Panorama (Albania)

Deklarata e rrezikshme: Pse s’hapen kishat dhe xhamitë?

Kadare: Po le të besojë kush të dojë në atë zot e perëndi që do! Çfarë e keqje do t’i vinte Shqipërisë nga liria e besimit

-

Flemingu ishte një grua mjaft e kulturuar, por ajo që na lidhte më shumë me të ishte fakti se ajo ishte një dashamirës­e dhe një mikeshë e deklaruar dhe e vërtetë e vendit tonë.

e keqe, të paktën mua më dukej se Ismaili ishte shumë më i qetë. Ditën tjetër në pasdite, meqë në axhendën e shkrimtarë­ve nuk kishte ndonjë aktivitet të veçantë, e kishim lënë të shkoja përsëri në “Astir Palace” për ta marrë Kadarenë dhe bërë një guidë të shkurtër nëpër Athinë.

Në hollin e Hotelit e dallova Ismailin të ulur në një prej kolltukëve. Iu afrova dhe pasi më ftoi të ulesha filluam të bisedonim. Por, pas pak aty erdhi një burrë i gjatë, tip i çliruar në qëndrimin dhe komunikimi­n e tij, me një çantë të hedhur në njërin sup që e mbante pak më të varur se supin tjetër, me flokë të shpupuritu­r. Ai iu afrua Kadaresë, diçka bisedoi me të në frëngjisht dhe mandej Kadareja e prezantoi të porsaardhu­rin me mua duke i treguar se isha një bashkëpatr­iot i tij. Burri më zgjati dorën, ndërsa Kadareja më tha se ishte shkrimtari serb Danillo Kish. (“E kam thënë vazhdimish­t, shtoi serbi, duke u ndarë nga ne, që ju shqiptarët jeni njerëz të pashëm”.)

Mbas përshëndet­jes me serbin, së bashku me Kadarenë nuk u ulëm më, por dolëm jashtë, morëm makinën dhe filluam të lëviznim nëpër kryeqyteti­n helenik. Kisha rastin të bisedoja dhe të dëgjoja nga afër një idhull të formimit dhe kulturës time që prej adoleshenc­ës dhe më tej nëpër vitet e mia. Kisha dëshirë ta pyesja për shumë e shumë gjëra, por bashkë me të edhe droje të madhe.

Megjithatë, folëm jo pak me njëri-tjetrin, por një çast, papritur rrjedhën rutinë e bisedave tona ndryshoi! Në njërën prej sediljeve të makinës time ndodhej libri “Me Stalinin”, i cili ato kohë do të përkthehej në Greqi. Kadareja e pa librin dhe nën vetullat e ngrysura dhe u drejtua nga unë duke thënë:

“Po ky është në terezi me këto që shkruan? Ç’i thotë mëndja këtij njeriu që vazhdon dhe merr në mbrojtje Stalinin?!

Heshta, i tronditur, me atë që lëshoi si pa të keq shkrimtari kundër Enver Hoxhës!!!

“Po, Stalinin nuk e marrin në mbrojtje vetë sovjetikët, madje as vetë gjeorgjian­ët me ato që ka bërë, tani na del ky dhe na e mbron. Jo vetëm kaq, por shkruan edhe një goxha libër? Marrëzira!

Përsëri heshta dhe u shqetësova jo pak. Kadareja e dinte fare mirë që unë isha i Shërbimeve Inteligjen­te, ashtu sikurse e dinte që ato që ai deklaroi nuk ishin as më shumë dhe as më pak veç “agjitacion e propagandë”, sikundër përcaktohe­shin në fjalorin ligjor të kohës.

Heshta përsëri, pa u prononcuar në ato që lëshonte tek unë shkrimtari me një kurajë të çuditshme!

Dhe pa kaluar gjatë, ashtu duke vazhduar rrugën, ndaluam në një semafor në krah të të cilit ishte një kishë e ritit ortodoks, ndoshta e ndërtuar rishtazi. Me kokën e kthyer nga kisha, sikur të mos ishte mjaftuar me ato që më tha, Kadareja vazhdoi:

“Po ja, me thuaj, ç’të keqe ka të hapen kishat dhe xhamitë? Përse duhet të qëndrojnë të mbyllura vetëm tek ne? Përse ne duhet të bëjmë ndryshe nga e gjithë bota? Po le të besojë kush të dojë në atë zot e perëndi që do! Çfarë e keqe do t’i vinte Shqipërisë nga liria e besimit dhe bindjeve religjioze?

Me këto e shumë të tjera në marrim përsipër urrejtjen e botës, sepse kështu do e mendon ai…”

Heshta, heshta, heshta…. Megjithatë, edhe mbrëmja e asaj nate para largimit të Kadaresë për në Shqipëri kaloi bukur.

RRËFIMI TE NJË MIK… Por, duhet të them se bisedat për Stalinin, lirinë e fesë etj., kishin lënë jo pak gjurmë e tronditje tek unë dhe më kishin vënë në mendime të thella. Pra, kishte edhe një tjetër mënyrë të menduari, kishte edhe alternativ­a të tjera gjykimi rreth çështjeve që gjer atëherë konsideroh­eshin tabu… për më tepër kur këto i thoshte një mendje që e vlerësoja racionalis­ht prej vitesh.

Por, duke qenë njohës i mekanizmav­e të shërbimeve inteligjen­te, sigurisht nuk kish si të mos deduktoja se ky njeri, siç foli me mua mund të flasë edhe me të tjerë dhe nuk përjashtoh­et që në rrethet njerëzore të ishte i pranishëm edhe ndonjë bashkëpunë­tor i Shërbimit, i cili me siguri do të informonte për rebelimet e Kadaresë kundër qëndrimeve zyrtare të sistemit!

Pas disa javësh, erdha me një shërbim nga Athina në Tiranë. Sigurisht, kërkova të takoja menjëherë Ferid Hudhrin, një mikun tim, i cili ishte gjithashtu mik i afërt i Kadaresë. Mbas bisedave të para i tregova me hollësi dhe shqetësim Feridit gjithë ç’më kishte folur Kadareja dhe në vazhdim i thashë ta porosiste, si mik i afërt i shkrimtari­t, të ishte i kujdesshëm e të mos fliste vend e pa vend se mund të kishte pasoja.

Feridi më dëgjoi me kujdes, qetë dhe për çudinë time përsëri me një qetësi të habitshme më tha:

“Ohooo, po ti e ke për herë të parë, prandaj shqetësohe­sh. Por, Kadareja ashtu flet vazhdimish­t”.

Përsëri i shqetësuar, i thashë Feridit se me atë mënyrë të foluri Kadareja mund të rrezikohej…

“Mirë, more, mirë, thua ti, por ja që ai është Kadareja, ashtu siç i mendon gjërat ashtu edhe i flet. Ne ia dimë këto Ismailit”.

Nga përgjigjet e Feridit kuptova se do të ishte e kotë që miqtë e tij të merrnin kurajë për “të ndrequr apo kthyer nga rruga e tij Kadarenë…”. Mesa dukej ajo ishte udha e tij, e pëlqenin ose jo të tjerët, e pranonin ose jo të tjerët, e kundërshto­nin ose jo të tjerët. Itinerarin e atij shtegu dukej qartë se ai e kishte përcaktuar me bindje të plotë, prandaj dhe çapitej qartas në të dhe koha do të provonte saktësinë e orientimit drejt horizontev­e te të cilët ai shkonte.

 ?? ?? Në shtëpinë e Amalia Fleming më 1984 në Athinë
Në shtëpinë e Amalia Fleming më 1984 në Athinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania