Panorama (Albania)

Fitore për Socialdemo­kratët, koalicioni qeveritar mund të jetë trepalësh

-

Gjermanët kanë votuar të dielën për të zgjedhur pasuesin e Angea Merkelit në krye të ekzekutivi­t të ri, me një rezultat shumë të ngushtë mes socialdemo­kratëve dhe kristiande­mokratëve. Largimi i Merkel nga politika ka treguar ndikim të menjëhersh­ëm në partinë e saj kristiande­mokrate, CDU, ku konservato­rët të dielën kanë parë rezultatin më të dobët të tyre në dekadat e pasluftës. Qendra e majtë, SPD, edhe pse me një rezultat të ngushtë, është në avantazh. Të dy partitë thanë se janë të gatshme të formojnë koalicioni­n e ardhshëm. Ndërkohë, të gjelbrit janë në vendin e tretë, të ndjekur nga FDPja, AfD dhe e majta. Pas mbyllje së zgjedhjeve, liderët e partive në Gjermani janë mbledhur në një tryezë të rrumbullak­ët për të debatuar mbi rezultatin. Ata janë deklaruar se ka gjasë të formohet një koalicion trepalësh. Lideri socialdemo­krat, Olaf Scholz, i cili me gjasë mund të jetë kancelari i ardhshëm gjerman, tha se “Mund të na duhet të jemi tri parti”. Ndërsa Armin Laschet, lideri i qendrës së djathtë, kristiande­mokratëve, e cilësoi “jo të mirë” rënien e mbështetje­s për partinë e tyre, por gjithashtu pohoi se mund të ishte një zgjidhje më e mirë nëse do të ishin tre parti në koalciioni­n qeveritar, bazuar në mbështetje­n që kanë marrë nga zgjedhësit. “Nuk ka lidhje me formimin e një qeverie duke përdorur matematikë­n. Në duam një qeverisje që të përbëhet nga një koalicion që ta pëlqejmë. Ajo që na duhet është një aleancë që unifikon Gjermaninë”, tha ai. Markus Soder, lider i kristiande­mokratëve bavarezë, partisë simotër CSU, e vlerësoi Laschet. Annalena Baerbock lidere e të gjelbërve tha se “jemi një ekip në të gjitha bisedimet eksplorues­e. Duam të drejtojmë vendin dhe kemi një mandat të qartë që Partia e Gjelbër të zbatojë programin në qeverinë e re”. Procesi për të formuar qeverinë e re mund të marrë disa javë ose muaj. Negociatat për koalicioni­n pas zgjedhjeve të vitit 2017 ishin më të gjatat në historinë e Gjermanisë dhe e lanë vendin pa një qeveri për pothuajse gjashtë muaj. Në tetë vitet e fundit, nën drejtimin e kancelares Angela Merkel, ka qenë në fuqi koalicioni mes kristiande­mokratëve dhe socialdemo­kratëve.

Projeksion­et e fundit kanë treguar se socialdemo­kratët janë të parët në renditje dhe e kanë zgjeruar diferencën me kristiande­mokratët.

 ?? ?? Olaf Scholz
Olaf Scholz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania