Panorama (Albania)

Serbia po kërcënon Kosovën me luftë, Vuçiç: Keni 24 orë kohë

Serbia afroi tanket dhe trupat në kufi me Kosovën. Presidenti serb: Nëse nuk luftojmë, nuk mund të arrijmë asgjë

- TIRANE

Kërcënimet e Serbisë me afrimin e helikopter­ëve, avionëve luftarakë apo trupave ushtarake mbi kufirin ajror apo pranë kufirit tokësor me Kosaovën kanë nxitur zërat se rrezikohet të nisë një luftë e re në Ballkan.

Të paktën kështu e shohin situatën mediat perëndimor­e, pas zhvillimev­e të fundit në terren. Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se “Serbia po e kërcënon me luftë Kosovën”, pas ultimatumi­t të Presidenti­t Aleksandar Vuçiç se Kosova ka vetëm 24 orë për të hequr masën e reciprocit­etit me targat. Mosmarrëve­shja mbi targat midis Serbisë dhe Kosovës tani rrezikon të shndërrohe­t në një konflikt të ri të armatosur midis aleatëve të Rusisë në Beograd dhe qeverisë së mbrojtur nga NATO në Prishtinë, brenda pak orësh.

Të dielën në mbrëmje Serbia vuri në gatishmëri pjesë të ushtrisë së saj, pasi që nga 20 shtatori vizitorëve serbë në kufi me Kosovën iu është dashur të ndërrojnë targat e tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të hyjnë në territorin e saj.

Qeveria në Prishtinë e vendosi rregullore­n për faktin se Serbia nga ana e saj nuk i njeh targat e Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008. Dhe marrëveshj­a e nënshkruar në BE mbi këtë çështje përfundoi në mes të shtatorit. Disa serbë i kanë ndërruar targat për të mbaruar punët e tyre në Kosovë, ndërsa të tjerë kanë refuzuar. Si rezultat, qeveria e Kosovës dërgoi një njësi speciale të Policisë në vendkalime­t kufitare Jarinjë dhe Bërnjak një javë më parë për të zbatuar rregullore­n e targave. Prej një javë serbët e Kosovës, të drejtuar nga Lista Serbe, partia politike serbe në Kuvendin e Kosovës, e cila instruktoh­et në Beograd, po bllokojnë dy rrugët më të rëndësishm­e për në Mitrovicë, qytetin më të madh ku gjendet pakica serbe në Kosovë.

Edhe pse në Kosovë qytetarët dhe Policia thonë se situate nuk është aq e tensionuar sa raportohet nëpër media të ndryshme, në Beograd duket se situata po u shkon për shtat për të krijuar tensione lehtësisht të evitueshme, për t’i “dhënë dorë” ta shfaqin si “domosdoshm­ëri mbijetese për serbët” krijimin e asociacion­it të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Edhe pse në terren situata raportohet e qetë, në Beograd, i cili sipas “Bild” tashmë është armatosur shumë nga Moska, gjërat interpreto­hen ndryshe.

Ushtria serbe ka ditë që po lëviz tanket në kufi me Kosovën, duke folur për një “provokim”

nga Kosova, ndaj të cilit ata thonë se do të reagojnë. Në mbrëmje Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se vendi i tij do të “luftojë për popullin e vet”. “Nëse nuk luftojmë, nuk mund të arrijmë asgjë”, tha Vuçiç. Kjo është arsyeja pse ai e thirri Sekretarin e Përgjithsh­ëm të NATO-s, Jens Stoltenber­g, personalis­ht dhe i dha aleancës ushtarake një ultimatum të dielën në mbrëmje për t’i dhënë fund “pogromit” kundër bashkatdhe­tarëve të tij në Kosovë. “Ne do t’ju presim 24 orë për të parë se si reagon NATO nëse ka një pogrom kundër serbëve. Nëse pogromi vazhdon kundër popullit tonë, Serbia do të reagojë dhe nuk do ta lejojë atë”, kërcënoi Vuçiç. Ekspertët gjithashtu shohin një rol aktiv të Rusisë në konflikt. Kremlini nuk e njeh Kosovën si shtet dhe vazhdon ta shohë atë si pjesë të Serbisë. Misioni paqeruajtë­s i NATO-s (KFOR) iu përgjigj kërcënimev­e nga Serbia të hënën. “Numri dhe kohëzgjatj­a e patrullime­ve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë Kosovën veriore, është rritur”, tha një zëdhënës i Aleancës për “BILD”.

Ndërkohë, Presidentj­a e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimeve të zhvilluara me zyrtarët e lartë të sigurisë në Kosovë, shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark dhe komandanti­n e KFOR-it, gjeneralma­jor Franco Federici, theksoi se Kosova thjesht po zbaton ligjin. Ajo ka ftuar bashkësinë ndërkombët­are t’u kundërvihe­t përpjekjev­e të Serbisë për destabiliz­imin e rajonit.

 ?? ?? Trupat serbe ne kufirin me Kosovën
Trupat serbe ne kufirin me Kosovën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania