Panorama (Albania)

Merkel, në detyrë edhe pas zgjedhjeve

- D.W

Kur mbarojnë zgjedhjet parlamenta­re dhe do të dihet rezultati zyrtar, nis puna e mundimshme e partive të votuara për krijimin e koalicioni­t qeverisës. Derisa të krijohet qeveria e re, Kancelarja qëndron në detyrë.

Angela Merkel pas zgjedhjeve është në post në mënyrë komisare, për aq kohë sa do të krijohet qeveria e re. Një limit kohor për këtë fazë nuk ka. Teorikisht Angela Merkel pra mund të jetë në post deri për Krishtlind­je. Pas 17 dhjetorit 2021 ajo do të arrinte kësisoj edhe rekordin e kohës në detyrë si Kancelare duke e tejkaluar edhe Helmut Kohl-in. Ky rekord do të ishte 5869 ditë.

Kompetenca­t e pushtetit të Kancelares pas zgjedhjeve

Pas zgjedhjeve, Angela Merkel lejohet të vazhdojë përkohësis­ht ushtrimin e detyrave. Ndër këto detyra bëjnë pjesë edhe çështje të personelit. Pra ajo, teorikisht, mund të emërojë ose të shkarkojë ministrat.

Takimet e planifikua­ra për Kancelaren gjithashtu duhet të realizohen. Sepse kaq shpejt nuk mund të krijohet qeveria e re. Ndaj me gjasë p.sh. Merkel do të shkojë edhe në takimin e fuqive kryesuese ekonomike, në Samitin e G20 në fund të tetorit në Romë. Dhuratat zyrtare i takojnë shtetit Kancelarja nuk lejohet që të gjitha dhuratat që ka marrë gjatë kohës në këtë post t’i çojë në shtëpi. Kjo ndalohet nga ligji i ashtuquajt­ur i ministrave. Dhuratat ajo i ka marrë si Kancelare dhe jo si personi Merkel. Ndaj të gjitha dhuratat inventariz­ohen dhe janë pronësi e shtetit. Po ashtu, edhe tavolina e punës, karrigia dhe veprat e artit, që shteti ka vënë në dispozicio­n gjatë mandatit të saj, i mbeten shtetit. Por Angela Merkel lejohet që kabinetin e deritanish­ëm të vazhdojë ta përdorë, derisa të jetë zgjedhur Kancelari apo Kancelarja tjetër. Zgjedhja është detyrë e Bundestagu­t të ri që është zgjedhur, i cili me propozimin e Presidenti­t zgjedh pasuesin ose pasuesen e Merkelit. Parlamenti i ri Bundestagu i ri i dalë nga zgjedhjet duhet që të mblidhet në seancën konstituue­se më e vona 30 ditë pas votimeve. Kjo është e parashikua­r në nenin 39 të ligjit themelor.

Sapo të shpallet rezultati përfundimt­ar zyrtar nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve dhe pasi të jenë përcaktuar emrat e të gjithë deputetëve të rinj, montuesit e administra­tës së Bundestagu­t fillojnë të montojnë rishtazi poltronët (ulëset) e deputetëve në sallën plenare.

BISEDIMET E KOALICIONI­T PËR KRIJIMIN E QEVERISË

Kapitulli më i vështirë pas zgjedhjeve janë bisedimet për koalicion. Për këtë nuk ka një afat kohor të përcaktuar nga ligji. Pjesëmarrë­sit e dinë këtë dhe negociojnë çdo detaj për ndarjen e pushtetit. Në bisedime temat kanë të bëjnë me objektivat e partisë, personat për postet ministrore dhe marrëveshj­en e koalicioni­t.

Bisedimet e koalicioni­t i hapin kandidatët kryesorë të partive që kanë marrë votat më të shumta në zgjedhje. Në shumicën e rasteve kandidati kryesor është njëkohësis­ht edhe kandidati për Kancelar, i cili ka të drejtë të përcaktojë se me cilat parti do të krijojë qeverinë.

Bisedimet për koalicion shpesh zgjasin shumë, ndaj shumica e partive gjatë kongreseve të tyre i pyesin anëtarët se për cilën parti janë dakord ta kenë partnere koalicioni. Mund të zgjasë me muaj derisa të krijohet një koalicion.

ZGJEDHJA E KANCELARIT

Presidenti, si përfaqësue­si më i lartë i Gjermanisë, mbi bazën e raporteve të maxhorancë­s në Parlamenti­n e ri, propozon personin që ka shanset më të mëdha për t’u mbështetur nga deputetët, për postin e Kancelarit. Për këtë janë parashikua­r deri në tri raunde votimesh në Parlament.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania