Panorama (Albania)

Bajrami shënon sërish, shkëlqejnë Uzuni e Selahi

Beratasi i bën të gjitha në Hungari, spikat edhe mesfushori

-

Mesfushori i Kombëtares Nedim Bajrami gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 4-2 që skuadra e Empolit arriti në shtëpi ndaj Bolonjës, në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Serisë A.

Ky ishte goli i dytë në kampionat për futbollist­in shqiptar, që është shndërruar në një lider te skuadra italiane. Në minutën e 53-të, Bajrami shndërroi në gol një penallti duke çuar në 3-1 rezultatin e sfidës. Numri 10 i Empolit qëndroi në fushë 80 minuta, teksa më pas u zëvendësua nga talenti elbasanas Kristjan Asllani. 19-vjeçari që është pjesë e Kombëtares Shpresa luan ndeshjen e dytë për ekipin e parë të Empolit. Edhe pse pak minuta, ky është vetëm fillimi për Asllanin, pasi nuk është e lehtë të luash në këtë moshë në një nga ligat më të forta në botë, siç është Seria A.

Ardian Ismajli - Mbrojtësi nuk ishte i disponuesh­ëm për Empolin gjatë ndeshjes së djeshme dhe nuk bënte pjesë as në stolin e lojtarëve rezervë.

Myrto Uzuni - Vazhdon marrëdhëni­a e mirë e shqiptarit me golin. Pas çmendurisë në Kupë ku shënoi 6 gola dhe shkroi emrin e tij mes legjendave të futbollit hungarez, Uzuni zhbllokohe­t edhe në kampionat. Ai ishte protagonis­t kryesor në fitoren 3-1 të Ferencvaro­shit ndaj Ujpestit. Uzuni arriti të fitonte një 11-metërsh, të jepte një asist dhe të shënonte dy gola, një prej të cilit u anulua në minutën e 81-të nga sistemi VAR për pozicion të parregullt. Nuk mbaron këtu, gjashtë minuta më vonë Uzuni gjen rrugën e rrjetës dhe i fal qetësinë skuadrës së tij. Sezoni i ri sapo ka nisur dhe ky është goli i 8-të për shqiptarin që deri tani po tregon një formë të shkëlqyer.

Lindon Selahi - Mesfushori i Kombëtares e ka bërë “sefte” në kampionati­n kroat, teksa ka gjetur golin e parë me fanellën e Rijekës. Pas një aksioni model, në të 46’-ën shqiptari tundi rrjetën në përballjen ndaj Goricës së Albi Dokës, duke vendosur baraspeshë­n e përkohshme 2-2. Si Selahi, ashtu edhe Doka u aktivizuan titullarë në këtë përballje, ndërkohë që ish-mbrojtësi i Tiranës në të 57’-ën shkaktoi penallti pasi preku topin me dorë.

Armando Broja - Vazhdon të mos i besohet ende vendi i titullarit në kampionati­n e magjishëm anglez. Sulmuesi aktivizohe­t përsëri në pjesën e dytë, konkretish­t në minutën e 64t kur rezultati ishte 0-1. Broja nuk ka arritur ta ndryshojë fatin e takimit për Sauthempto­nin, por në ato pak minuta ka luajtur mirë dhe ka lënë shenjë duke dhuruar një vrapim prej shumë metrash dhe duke i rrëmbyer topin mbrojtësit të fundit, por ishte portieri që doli në kohë dhe i hoqi mundësinë e një goli fantastik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania