Panorama (Albania)

Partizani-Vllazania e Teuta-Dinamo ndahen në paqe, Tirana ngec përsëri

-

Edhe sfida e së dielës mes Partizanit dhe Vllaznisë mbyllet në barazim. Ka qenë një përballje e ndezur, me raste që në sekondat e para. Da Silva u dha avantazhin shkodranëv­e dhe Partizani ishte gjatë gjithë ndeshjes në ndjekje. Fati e desh që edhe goli tjetër të ishte në ekstremin e sfidës, me rrjetën që erdhi nga Rrapaj me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke vendosur baraspeshë­n në shifra, me një rezultat që duket i mirë për të dyja skuadrat në një moment që të gjithë po mendojnë të evitojnë humbjen. Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e zhvilluar në “Arena Egnatia” të Rrogozhinë­s mes Teutës dhe Dinamos, një duel i ekuilibrua­r, ku të dyja skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Me këtë barazim, të dyja skuadrat ndajnë të njëjtën kuotë pikës, nga 5 secila. Kastrioti dhe Tirana janë ndalur në një barazim 1-1 në stadiumin e qytetit të Kamzës. Sfida u zhbllokua në minutën e 41-të me skuadrën krutane e cila fitoi një 11-metërsh pas prekjes me dorë në zonë nga Hoxhallari dhe Kastrioti kaloi në avantazh falë Karakacit, i cili humbi fillimisht penalltinë, por u tregua i saktë menjëherë me kokë. Pjesa e dytë nisi furishëm për skuadrën e Tiranës, e cila i bëri presing të madh që në fillim kundërshta­rit dhe ishte Taulant Seferi ai që realizoi me kokë dhe duke barazuar shifrat nga goditja e këndit në minutën e 49të. Ky ishte barazimi i dytë për Tiranën pas atij ndaj Egnatias dhe renditet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Kastrioti merr pikën e parë në këtë edicion dhe renditet në vendin e fundit të tabelës së klasifikim­it.

 ?? ?? Partizani-Vllaznia
Partizani-Vllaznia
 ?? ?? Kastrioti-Tirana
Kastrioti-Tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania