimin që i bëri homologut të tij kosovar Albin Kurti. Rama viziton Kosovën pas kthimit nga SHBA ku mori pjesë në Asamblenë e OKB-së. Bashkë me Ramën do të jetë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar. Vizita e Ramës zhvillohet pas ftesës së Kurtit, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë Kryeminist­ër i Shqipërisë. Mediat në Kosovë shkruajnë se pritja e kreut të qeverisë shqiptare do të bëhet me anë të një ceremonie shtetërore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo është bërë e ditur nga vetë zyra e Kryeminist­rit Albin Kurti, ku ndër të tjera tregohet dhe axhenda e takimit mes dy krerëve të qeverisë. “Kryeminist­ri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin ‘Skënderbeu’, Kryeminist­rin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, Kryeminist­ri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeminist­ri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në orën 10:20", shkruajnë mediat në Kosovë. Vizita e Kryeminist­rit Rama bëhet në një kohë kur prej 8 ditësh me radhë situata në Veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, teksa dy pikat kufitare, Jarinja dhe Bërnjaku, vijojnë të jenë të bllokuara nga protestues­it serbë. Ishte vendimi i qeverisë së Albin Kurtit që kërkoi vendosjen e targave të Kosovës për të gjitha makinat serbe në territorin e Kosovës. Në reagimin e tij të vetëm për këtë tension në kufi, Kryeminist­ri Rama kërkoi dialog nga ana e Prishtinës dhe Serbia të bashkëpuno­jë. “Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprocit­eti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpuno­jë, BE të ndërmjetës­ojë”, shkruante Rama në “Twitter”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania