Panorama (Albania)

Vuçiç po përdor targat për përshkallë­zim me Kosovën

Borell, thirrje Kosovës e Serbisë: Tërhiqni Policinë dhe barrikadat

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka përdorur situatën me reciprocit­etin për targat në Veriun e Kosovës për të treguar forcën ushtarake të Serbisë, duke shkuar drejt një përshkallë­zimi të situatës, të cilën e ka mbështetur plotësisht edhe pasi ka biseduar në telefon me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të NATO-s, Jens Stoltenber­g.

Stoltenber­g, i cili bisedoi edhe me Kryeminist­rin e Kosovës, Albin Kurtin, tha se folën për situatën shqetësues­e në veri të Kosovës. Vuçiç, pas bisedës, e quajti “pushtim” praninë e forcave speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, ndërsa tha se Serbia s’ka nevojë ta pyesë askënd për avionët ushtarakë që përshkuan qiellin mbi pikëkalime­t kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. “Pushtimi i plotë me automjete të blinduara në veri të Kosovës, i cili po udhëhiqet nga Prishtina, po vazhdon për ditën e shtatë me radhë”, tha Vuçiç. “Të gjithë papritmas shqetësohe­n kur shohin helikopter­ë dhe aeroplanë serbë, sepse mendojnë se ata nuk duhet të ekzistojnë, ose nuk duhet të ngrihen derisa Kurti ose dikush nga bashkësia ndërkombët­are ta miratojë këtë”, tha Presidenti serb. Ai theksoi sërish kërkesën për formimin e Asociacion­it të komunave me shumicë serbe. Stoltenber­g tha se është jetike që Prishtina dhe Beogradi të përmbahen dhe t’i kthehen dialogut. Të shtunën, Qendra e Regjistrim­it të Automjetev­e në Zubin Potok është djegur, si dhe është sulmuar Qendra e Regjistrim­it Civil në Zveçan. Sipas hetimeve preliminar­e aty janë hedhur dy bomba dore, të cilat nuk kanë shpërthyer. Për shkak të zhvillimev­e në veri, presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani e ndërpreu vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe u nis drejt Kosovës. Gjatë të shtunës, kryeminist­ri Albin Kurti deklaroi se dy sulmet në veri, ishin të qëllimshme.

Situata në Veri duket se ka krijuar shqetësim edhe të përfaqësue­si i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të largojnë menjëherë policinë speciale dhe barrikadat në veri të Kosovës. Borell është shprehur se po vazhdon të ndjekë nga afër situatën në veri të Kosovës. “Serbia dhe Kosova duhet të mos përshkallë­zojnë pa kushte situatën në terren, duke tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke çmontuar postblloqe­t. Çdo provokim i mëtejshëm ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinu­ara janë të papranuesh­me”, tha ai. Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën dhe për të rënë dakord për rrugën përpara, prandaj “BEja do t’i mbështesë në mënyrë aktive këto përpjekje. Udhëheqësi­t e Kosovës dhe të Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komunitete­ve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. E theksova këtë në thirrjet e mia me Presidenti­n Vuçiç dhe Kryeminist­rin Kurti këtë javë”. Borell theksoi se dialogu i lehtësuar nga BE-ja vazhdon të jetë platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura midis palëve, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe targat. “Ardhja e të dy kryenegoci­atorëve në Bruksel ditët në vijim është hapi i parë pozitiv. Thelbësore është që ata të vijnë me një mandat për të diskutuar rrugën përpara dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshm­e që janë në interes të qytetarëve. Ne e përsërisim, që presim që Kosova dhe Serbia të kthehen në nxitjen e një mjedisi të favorshëm për pajtimin, stabilitet­in rajonal dhe bashkëpuni­min në të mirë të qytetarëve të tyre. Kjo është thelbësore për arritjen e një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizim­in e marrëdhëni­eve të tyre, e cila është e nevojshme që të dy të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”, shtoi ai.

Borell ka thënë se është në kontakt të ngushtë me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të NATO-s, të cilin e falënderoi për bashkëpuni­min e shkëlqyer mes KFOR-it dhe EULEX-it. “KFOR-i luan një rol kyç në mbështetje­n e stabilitet­it rajonal në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

 ?? ?? Avionët ushtarakë serbë mbi Jarinjë
Avionët ushtarakë serbë mbi Jarinjë
 ?? ?? Josep Borrell
Josep Borrell

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania