Panorama (Albania)

Sherr për punën, muratori qëllohet me kallashnik­ov

Ngjarja e pazakontë në zonën e Thethit në Shkodër. Çfarë thotë 47-vjeçari pasi u qëllua me armë zjarri nga një fuoristrad­ë

-

Një 47-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e Thethit në Shkodër. Shtetasi Gëzim Ndrezaj mori një plumb në pjesën e këmbës dhe përfundoi në spital jashtë rrezikut.

Ai mori fillimisht ndihmë mjekësore pranë Qendrës Shëndetëso­re të zonës së Thethit dhe më pas u transferua drejt Spitalit të Shkodrës. Ndrezaj punonte si murator dhe dyshohet të ketë qenë pikërisht puna e tij që ka çuar në plagosjen me armë. Policia ka bërë të mundur identifiki­min e autorit dhe po punon për arrestimin e tij. Deri më tani nuk bëhen ende të qarta shkaqet dhe motivet e kësaj plagosjeje. “Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G. T, i cili po transporto­het për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit”, sqaroi Policia lokale.

DËSHMIA

Duket se pas sherrit që përfundoi në përdorimin e armës së zjarrit janë arsyet banale të autorit dhe 47-vjeçarit. I plagosur në këmbën e djathtë, Ndrezaj tregon se me autorin ishin konfliktua­r për arsye pune. Sipas tij, autori i ka kërkuar të bëjë një punim pranë banesës së tij, por 47vjeçari nuk ka pranuar. Në këtë moment, sipas 47vjeçarit, autori, i cili ishte me një makinë, ka nxjerrë automatiku­n dhe e ka qëlluar një herë në këmbë. Ai thotë se ka pasur vetëm një të shtënë, si dhe shton se autorin e njeh, pasi është banor i zonës. “Më ka thënë t’i bëj një punë dhe unë i kam thënë se nuk ka mundësi. Ai më tha: ‘Ma sheh sherrin, nëse nuk ma bën’. Normal e njoh. Më qëlloi me automatik. Ishte me makinë. E njoh autorin, është banues këtu. Ai gjuajti një herë. Isha këtu. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë”, tha gjatë dëshmisë së tij 47-vjeçari i plagosur. Ndërkohë, banorët e pranishëm thanë se nuk kishin parë gjë, ndërsa i ofronin 47-vjeçarit ndihmën e parë.

 ?? ?? 47-vjeçari i plagosur
47-vjeçari i plagosur
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania